E enjte, 28.03.2024, 02:25 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Engjëll Koliqi: Ata vdiqën per t'u ringjallur Kosova

E marte, 22.04.2008, 06:37 PM


Engjell Koliqi
Engjëll KOLIQI

HEU BELA (...)
 
Doli fjala
Gjithandej
U dha lajmi
-
Ti me ty seç je dalldisur
-
Heu moj bela
Botë e shkretë
Plot zjarmi
***
S'ka parë kush
Asgjë
Kurrë as 'ka dëgjuar
-
Ti me ty kur je krisur
-
Të gjithë të dijnë pra
Moj bela
Lakuriquar

Romë, 18 janar 2001
 
ATA VDIQËN

PËR T'U RINGJALLUR KOSOVA
(Kushtuar Masakrë së Reçakut)

 
Në lug të vdekjes
Të gjallët "befasishëm" kanë fjetur
T'vdekurit kanë nis' këngën

Miti lakuriq ka mbetur
-
Në lugun e vdekjes
Kanë derdhur gjak dhe fëmija
Pastaj ka rilindur jeta
Ka ndërruar faqet historia

Romë, 18 janar 2001


NË HYRJE T'KËSAJ KOHE
 
Në hyrje t'kësaj kohe
Sot
Me shekullin e ri u takova
Vendosmërisht
Një petk të ri për Dardaninë
I kërkova
O njerëzit e mi
Në hyrje kohën ta kapim
Të mos na ikën dot
E do petkun Lokja
Për rikurorëzim
Sot
Për jetë e mot

Romë, 8 shkurt 2001


SHUMËSI'
 
Ju andej
Shumë siç jeni
Kthehuni njëherë
Këndej eni
Me ëndrra e përralla
Me t'veshura t'bardha
Të bëhemi më shumë
Sa rërë ka në lumë
T'shterrim ujët e Kushnerit
T'flakim mollën e sherrit
Hakerupit t'ia blejmë diplomacinë
                t'ia përkujtojmë historinë
                t'ia imponojmë njerëzinë
                t'ia shkëpusim pavarësinë
Ne bashkë
Kështu siç jemi
Shumë
Dhe vetëm shumë
Si rëra n'lumë
Ndërgjegje e pjekur
E ardhur me brum

Romë, 8 shkurt 2001


NUK JANË JO...
 
të gjithë të djallëzuar
kundrejt realitetit
t'zhytur n'interese
as të paguar
jo
nuk janë
të gjithë të shitur
për interese hiçi
nga e vërteta t'zdeshur
e në shpirt të fikur

Romë, 20 mars 2001
 
ATHUA EDHE SOT
 
Për mëkatet e mia
Ponc Pilati lan duart
Athua edhe sot
Krishtin e gjykojnë
n'Kalvar e mundojnë
n'kryq e gozhdojnë...

Romë, 20 mars 2001
 
GJITHNJË
 
Mbi qepalla t'kohës
Një ëndërr n'kalërim
Në çdo vit
Në çdo stinë
Në çdo muaj
Në çdo javë
Në çdo ditë
Si me venom t'odës
Prishte gjumin tim
Gjithnjë
Këngë e vaj përzier
Nga plaku e te fëmija
Vit për vit
Stinë për stinë
Muaj për muaj
Javë për javë
Ditë për ditë
Djegur e mërdhier
Derisa t'mbërrij' liria

Romë, 21 mars 2001
 
PRANVERË E SHEKULLIT 'RI

(gegnisht)
 
Sa jam nis andej me shkue
Zemërthyemun jam ndalue
K'tu
N'kët log të t'smuetve
K'tu
Ku sot në nadje m'ke gjetë
Pranverë e Shekullit 'Ri
Anipse k'tu po rrì
U' s'dorëzohem jo
Dërgomju trimave falmeshnet
Se po shnoshem un'
Me mbarë kët shoqni
Po nisemi
Atje n'front kemi me i gjetë
Pranverë
Shko ti menjiherë
Hapi lulekuqet
Hapi
Gjithandej ku po derdhet gjak
N'Radikë, n'Sharr e n'Karadakun Plak
Pranverë
Hapmi lulekuqet
Menjiherë
M'i do Nanë Shqipnija
Me Shekullin e Ri
Po më vjen Lirija

Romë, 21 mars 2001

EDHE TI

Edhe ti
Zvicër
E qeshur më dukesh
Gëzimplote
Si Kosova ime
 
Edhe ti
Zvicër
Nga fillimi ia nise
Dikur
Si Kosova ime sot
 
Edhe ti
Zvicër
Me njerëz stërmbushur
Të të gjitha ngjyrave e racave
Si Kosova ime
 
Edhe ti
Zvicër
Një histori arifarkuar ke
Krenariplote
Si Kosova ime

Zürich, 28 maj 2001
 
N'UDHËTIMIN HISTORIK

Me gjarpërimin e trenit
Mendime e ide rrjedhin
-
Gjurmëve të plagëve ndalen
Paqe e mirësi ndjellin

Lucern, 28 maj 2001

MEGJITHËMEND

Nga bishti t'u ngjita
Rrethepërqark qiejve t'u solla
Eu(g)ropë
N'thellësinë e Alpeve
Të djegur të gjeta
Nën borën e ftohtë
Të lash
Me sherr e me tmerr
Ika e s'të preka

Bellinzona, 28 maj 2001

EDHE KËNDEJ

Shpirt' i ndezur
N'frymë të paqes
Gjallëron
Plotësisht
Me dashuri
Jeta vlon

Lugano, 28 maj 2001

N'MOS POEZI - ËSHTË DASHURI

Kritikuar më ke n'ëndërr
Në pikë të ditës
Në logun e lojërave të parakohshme
Dashuria ime
Shqipe
Loçka ime
Albanë
Unë edhe ëndrrat i shkruaj zhgëndërr
Gjatë dhe brënda rritës
Gjithnjë me fjalët e gjuhës së përdorshme
Albanë
Loçka ime
Shqipe
Dashuria ime
Pak art kanë e shumë dashuri poezitë e mia vëngërr
Shpërndarë me rrezet e dritës
Mbjellin e ruajnë besë t'përgjithmonshme

Firenze, 13 qershor 2001

ATY TË GJETA - ATY TË LASH

Në rrugë drejt dritës
Te rrapi i moçëm u ndala
Nën hije t'ferrës të gjeta
Zemrën tënde duke e kërkuar
-
Pakuptueshëm
Si unë që s'di
Si unë që s'dëgjoj
Si unë që s'shoh
Si unë që s'kuptoj
I qetë e i durueshëm
-
Duke shkuar drejt amshimit
Te rrapi prapë të lash
Nën hije t'ferrës
Ëndrrat duke i (për)jetuar

Braçano (Bracciano) – Romë, 16 gusht 2001

AS E VOGËL - AS E MADHE

përgjigje makinacioneve të UNMIK-ut, KFOR-it dhe OSBE-së me rregjimet mitologjike të Beogradit, mbi kurrizin e Kosovës

Jeta ime s'është e vogël
Edhepse nga vuajtjet kërrusur
Ndonjëherë vetëm një pikë duket
-
Jeta ime s'është e madhe
Sepse pa e mbaruar gjithë punën
Pjesa e kryer zhduket

Dashuria ime s'është e vogël
Edhepse kalojnë stinë e vite
Edhe pa t'vetmën puthje
-
Dashuria ime s'është e madhe
As kur të t'gush' e t'këndoj tërë ditën
As atëherë kur rritet në ngutje

Besa ime s'është e vogël
Edhepse në ndoj cep të jetës
S'qëndroj n'fjalë përherë
-
Besa ime s'është e madhe
As kur dashuria duket e ëmbël
Në më t'mirën pranverë

Bota ime s'është e vogël
Edhepse nëpër harta
Kund s'ma kanë vizatuar
-
Bota ime s'është e madhe
Por jetë e botërave të tjera
Pa gjallërinë e times botë dot s'ka për t'vazhduar

Kosova ime s'është e vogël
Por është dhe mbetet
Krenarja Dardani
-
Kosova ime s'është e madhe
Por do rikurorëzojë
Etniken Shqipëri

Romë, 26 shtator 2001



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Së shpejti bëhet binjakëzimi me Kolegjin Universitar të Gjilanit José Raimundo da Costa: Shtëpia botuese O Lutador mund të shtrihet edhe në Kosovë Të gatshëm për ndihma dhe investime në Kosovë Vazhdojnë takimet e veprimtarit Engjëll Koliqi, në kërkim të njohjes së Republikës së Kosovës Engjëll Koliqi: Njëherepërgjithmonë të mbrohet me të gjitha forcat Republika e Kosovës Profesor Engjëll Koliqi ka ligjëruar për Kosovën dhe ka siguruar binjakëzimin... Paralajmërohet ndërtimi i qendrës spitalore e strehimore për fëmijët e paralizuar në Stubëll të Karadakut Caio Werneck: Dr. Jose Saraiva Felipe emisar e misionar i denjë i Republikës së Kosovës Caio Werneck: Një pritje dinjitoze me një festë madhështore për të uruar Republikën e Kosovës Caio Werneck: Engjëll Koliqi sjell freski me muzikën burimore shqiptare Caio Werneck: Fillon implementimi konkret i binjakëzimit Itabirito-Stubëll Në kishat braziliane lutje dhe bekime speciale për Republikën dhe Popullin e Kosovës Engjëll Koliqi: Ka ardhur koha të qërohen hesapet me bijt' e kurvës Rusi Caio Werneck: Ligjëratë me argumente e porosi shumë domethënëse e Engjëll Koliqit Engjëll Koliqi: Republika e Kosovës, shtet kukull apo funksional?! Edhe një ligjëratë e bukur e profesor Engjëll Koliqit në Belo Horizonte Prefektura e kryeqytetit Mineir - Belo Horizonte shikon me interes të madh kah Kosova Caio Werneck: Interesim për ngritjen e një qendre për fekondimin e lopëve në Kosovë Caio Werneck: Veprimtari shqiptar - Engjëll Koliqi në Agjensinë Publike të Turizmit ''Belotur'' Mbremje festive, ne Aschaffenburg te Gjermanise

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora