E premte, 19.04.2024, 06:15 PM (GMT+1)

Kulturë

Kadare: Shekulli yne me i rendesishem e me dramatik

E enjte, 29.11.2012, 08:39 PM


Interviste e gazetes "New York Daily News" me shkrimtarin Ismail Kadare: Kombi shqiptar, ka jo nje, por dy shtete ne Ballkan, Shqiperine dhe Kosoven... si pergjigje te dyfishte qe ka ky komb per vendosjen e harmonise dhe paqes ne gadishull

Nominimi per Cmimin Nobel per Letersi ishte nje prej te shumteve, si e shihni kete proces?

Mendoj se nominimi per cmimin "Nobel", qofte edhe i perseritur, eshte nje kenaqesi per cdo shkrimtar. Nderkaq, dihet se te gjithe te nominuarit humbin (nuk fitojne), me perjashtim te fitimtarit. Megjithate kjo nuk perben ndonje arsye per t'u merzitur.

A ka ndryshuar ndjesia juaj ndaj kandidimit, nga i pari deri te ai i tanishmi?

Kjo varet nga rasti. Per shembull, une kam qene kandidat per here te pare ne kohen kur vendi im, Shqiperia, ka qene jo vetem nje vend komunist, por nje vend stalinist, me i ashpri ne Europe. Dihej se ne nje vend te tille ky cmim nuk do te pranohej kurrsesi. Keshtu qe gezimi im ka qene i perzier me shqetesimin e refuzimit te detyruar.

Cfare mund te ndodhte?

Me 1958, kur shkrimtari rus-sovjetik Pasternak, fitoi cmimin "Nobel", kunder tij shpertheu nje fushate armiqesore ne Bashkimin Sovjetik. Kam qene student per letersi ne Moske ne ate kohe. Instituti yne merrte pjese ne fushate. Diten studentet dilnin ne miting kunder Pasternakut, kurse naten enderronin "fatin" e tij. (Domethene ta fitonin ate cmim "borgjez", pastaj te behej c'te behej.) Pasternaku u kercenua nga shteti: ne qofte se nuk e refuzonte cmimin, do te debohej nga vendi i tij. Kurse po te ndodhte kjo ne Shqiperi, nuk do te kishte debim, por shume me keq: burg ose pushkatim. Kete ngjarje e kam pershkruar ne njerin nga romanet e mia te hershme, qe titullohet: "Muzgu i perendive te stepes".

Duke pare librat tuaj te shumte duket se Shqiperia ka qene burimi juaj i frymezimit per shume dhjetevjecare por ne kontekste te ndryshme...

Keshtu thuhet zakonisht, por mendoj se kjo nuk eshte fort e sakte. Subjektet e veprave te mia kane te bejne me nje pjese te madhe te globit tokesor: nga piramidat e Egjiptit te muri kinez. Kjo nuk eshte ndonje vecanti e imja. Nje pjese e shkrimtareve nuk e njohin kufizimin gjeografik apo historik. Letersia e ka permasen globale ne natyren e vet. Pavaresisht nga koha apo vendi ku prodhohet, ajo synon aty per aty gjithe boten dhe gjithe koherat. Me fjale te tjera, mund te thuhet se kur nje popull arrin te krijoje letersi ose art te cmuar, ai nuk e shfrytezon per vete, sic ben me pasurite e tjera, ta zeme naften (me falni per krahasimin), por ia fal si dhurate gjithe njerezimit. Mendoj se kjo eshte nje nga vecantite me te mrekullueshme te artit. Fale kesaj mrekullie, Shekspiri, per shembull, i perket po aq Anglise e gjuhes angleze, sa gjithe botes. E keshtu me radhe, gjithe gjenite e njerezimit.

Kush apo cfare ju ka influencuar me se shumti ne formimin tuaj letrar?

Ndikimet e mia me te ndjeshme kane qene nga ai qe mund te quhet "krahu i zymte i letersise boterore" (Dante, Shekspiri, Kafka). Pastaj nga pjesa antike e saj, kryesisht tragjedise greke, dhe, pa dyshim, nga tradita shqiptaro-ballkanike.

Cfare mendoni per festen e 100-vjetorit te pavaresise te Shqiperise?

Ne 100 Vjetorin e Pavaresise se shtetit te tyre, shqiptaret mund te thone se ky ka qene shekulli me i rendesishem e njeheresh me dramatiku ne historine e tyre. Shkeputja nga Perandoria Osmane, dalja nga komunizmi dhe rikthimi ne kontinentin meme, Europen, mund te percaktohen si tri ngjarjet themelore te ketij kombi.

Te gjitha keto ndodhen brenda ketyre 100 viteve. Dhe mendoj se nuk jane pak.

Si e gjen ky pervjetor sot kombin shqiptar?

Gadishulli i Ballkanit, ne te cilin ben pjese Shqiperia, njihet sot si nje nga zonat me te shqetesuara te Europes. Ndonese pranohet njezeri si zanafilla antike e qyteterimit europian, kjo biografi e fisme nuk e ka shpetuar dot nga cilesimi si gadishull problematik, me te cilin Europa e Bashkuar ka vite qe detyrohet te merret. Eshte nje gje pozitive, qe te gjithe popujt e gadishullit kane nje synim te perbashket: hyrjen ne Europe. Mirepo kjo deshire bashkuese, nuk mjafton, per fat te keq qe ata ta kapercejne percarjen e tyre proverbiale. Kam pasur rastin te theksoj se jane tre popuj ne Ballkan prej te cileve varen shume gjera: greket, shqiptaret dhe serbet. Jane fqinje shekullore, ndonese identitetet, gjuhet, madje alfabetet i kane krejt te ndryshme nga njeri-tjetri. Megjithate, kjo nuk perben asnje arsye qe te perligje mungesen e harmonise midis tyre. E thashe kete per te ardhur te mendimi se, ne qofte se nga keto tre kombe, njeri prej tyre, kombi shqiptar, ka jo nje, por dy shtete ne Ballkan, Shqiperine dhe Kosoven, e shoh kete faktor si pergjigje te dyfishte qe ka ky komb per vendosjen e harmonise dhe paqes ne gadishull.

Qekur veprat tuaja u perkthyen se pari ne frengjisht dhe pastaj ne anglisht, ato kane mberthyer vemendjen e elites letrare si edhe ate te lexuesve te thjeshte ne mbare boten. Cfare konsideroni si me te rendesishmen ne kete sukses tuajin?

Perkthimi dhe vleresimi i vepres sime ne Perendim, ne fillim te vitit 1970, ka qene ngjarja me e befasishme dhe unikale ne jeten time si shkrimtar. Ndoshta keto fjale duken te tepruara, por une do t'jua shpjegoj perse. Ky ishte nje paradoks per nje shkrimtar te njohur te nje vendi stalinist, shteti me antiperendimor i Europes, nga te gjitha pikepamjet. Pyetja "perse?" do te behej nga te gjithe, e ne radhe te pare nga vete Shqiperia komuniste. Perse na e pelqejne kete shkrimtar armiqte tane? Pyetja do te behej ne nje tjeter sens nga njerezit liberale ne Shqiperi, nga lexuesit perendimore, ga une vete.

Nuk isha perfaqesues i ndonje levizjeje kunder regjimit (nje gje e tille as qe perfytyrohej ne Shqiperi), as disident i shpallur, i burgosur etj. Isha thjesht nje shkrimtar. Nga ky botim dhe nga ky vleresim ne Perendim, kisha bere nje zbulim te madh: mundesite e mrekullueshme te letersise. Duke qene ne nje vend qe konsiderohej si nje burg i madh, kisha shkruar letersi qe pelqehej, qe cmohej ne boten e lire. Shkurt, kisha bere letersine qe duhej. Kisha hyre ne klubin e letrave europiane. Me fjale te tjera, kisha nderruar kohe: nga koha e rendit stalinist kisha hyre ne kohen universale te artit. Ishte sikur te kapje te ardhmen, ta prekje, te jetoje ne te.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora