E marte, 19.03.2024, 10:26 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Shfaqje filmi mbi të moshuarit migrantë në Zvicër

E enjte, 29.11.2012, 06:32 PM


Në kuadrin e veprimtarive  me Diasporën Universiteti Popullor Shqiptar, në bashkëpunim me “Cité seniors”të qytetit të Gjenevës, organizojnë më 5 dhjetor 2012 një shfaqje filmi mbi të moshuarit migrantë në Zvicër titulluar: „Në fakt ne donim të ktheheshim“.

Por ata janë ende këtu, në mëdyshje të përzgjedhjes.  Jemi të gjithë të prekur, për së afërmi a për së largti , nga kjo problematike e pleqërisë në mërgim, dhe është mirë të mund ta  zhvillojmë e zgjerojmë debatin. Sponsor medial i këtij manifestimi do të jetë RTK. Nëse arrini edhe ju nga ana juaj të bëni pak reklamë në shtyp para të mërkurës, me qëllim që njerëzit të informohen dhe të vijnë.

Veprimtaria do të zhvillohet të mërkurën më 5 dhjetor 2012, ora 18.30 tek “Cité Seniors”, rue de Lausanne N0 62, 1202, Gjenevë.

Shfaqja e filmit do të ndiqet nga një debat mbi këtë temë. Tre çifte përballen me pyetjen më të rëndësishme të jetës së tyre: të qëndrojnë apo të kthehen. Në debat do të marrin pjesë: Prof. Claudio Bolzman, specialist i migracionit, HES; Zoti Stephane Bichmeier, përfaqësues i Cité Seniors; avokat Jeton Kryeziu, avokat në Lozanë. Debati do të drejtohet nga kordinatorja e Universitetit Popullor Shqiptar (UPSH), Albana Krasniqi.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora