E marte, 19.03.2024, 03:56 AM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Si na u ba drapni ''hanë''?!

E merkure, 28.11.2012, 09:05 PM


SI  NA  U  BA  DRAPNI  “HANË” ?!

MOJ FATZEZE...

Nga Fritz RADOVANI

*Kur u formue PKSh, me 8 nandor 1941(1367), shumë nga të rijtë shqiptar kanë kujtue se flamuri i Stalinit, udhëheqësit të komunizmit botnor asht “ylli me hanë e çekiç”...

*Edhe vetë Enver Hoxha kishte kujtue ashtu! Kjo ngjante se pak vjet perpara kur u  zhvillue lufta Ruso – Turke, në Ballkan ishte kenë hapë fjala se Turkia ka zaptue Rusinë.

*Kishte nga ata partizanë që nuk e dinin as në hartë ku binte Bashkimi Sovjetik... disa që kishin nga dy – tri klasë fillore, ose që kishin krye mejtepet tona, mendonin se qendra e botës asht Stambolli dhe se edhe Stalini jeton në Kaukaz, prej nga kishin ardhë turqit.

*Kur morën vesh se Tito ishte shkja dhe se po i drejtonte partizanët tanë, ata u merziten fort, por tue dijtë se “shkau” e kishte “hujn me kaurrin” tonë, disi u qetsuen...

*Disa të tjerë andej kah Vlona e Gjinokastra, tue mos dijtë se turqit nuk janë komunista, po tue u nisë nga ylli në flamurin turk, filluene me mbajtë edhe ramazanin tue u falë para “resmes” Stalinit, ka e shihnin me yje e rrypa arit, iu dukej ftyrë sulltani...me mustakë.

*Në krye të shtetit tonë ata vune djalin e hoxhës, Enverin, haxhiun e Lleshëve të Dibres, djalin e shehjlerëve të Mallakastres, Mehmetin, dhe një Gjakovar Tuk të pafe që e hoqne... Kishte rrejtë se jam turk (jo Tuk) prej grues e elhamderilah...kur doli kaurr e kaurr i keq.

*Mbas vdekjes Stalinit, që na mësoi me zhdukë kaurrin, erdhi një tjeter takam që nuk po i pelqenin turqit tanë. Enveri, si biramel që ishte, kishte gjetë nder libra të pleqëve të tij, se

stergjyshat tanë kanë ardhë këtu tue ecë me shpaten e profetit në dorë nga Mongolia.

*Filloi me sjellë me shpejtësi flamurin që i kishte falë baba Stalin...e i doli një flamur që kishte kater yje si drapni e një tjeter si flamuri ynë i vjeter para 100 vjetësh këtu...

*Gjithmonë thonte se “kur isha në mejtep në Gjirokaster, hoxha na thonte, ecni ka frynë era, se andej iu çon edhe bajraku nga rruga e të parëve tanë, nga Turqia...”.

*Me të vertetë, edhe mbas rahmetlisë, Rama i boshnjakëve, na rrotulloi flamurin fort aq sa veç kur pame veten në “Konferencen Islamike”...Prej gzimit na u mbushën sytë me lot e aq u permalluem, sa kur na u skjarue pamja, mbi kulmin e pullazit të shtetit po valvitej “flamuri i vëllezërëve të gjakut tonë”, flamuri i sulltan Erdoganit, “vllasa i vertetë yni”!

*Doli edhe fjala e Enverit, që kishte ruejtë “sekret” Rama, qyshë se pat vra kosovarët në Tivar, kur nuk i kishte ra as brisk surratit: “I kemi ruajtur lidhjet e vjetra me Turqinë!”

*Këta të rijtë nuk po di a po mund t’i trashigojnë perveç gjakut edhe lidhjet! Shkurt me thanë: “A po dijnë me shkue mbas erës kambëve që pat fillue i pari Amet Zogolli i Matit!”

*Shqipnia asht vetem Arnautistan, që anderr do ta shohin Europa...kur edhe njëherë të shkojmë në dyert e Vjenes dhe të Romës, dhe t’ iu themi: “Rroftë Turqia!”...

Stamboll 1428, Melbourne (2012)...



(Vota: 15 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora