E premte, 29.03.2024, 01:25 PM (GMT)

Faleminderit

Tefik Selimi: Studjues i ri Begzad Baliu

E enjte, 29.11.2012, 07:45 PM


Studjues i ri që i ka kaluar edhe kufijtë kombëtarë...

Nga Tefik Selimi

Dr. Begzad Baliu u quajt para do dite studjues i ri dhe Njeriu i vitit 2012. Ai me kohë ka hyrë në botën e shkencën. Ai që ka hyrë në shkencë, e ka vështirë të dalë nga ajo. Pse jo? Është një botë “magjike” që të rrëmben për vete. E, dr. Begzad Baliu, studjues, qysh në moshën e re ka hyrë me dashuri e zell në këtë fushë të dijes. Nuk ka më madhore se ta duash shkencën e dijeve të ndryshme. Dr. Begzad Baliur është një emër i përveçëm i shkencës së albanoligjisë, i cili, me studimet e tij të shumta, sikur çdo ditë po hapëron dhe po ndriçon aspekte të ndryshme të shkencës në fjalë. Pra, është studjues që i ka kaluar kufinjtë kombëtar në shkencën e albanologjisë tek ne. Është stujdues  ri dhe punon “heshtur” e s’ndalet në rrugën e botës shkencore. Ai e jeton jetën “tjetër” me shkencën e dijes. Qysh si shkollar i gjimnazit “Zenel Hajdini” të Gjilanit, shfaqi shkëndijat e para me anë të vargje në gazetën “Gjimnazisti” të shkollës në fjalë. Por, ishte një shkollar rebel, i cili nuk i lënte të qetë  të “tjerët”. Qysh atëherë, ai në disa poezi të tij vërehej si i ri “rebelues” që nuk e deshi regjimin e asaj kohe. Edhe “stafi” i shkollës e shihnin atë si njeri “problemor” i asaj kohe me shumë përcjellje e përgjime. Begzadi shkruante vargje, por shkruante edhe ese të “tjerë”. I bëhej qefi kur ia thonim se punime e tij janë me vlera të veçanta. I gëzohej punës, por e ndjente nga afër përcjellje nga të tjerët. Kështu ishte kjo kohë e  vlimeve të vendimeve të mëdha të viti 1981 e më vonë. Ai vinte në orë letrare dhe lexonte. Lexonte dhe nga ai moment sikur ndryshonte gjendjen e tij. Ia tërheqnin vërejtjen, por ai e vazhdonte rrugëtimin artsistike të tij. Ky ishte Begzad Baliu, tash studjues me grada të larta shkencore. Ai lindet në fshtin Makresh i Ultë, afër Gjilanit, më 1966. Në vendlindje kreu shkollimin fillor, ndërsa shkollën, gjimnanzin në “Zenel Hajdini” të këtij qyteti, Gjilanit. Pas shkollimit, sikur ky njeri i dijes iu rrek shkencës së gjuhësisë. Shquhet si albanolog, publicist, shkrimtar dhe editor. Tash është profesor në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti i Edukimit. Ligjërues në shumë konferenca shkencore kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare. Autor i shumë veprave studimore nga fusha e gjuhësisë, letërsisë, historisë, kulturës dhe publicistikës. Specialist i onomastikës, themelues i bibliografisë përmbajtësore dhe i karakterit historik të referencës, 2009: Profesor i asocuar  në Universitetin e Prishtinës. Ligjërues dhe anëtar i Komisionit të Doktoratave në Universitetin “Kirili e Metodi” të Shkupit; Koordinator për Kosovën në Seminarin Ndërkombëtar “Shkodra në shekuj”, Muzeu i Shkodrës, Shkodër 20-22 nëntor 2000; The Summer School in Political and International Relations organized by the Albanian Political Science Association (ALPSA), Tirana, Albania, Juli 9-30, 2000; Anëtarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës; Kryeredaktor i revistës shkencore “Shenjëzat”; Themelues i Qerthullit Shkencor “Eqrem Çabej”, Prishtinë; Hulumtues shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, Dega e Gjuhësisë, Sektori i Onomastikës; Themelues dhe drejtor i OJQ-së Qendra për  ndërlidhjen arsimore dhe shkencore, Prishtinë; Anëtar themelues i Qendrës për Studime Ballkanike, Prishtinë; Drejtor i Institutit Alb-Shkenca (Prishtinë) dhe udhëheqës i Seksionit të Albanologjisë në nivel ndërkombëtar; Drejtues i Këshillit për botimin e veprës së plotë të Profesor Jup Kastratit; Drejtues i Redaksisë së botimit të veprës së plotë të Profesor Eqrem Çabejt, Ambasador i Paqes (2009), anëtar i redaksisë së revistës ndërkombëtare “Malësia”, Podgoricë, 1011. Dy dekadat e fundit është besuar përgatitja e shumë veprave të autorëve dhe trashëgimisë albanologjike. Është kryesues i Këshillit për përgatitjen e veprave të Profesor Jup Kastratit dhe anëtar i Këshillit për botimin e veprave të Profesor Eqrem Çabejt. Ka përgatitur për botim veprat e Profesor Jup Kastratit, Profesor Shefki Sjediut, konferencave shkencore, i zgjedhuri i Qendrës së Studimeve Albanologjike për çmimin e vitit 2008; Njeriu i vitit 2012: dominuar nga Instituti Biografik Amerikan dhe fitues i Medaljes së Artë për Kosovë. Veprat janë recensuar nga studiues të Universitetit të Prishtinës, Institutit albanologjik të Prishtinës, Arkivit të Kosovës, Institutit të Gjuhësisë dhe Historisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Arkivit Shtetëror të Kroacisë, Arkivave të Përgjithshme të Shqipërisë, Institutit të Gjuhësisë të Akademisë së Shkencave të Sllovakisë dhe Universitetit të Tetovës. Publikimet VEPRAT 2012: Onomastikë dhe identitet, Prishtinë, 2012; “Dhembje e bukur’, Prishtinë-Paris, 2012; 2011: Bibliografia përmbajtësore e Librit shkollor, Prishtinë; Vepra të botuara në Prishtinë, Tiranë dhe Shkodër: Gustav Majer dhe albanologjia, 2000, 2001, 2009; Gjendja e toponimisë shqiptare në Ballkan, 2004, 2009; Vepra bibliografike e profesor Jup Kastratit, 2005; Demitizimi dhe standardizimi i onomastikës së Kosovës, 2006; Regjistri i standardizuar i emërvendeve të Kosovës (bashkautor), 2005; Çështje të studimit të onomastikës në veprën e Eqrem Çabejt, 2000; Onomastika e Gallapit, 2004. Çabej 1, 2006; Mbi autorësinë e bibliografisë së Skënderbeut, 2005; Profesor Jup Kastrati për Kosovën (bashkautor), 2004; Bibliografia përmbajtësore e SNGJLKSH 1974-2007, 2008; Pesha e komunikimit (bashkautor), 2009; Onomastika e Kosovës – ndërmjet miteve dhe identiteteve, 2009; Gjaku i lirisë (1981-1995), I-IV, (bashkautor), 1996-2000; Kafeneja ballkanike, 1996, 2000, 2005; Flamuri vjen nga Kosova, 1994; Vareni kryengritësin e shenjtëruar, 2009. Dr. Begzad Baliu është njër studjues dhe autor i shumë veprave me rëndësi të madhe letrare e shkencore. Duke folur e shkura për këtë studjues, po i referohemi fjalëve e paraqitjeve të tjerëve, të kanë shfaqur mendimin e tyre lidhur me studjuesin dr. Begzad Baliun, stujdues e shkencëtar i dijeve albanologjike. Njëri nga figurat e njohur të shkencës së albanologjisë, Prof. dr. Jup Kastrati, ka shtuar për Begzad Baliun kështu: “Duke kundruar veprimtarinë studimore të  dr. Begzad Baliut, mendojse se ajo karakterizohet për disa veçori dalluese. E para, se ato e çelin shtigje të reja gjurmimesh, vrojtimesh e prurje të reja në art e në shkencë. Kjo është ajo karaktersitika kryesore për një dijetar të rinj, i cili, sapo ka hyrë në dijen e shkencës së albanologjisë”. Mandej, Prof. dr. David Luka, ka shtuar se, analizat që pritet të na jap në të ardhmen dr. Begzad Baliu, do të kurorëzojnë nismën e tij premtuese e shpresëdhënëse në dobi të mendimit gjuhësor shqiptar. Pra, ky rrugëtim i tij është ambicioz dhe dobiprurës për shkencën në përgjithësi. Dr. Shefki Sejdiu, profesor, ka shtuar: “Mund të them se Begzad Baliu ka sjellë risi edhe metodologjike në fushë të bibliografisë, duke ndërtuar një raport informativ e komunikues, do ta quaja tringular  NN – Çb – BB, midis autorit të bibliografisë (B.B.), autorëve të shumtë studiues të veprës së Çabejt (NN) dhe vet Çabejt (Çb), kësaj figure të rëndësishme të shkencës shqiptare. Edhe Prof. dr. Shaban Sinani, pos  tjerash, ai ka shtuar: “Autori i këtij libri, Begzad Baliu, i bën një shërbim të vlefshëm dijes shqiptare, qoftë në rastin kur i shtron dhe i zgjidh problemet, qoftë në rastin kur i shtron dhe fton shkencëtarët të gjejnë një zgjidhje më të mirë. E, Prof. dr. Petrit Kotrri, studjues, ka shtuar: “Kjo bibliografi e përgatitur nga Begzad Baliu është e para e këtij lloji e botuar ndër ne dhe duke mos pasur një version të tillë ndër ne, besoj se  fjala është për një model të tij origjinal. (...) Ajo mund të bëhet një model me interes për studimet albanologjike. Dr. Lubor Králik: “Libri i Prof. Baliut është një kontribut i rëndësishëm jo vetëm për njohjen e jehonës së veprës shkencore të Prof. Çabejt në Kosovë, por edhe për vetë historinë e albanologjisë; Botimin e veprës do ta mirëpresin edhe albanologët, ballkanologët dhe indoevropianistët që jetojnë dhe veprojnë jashtë trojeve shqiptare. Bibliografia «Çabej 1» mund të cilësohet gjithashtu si një dokument i çmuar që dëshmon për jetën shkencore dhe kulturore në Kosovë në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, për forcat intelektuale të popullit shqiptar në Kosovë, përfaqësuesit e të cilit nuk e harruan këtë personalitet të shquar të shkencës kombëtare as në periudhat më të vështira në historinë e vendit të tyre”. Mentor Quku, i cili thotë: “Bëhet fjalë për Begzad Baliun, një prej studiuesve të rinj, nga më premtuesit në fushën e albanistikës. Ky studiues, dallohet për metodën e tij krijuese. Ai u jep përparësi gjurmimeve burimore për t’i vënë informacionet e dala që andej në bazë të studimeve të tij. E, Profesor Jup Kastrati, si një mjet dhe jo si një qëllim më vete. Edhe Prof. dr. Rexhep Doçi, një studjues i zellshëm, shton: “Begzad Baliu, veprën e Profesor Çabejt e bëri synim të përgatitjes teorike të tij, ndërsa përvojën gjuhësore në fushë të albanologjisë model të kërkimeve të tij”. Prof. doc. dr. Bahtiar Kryeziu, një studjues i zellshëm i studimeve gjuhësore, ka shtuar: “Studiuesi dr. Begzad Baliu, me entuziazëm të pashoq, me një përgatitje e njohje të thellë prej onomasticienti, me argumente, fakte  të dhëna konkrete, si të rrallëkujt, shpjegon qëllimin e standardizimit të emërtimit të vendeve, jo nga teke amator e diletant, por mbështetur në të dhënat shkencore që ka në dorë. Por, ja si shprehet Prof. ass. dr. Zenun Gjocaj: “Autori, me një gjuhë të qartë e mjeshtri stili, ka arritur të na sjellin frymën e debatit, duke mbajtur qëndrim kritik gjatë trajtimit të problemeve të ndryshme, me qëllim të përvijimit të mirëfilltë të çështjeve aktuale të kulturës sonë kombëtare, si dhe identifikimin e devijimeve që e pengojnë mirëvajtjen e këtij procesi. Dr. Jusuf Osmani: “Dr. Begzad Baliu studimeve të tij u është qasur me një metodë mjaft të re dhe në kushtet e sotme mjaft bashkëkohore. Mas. Anisa Kosteri, shton: “Prof. Begzad Baliu, autori dinjitoz i këtij vëllimi, ia ka dalë të japë një punim sa më të plotë dhe me një përgatitje të shkencorizuar e të atillë që, secili nga ne mirëfilli, mund të gjejë prurjet që i interesojnë”. Ledi Shamku – Shkreli, shton kështu: “Patriotizmi i shëndetshëm që përshkon gjithë studimin e Begzad Baliut, përveçse nga kriteret e qëndrueshme  shkencore, sigurohet në dorë të parë edhe nga bërthama filozofike e punës së tij. Kjo bërthamë lidhet me konceptimin progresist që ai sjell për  rëndësinë e qëmtimit dhe rindërtimit të toponimeve tona. Dhe kjo rëndësi nuk i blatohet më vetëm qerthullit tonë të ngushtë kombëtar, por, duke cituar autorin “gjithë këtë pasuri gjuhësore, kulturore dhe historike ne do t’ia falim një ditë Europës së re, pasi ajo është simotra etnokulturore e antikitetit evropian”. Mikel Gojani, duke folur për këtë studjues, ai shton: “Begzad Balliu, është njëri ndër personalitetet më të fuqishmet të jetës studimore në Kosovë, mirëpo emri i tij ka kaluar edhe kufijtë kombëtarë. Mr. Tahir Foniqi, një stujdues yni, shton: “Ka disa vjet që studiuesi Begzad Baliu paraqitet me studime dhe projekte të ndryshme edhe në fushë të bibliografisë, duke filluar nga botimet e veçanta deri te konferencat shkencore. Ato paraqesin studime serioze të thelluara, të hulumtuara, të sistemuara dhe të interpretuara me sukses të dalluar, shpesh me qëndrim kritik dhe aparaturë të stabilizuar shkencore. Si të tilla ato paraqesin kontribute të rëndësishme, të cilat ndihmojnë bibliografinë dhe albanologjinë njëkohësish”. Ditë më parë, ky njeri i dijes, u shpal edhe njeri u vitit 2012. Institutit Biografik Amerikan, Begzad Baliun, profeso, e shpall NJERIU të vitit 2012. Pos kësaj veprimtarie studimore e shekncore, ai merr edhe një mirënjohje të veçantë nga Instituti Biografik Amerikan, i takon Medlja e Artë për Kosovë.



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora