E enjte, 25.04.2024, 12:14 AM (GMT+1)

Mendime

Skender Korça: Përfaqësimi diplomatik

E marte, 22.04.2008, 07:47 PM


Skender Korça
Përfaqësimi diplomatik 
Gjilan, 21 prill 2008 (InfoSot)

Do te na duhet ta ndërtojmë shtetin nga e para. A do te mund ta bëjmë këtë, kur mendojmë se do të përfaqësojmë shtetin edhe në rrafshin diplomatik?

Shkruan: Skender Korça

Kjo është çështja. Nuk mund te numërohen arsyet përse, por shteti do përfaqësim, sidomos në shoqërinë tonë kështu si jemi, kanë krijuar njëlloj "frike" për shtetin se si do përfaqësohet. Prandaj nuk dihet se sa të gatshëm do të jemi të japin nga ne përfaqësuese diplomacie si dorë e fortë e shtetit për të ngritur shtetin  dhe përfaqësuar atë në të gjitha shtetet të tjera me të cilët do lidhen mardhëniet diplomatike ndërshtetore.

Nuk duhet lavdëruar por duhet menduar më shumë se si po ja bëjmë dhe po aplikohet përfaqësimi i shtetit më të ri në botë Kosovës. Fjalë per fjalë kjo do te thotë "A do të kemi kuadra për të përfaqëuar këtë shtet aty ku meriton të përfaqësohet, përmes amasadave dhe zyreve diplomatike në botë"?

Qytetarët  e Republikës së Kosovës janë anë e kënd botës, ju duhen zyret e shtetit të tyre, u duhen njerzit e vet sepse mjaftë më kanë shtëtitur nëpër zyret e pista të ish Jugosllavisë dhe aty janë maltretuar njejtë sikura ata që ishin në Kosovë dhe vuanin nga një rezhim i egër.    

Ata tash duan një përfaqësim të denjë për të pasur një qeveri dhe një shtet dinjitoz, si të gjithë kombet apo shtetet e tjera. Ne kohët moderne kur teknologjia është fuqizuar kaq shumë, individi- qytetari i Kosovës kërkon mbrojtjen e tij sepse do i kthehet dinjiteti i tij kudo që është edhe në shtete të tjera. Ka për çfarë të vizitojë zyren apo ambasadën e shtetit të vet. Kërkesat do të ketë ku t'i adresojë me dëshirë dhe pret me dëshirë përgjigjet nga zyret konsulare të shtetit të tij apo nga vet ambasadat e Kosovës

Mbrojtja e qytetarit-shtetasit të Republikës së Kosovës, ne çfarëdo rrethane, është atribut vetëm i një shteti dhe qeverie të aftë. Kjo ligjësi globale është hedhur poshtë  dhe do mbetet kështu ende deri sa të kemi këtë rezolutë 1244 për Kosovën sepse hallet dhe mbrojtjen ende të qytetarit " do (s) mërzitet UNMIKU".

A do te mund te kete fuqi te tillë, nesër, kur shteti do të thermohet përsëri në duar të këtyre rezolutave si kjo 12444, që të mund të ringrejë nesër shtetin ne nivelin e duhur edhe të përfaqësimit diplomatik.

Por pas pak kohësh jo vetëm të përfaqësojmë shtetin por na duhet edhe Akademia e Diplomacisë së shtetit të Kosovës, sepse nga këtu lind dhe orientohet politika e Kosovës si e integruar në lëmshin e shteteve të zhvilluara dhe atyre që janë sot me karrigë të siguar në OKB.

Plot e plot njerëz mund të jenë të interesuar për këtë sikurse edhe janë, sepse edhe ata që jetojnë dhe veprojnë në shtete të ndryshme pyesin sikur që kanë filluar me pyet, a thua vallë se kush do janë ambasadorët e Kosovës në vendet se ku punojnë dhe veprojnë ata…

Shteti, si nje altar i qytetarëve, ka nevojë për pika të larta përfaqësuese që me kujdesin më të madh do duhet të përzgjidhen njerzit dhe këto janë akademitë e përfaqësisë dhe lidhjes me botën. Shteti yne nuk do t'i ketë ndoshta këto mundësi që në fillim,  por nesër duhet patjetër disa qështje "fisnike"  dhe shumë të ndieshme të përkufizohen me kujdesin më të madh për shtetin dhe përfaqësimin e tij në rrafshin diplomatik, sepse kështu te duam të ngritim shtein dhe pasqyrën e tij jashtë kufinjëve me të gjitha kolonat e nevojshme, kjo do të na duhet patjetër. Shtresat shoqerore, që po ushqehen me një optimizëm se kush do e përfaqësoj shtetin të janë të kënaqur e jo të zhgënjyer për ambasadorët por ata të janë famshem  të mirë dhe të dinjitetshëm të integrimeve qytetare dhe shtetore sepse shteti nuk përfaqësohet vetëm ai por vie afër qytetarit të saj kudo në botë.

Sot perfaqesimi diplomatik i shtetit duhet të mendohet mirë në nivelin me te lartë nuk guxon të përfaqësohet me të "derguar të posaçëm" të grupve politike apo partive politike në Kosovë për një përson  që është qindra shkalle poshte nivelit te ambasadorit.

Sepse ambasadori i Kosovës kudo në botë do te ishte  (jo) dëmi kolosal i shtetit tonë? Do të duheshin leva më të fuqishme se te Arkimedit për të ringritur dhe prurë në vijë autoritetin dhe integritetin e shtetit pastaj .

Nëse ndodhë kjo çdo herë kur kemi thënë se çdo sjellje e një aytetrai të Kosovë e lëre më e ambasadorit të saj  të ishte fatale dijeni se Shteti ka rene poshtë, ose tavani i shtetit i është afruar shumë dyshemesë.

A do ta kemi këtë kujdes dhe a do ketë Kosova njerzë të brumit diplomat dhe ku do vendosen të hapen ambasdat e Kosovës në botë.

Megjithate për qytetarin e Kosovë, njeriun e zakonshëm është ende e vështirë të dallojë ku mbaron "e mira" dhe ku fillon "katastrofa" e sjelljes "diplomatike " te ambasadorëve tonë si dhe atyre që do përfaqësojnë shtetin anekënd botës.

A thua do ketë diplomatë kualitativë dhe kuantitativ sipas kryeministrit apo do kemi ata që do të shquhen se janë ambadasorë të Kosovës. Për të marrë këtë nofkë ose thirrje ju lutemi qeverisë, presidentit të ketë kujdes në emrimet e këtilla, sepse të gjithë politikat e (pa) ndërtuara do bijnë poshtë me përfaqësim jo adekuat diplomatik.  Urime për ambasadën e parë të Kosovës që do hapet si e para, kudo qoftë ajo nga shtetet që na kanë pranuar dhe kjo qoftë hallka e parë e zingjirit të ambasadave të radhës në çdo vend në botë.

Nëse (s) kemi diplomatë të mirë (s) do të kemi edhe ambasada të mira dhe integrime te shpejta….Mbesim me padurim të shohim ku dhe çka po bëhet…Përfaqësuar qofshim….



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora