Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Çlirim Presheva: Të bashkuar për federalizmin e ''Maqedonisë''...!

| E marte, 22.04.2008, 06:00 PM |


Prof. Dr. (Kolonel) ÇLIRIM PRESHEVA,
Drejtor i Drejtorisë Qendrore të Sigurimi Kombëtar Shqiptar të FBKSH-së :
 
TË BASHKUAR PËR FEDERALIZIMIN E "MAQEDONISË"...!
 
Duke lexuar Projekt-Programin Taktik dhe Strategjik të Ribashkimit Kombëtar...?!

 
Duke e lexuar, para ditësh (kur isha në Tiranë), Projekt-Programin Taktik dhe Strategjik të Ribashkimit Kombëtar,  të përgaditur nga njeri ndër Akademikët tanë më të devotshëm dhe bashkëpuntorit më të ngushtë të Z. ADILI, shumë qartë kuptova se djemtë dhe vashat me heroike të këtij populli bazohen në thenien kapitale të filozofit të vjetër Platon, i cili decidivisht deklaron se: "Nëse idealizmi nuk bazohet në realizëm është aventurë..!", dhe mbi bazën e  këtij Projekt-Programi......
të Kuvendit Mbarëkombëtar, që do të miratohet më 14 dhe 15  qershor 2008,
vendosa që të shkruaj edhe për situatën aktuale në "Maqedoni", sidomos për rastin e zgjedhjeve të parakohëshme (1 qershor 2008) në "Maqedoni", ku (me keqardhje konstatoj), si më poshtë vijon:
 
1. Nëse deri më tani, që nga viti 1992, partitë politike shqiptare nën "Maqedoni", si: PPD (Partia e Prosperitetit Demokratik), PDSH (Partia Demokratike Shqiptare), deri në Luftën e vitit 2001, dhe më pas edhe PPD, PDSH dhe BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim), parti kjo e shfaqur s'i parti e dalë nga UÇK-ombëtare, ashtu si PDK (Partia Demokratike e Kosovës) dhe AAK (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës) në Kosovë, në zgjedhjet për pushtetin pa pushtet dhe shtet nën "Maqedoni", kur dihet se arrën dhe çekanin e kanë patur dhe e kanë pushtuesit e kolonizatorët sllavo-maqedonas, dilnin të ndara e të përçara dhe nuk dilnin të bashkuara, si përfaqësuëse të kombësisë shqiptare (mbi 1 milonëshe) nën "Maqedoni", ku për pasojë nuk arrinin qe të merrnin më shumë së 27 deputetë shqiptarë në Parlamentin e Shkupit, jo vetëm unë por të gjithë ne bijtë e bijat atdhetare të kombit shqiptar, gjykojmë që këtë rradhe, më 1 qershor 2008, të gjitha partitë politike: PPD (Partia e Prosperitetit Demokratik), e udhehequr (nuk e dijë nga kush), PDSH (Partia Demokratike Shqiptare), e udhëhequr nga Menduh THAÇI, BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim), e udhëhequr nga Ali AHMETI dhe BDSH (Bashkimi Demokratik Shqiptar), e udhëhequr nga Bardhyl MAHMUTI, duhet t'i bashkangjiten THIRRJES së BDK-së (Bashkimi Demokratik Kombëtar), të udhëhequr nga Hysni SHAQIRI, të cilën e paraqiti para disa ditësh, përmes të cilës kërkoi që të gjitha partitë politike shqiptare në "Maqedoni" të bashkuara të dalin në zgjedhjet e rradhës, të 1 qershorit 2008, dhe bashkarisht të kërkojnë FEDERALIZIMIN E "MAQEDONISË", në tri republika: 1. Republika e ILIRIDËS, 2. Republika e MAQEDONISË dhe 3. Republika e SHKUPIT, emri i të cilës do të ishte: FEDERATA SHQIPTARO-SLLAVE.
 
2. Sikur shqiptarët në "Maqedoni" dhe partitë e tyre politike, të dalin të bashkuar në zgjedhjet e ardhshme (të 1 qershorit 2008) për të mbrojtur të drejtat kombëtare të kombësisë shqiptare nën "Maqedoni", kam bindjen e patundur, se nuk do të marrin vetëm 27 deputetë, por do të marrin më së paku 35 deputetë për në Parlamentin sllavo-maqedonas të Shkupit, dhe me këtë rast të bashkuar në një koalcion apo FRONT UNIK PËR ZGJEDHJE TË PËRBASHKËTA karshi partisë sllavo-maqedonase, qoftë kjo VMRO-DPMN apo LSD-më, para se të futeshin në negociata për formimin e Qeverisë së "Maqedonisë", do të bisedonin dhe negoconin për të ahtuquajturën "Marrëveshje e Ohrit", për përdorimin e Flamurit Kombëtar dhe të gjuhës shqipe në "Maqedoni", si dhe për statusin e luftëtarëve të UÇK-ombëtare, si dhe për rregullimin e sistemit juridik dhe shtetëror të "Maqedonisë", në një sistem federal dy dhomësh dhe të ndarë në tri republika apo krahina autonome.
 
3. Por, mbi të gjitha, nëse partitë politike shqiptare nën "Maqedoni" do të arrijnë që të krijojnë koalicionin ndërpartiak me emrin FRONTI UNIK PËR ZGJEDHJE TË PËRBASHKËTA, konsideroj se mbi të gjitha do të arrijnë që të evitojnë luftën vëllavrasëse midis militantëvë të PDSH-së dhe BDI-së, siç ishte rasti i zgjedhjeve të vitit 2006 (kur militantët e ketyre dy partive, të mbështetura edhe nga militantë të PDK-së dhe AAK-ë nga Kosova, u konfrontuan edhe me arme, ku për pasojë kishte edhe shumë të plagosur nga të dyja palët), të cilës luftë vëllavrasëse do t'i bashkangjitet edhe BDSH e Z. Bardhyl MAHMUTI, e cila ka mbështetjen e PDK-së së Z. Hashim THAÇI nga Prishtina, për çka gjykoj që të gjithë atdhetarët shqiptarë nën "Maqedoni", qofshin këto anëtarë e simpatizantë të Frontit për Bashkim Kombëtar (FBKSH) dhe strukturave te tij, ndër të cilët janë edhe luftëtarët e luftëtaret e Divizionit "TAHIR SINANI", që udhëhiqen nga biri i Kërçovës (Mr. Gafurr ADILI), apo edhe anëtarët e simpatizantët e BDK-së (Bashkimi Demokratik Kombëtar), që udhëhiqet nga biri i Likovës (Prof. Hysni SHAQIRI), duhet të japim kontributin e tyre maksimal, vetëkuptohet që edhe duke u mbështetur edhe nga të gjitha atdhetarët e atdhetaret shqiptare nga Republika e Shqipërisë, nga "Republika" e Kosovës, nga Kosova Lindore (Presheva, Medvegja dhe Bujanoci) dhe nga disapora atdhetare shqiptare e Evropës, SHBA-ve, Kanadasë dhe Australisë, që kjo luftë vëllavrasëse, e nxitur nga pustuesit e kolonizatorët sllavo-grekë, të dështojë më turp.
Prandej, përmes këtij shkrimi modest, kërkoj mobilizimin e të gjithë vëllezërve e motrave të mija që të bashkuar të angazhohemi në luftën vëllavrasëse midis shqiptarëve nën "Maqedoni", të cilën po na e përgadisin armiqtë tanë sllavo-greke dhe veglat e tyre shqipfolëse.
   
"Qenit duhet treguar shkopin..!"
 
Nëse banditët e Z. Menduh THAÇI, e Z. Ali AHMETI (me dajën e Tij, Fazli VELIU, spiun të UDB-së, që këto ditë e publikoi edhe masmedia e shkruar dhe elektronike shqiptare e Tiranës, e Prishtinës dhe e Shkupit) dhe Z. Bardhyl MAHMUTI nuk do të iu binden këshillave tona, të sipërcekura, jemi të shtrënguar që përmes këtij shkrimi (tepër modest) t'i PARALAJMEROJMË se, nëse vetëm një pikë gjaku shqiptari do ta derdhin për pushtetin e tyre pa shtet, kur këtë pushtet e ka pushtuesi e kolonizatori sllavo-maqedonas, le të mendohen shumë mirë, sepse këtë rradhë do të përballen me Strukturën Inteligjente të FBKSH-së, Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH). Dhe, të mos harrojnë se ne, që jo vetëm kemi dijtur t'i zbulojmë dhe t'i shpartallojmë bandat e Sërbisë, të paraqitura hërë-hërë s'i "Rojet e Urës" dhe më pas edhe si "Garda e Car Lazarëve", por që në fakt kanë qenë  dhe mbeten ish oficerët e KOS-it dhe të UDB-së serbo-sllave dhe të "Dora e Zezë" ("Crna Ruka") e vjetër dhe e re serbe, në shërbim të të cilëve (me të drejtë dyshojmë) se kanë qenë dhe mbeten edhe Z. Menduh THAÇI, Z. Ali AHMETI dhe Z. Bardhyl BARDHYLI.
Pra, këtë rradhë "Qenit do t'ia tregojmë shkopin", siç na ka mësuar dhe na mëson populli ynë heroik,dhe nuk do të tolerojmë më që kriminelët e llojit Menduh THAÇI cili ka vjedhur djersën e popullit shqiptar nën "Maqedoni" dhe më gjërë), apo të lloji Ali AHMETi e Bardhyl MAHMUTI (që kanë vjedhur jo vetëm djjersën por edhe gjakun e popullit dhe të shokëve tanë të idealit, me të cilët ishin betuar bashkarisht, por që këtë bëtim e kanë shkelur me të katër këmbët e tyre), të vrasin shqiptarë të pafajshëm, siç kanë bërë deri më tani, jo vetëm gjatë luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) apo gjatë luftës së UÇK-ombëtare, por edhe pas sajë, ku për pasojë vetëm në Tetovë (pas luftës së vitit 2001), kur pushtetin pa pushtet (bashkë me LSDM-në e kriminelit Crvendoski) e Kishte BDI e kriminelit ALI AHMETI,
na janë vra më shumë djemë se sa gjatë gjithë luftës (6 mujore) të vitit 2001 në "Maqedoni".
 
Toplicë, 20 prill 2008.