Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Selim Hasanaj: Tri poezi nga koha e jetës së azilantit

| E marte, 22.04.2008, 07:42 PM |


Selim Hasanaj
Nga Selim Hasanaj

VIKTIMAVE NGA FSHATI UCË

(Bajram Hoxhajt, Muharrem Hysenajt si dhe të plagosunve tjerë nga fshati Ucë që ranë viktima per shkollen shqipe sepse i vrau policia serbe)

Instikti prindor u nxori nga shtëpia
duarthatë si cdoherë vrapuet në ndihëm
Të bisedonit deshtet, u niset nga tradita
por shkijet katila me pushkë në juve shtinë.

Ju që shtepitë i shendrruet në shkolla
se kursyet as jeten per këtë qellim
Të arsimohen brezat, të begatohet Kosova
plumbat e barbarve ju kositen pa mëshirë.

Lum si ti moj UCÊ
fshat i vogel rranxmalor
Që flijove Bajramin e Muharremin
Per shkollat e mbylluna në Kosovë.
 
HAMAR- NORWAY: 08.02.1992 
 
FAMILJA NË MERGIM

Në këto vise të akullta
ku dimni të merdhinë
Këtu edhe njerzit i ndjej si akull
këtu edhe moti paska vec dy stinë.

Malmö, Jenköping, Kramfors, Kiruna
na transferojnë nga kampi në kamp
Në nivel janë kushtet dhe kujdesi
por jetojmë të mbyllun si majmuna

Ndoshta unë bana ndonji mkat
andaj Zoti më denojë
Por c`faj bani Fan-Noli i vogël
azilant larg kosovës të jetojë?!

Po Petriti dhe Shresa
pse më pershendesin gut morgen
Pse kur shkojnë në shkollë
vises papa më thonë?!

Petriti ka mallë per Istogun
per ghysh Mustafen dhe gjyshe Zyhren
Per shoket; Albertin, Armendi e Astritin
ma së shumti per mësuesen Misire.

Dhe kur më shef të piklluem
pas lajmeve që në radio i ndegjojë
Pyet pse shkau shkollat i ka mbyllun
pse Arbeni shqipen nuk mund ta mësojë ?!

Nuk janë mbyllë vec shkollat i them or birë
atje në Kosovë kudo ushtrohet dhuna
Rrifen nxansat, vriten prindet
dhe mësuesve me dhunë u ndalohet puna.

Ndegjojnë rrefimin Petriti, Shpresa dhe Fan-Noli
dhe që të tret grushtat e vegjel shterngojnë
Të këthehemi në Istog më thotë Petriti
mesuesen time Misiren ,nga shkau ta mbrojë.

Ti babi a mos u frigove nga shkau
dhe na solle këtu në Skandinavi
Pse ike nga Kosova e bukur
Dhe mua më ndave nga shoket e mijë?

Ja cka na bane babi
neve edhe këtu në shkollë po shkojmë
Por O-në po e lexojmë U
gjuhen shqipe nuk po e mësojmë

Sa gjatë do të qendrojmë këtu
do harrojmë të thrrasin NANË dhe BABA
Andaj mos na fajso neve neser
nese ju thrrasim MAM dhe PAPA.

HAMAR - NORWAY: 07.02.01992


MALLI PER VENDLINDJEN

Sa mallë kamë në këto qaste
të jem diku në Istogun tim
Në qender të qytetzes, tek Burimi
Por jo këtu në të ziun mergim.

Shpesh ngrihem në pikë të nates
dhe si i dehun shetis neper odë
Ndezi nji cigare, ulem e mendohem
A ka ma të shtypun se shqiptaret në ketë botë?!

Pastaj vishem dhe dal jashta naten
të shetis rrugve të qytetit
Njerzit kalojnë pranë meje si hije
askush smë thotë nji tungjatjeta.

Dhe pas kush e din sa orve
kur lodhem së ecurni mirë
E gjajë veten para baneses
shof se dhe mengjesi paska gdhi.

Ngadal me kujdes hapi deren
në qetsi futem në banesë
Gjej fëmijet rreth tryezes
që presin nanën tu jep mengjes.

Mirë mengjesi BABI
oh sa shum tu paskan ajun sytë
Që të gjithë nderpresin ngranjen
thue se buka u mbeti në fyt.

Dhe Fan-Noli me lazdrime
pasi anash e shtyn pjaten
Ha, ha , ha qeshet me tmadhe
babi jonë po shetit naten.

Hesht mor vëlla i bertet Shpresa
ti je i vogël dhe skupton
Babi i jonë nuk asht cmendun
por në shpirt dicka e mundon.

Mirë e ke ja pret Petriti
unë e dij babi cka ka
Asht merzitun, këtu si rrihet
per kosovën mallë shumë ka.

HAMAR- NORWAY: 09.02.1992