E enjte, 18.04.2024, 01:38 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Dita e Flamurit në Gjenevë, 01-12-2012

E enjte, 29.11.2012, 07:35 PM


Të nderuar bashkatdhetarë, të nderuar miq,

Ju informojmë se me datë 1 dhjetor 2012 në ora 20h00 fillon festimi i Ditës së Flamurit dhe 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë për kantonin e Gjenevës. Manifestimi mbahet në Av. du Tranchet 18, 1226 Thonex (hapja e dyerve në orën 19h00).

Në program marrin pjesë:

Këngëtarët Arif Vladi dhe Mimoza Selimi, pianisti Alban Vishi, violinisti Edmond Basha, fëmijët e LAPSH-it, ansamblet “Gëzuar” dhe“Rinia Kontakt”, DJ Cami.

Me këtë rast do të ketë edhe një koktej.

Programi për fëmijë fillon nga ora 17h00 me animacione të ndryshme: konkurs për vizatimin më të mirë me temën e flamurit, pavarësisë, 100 vjetorit (lapsat, letra dhe ngjyrat do të janë në vend; shpërblime me bono të FNAC); mësimi i hapave të parë në vallëzim shqip; zbavitje me palaço; grim fytyre (maquillage), tregim i ndonjë prralle etj.

Këshilli organizativ:

Ali Mehmeti, koordinator i këshillit, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar

Albana Krasniqi, Universiteti Popullor Shqiptar

Rrezarta Shatri, Rinia Kontakt

Nexhmedin Ilazi, Ansambli “Gëzuar”

Mujë Shala, Shoqata e Studentëve Shqiptar në Gjenevë

Ismet Kurteshi, Shoqata “Gëzuar”

Avdil Hamza, Shoqata “Rrethi shqiptaro-mejrinas”

2.

Shpresoj të jeni mirë.

Përfitoj nga rasti t’ju dërgoj afishën e aktivitetit tonë të rradhës. Bëhet fjalë për një shfaqje filmi mbi të moshuarit migrantë në Zvicër titulluar: „Në fakt ne donim të ktheheshim“. Por ata janë ende këtu, në mëdyshje të përzgjedhjes.  Jemi të gjithë të prekur, për së afërmi a për së largti , nga kjo problematike e pleqërisë në mërgim, dhe është mirë të mund ta  zhvillojmë e zgjerojmë debatin.. Sponsor medial i këtij manifestimi do të jetë RTK. Nëse arrini edhe ju nga ana juaj të na bëni pak reklamë në shtyp para të mërkurës, me qëllim që njerëzitr të informohen dhe të vijnë.

Nder të tjera ju përkujtoj  se jeni i mirëseardhur në tubimin  e 1 dhjetorit që do të mbahet në sallën komunale të Thônex.

Aperitivi i pritjes fillon në ora 19.

Duke ju falenderuar për vëmendjen që i kushtoni këtij maili, ju dëshiroj çdo të mirë dhe ju uroj gëzuar festën e madhërishme të 100 vjetorit të Pavarësisë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora