E premte, 19.04.2024, 10:13 PM (GMT+1)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Shënime të rralla për Skënderbenë

E merkure, 28.11.2012, 08:29 PM


Rast: Shpata dhe Përkrenarja  e Skenderbeut të sjella nga Viena në Shqipëri

Shënime të rralla për Skenderbenë

(Pa ndërhyrë në objektivitetin e tyre)

Ekskluzive nga  Reshat Nexhipi

Skënderbeu për Turqinë

Në literaturën historike thuhet se deri sa ishte peng në oborrin e Sulltanit, korri fitore të shkëlqyeshme kundër kryengritësve  të Anadollit, të cilët deshin ta rrëzojnë Sulltanin  dhe se si kapiten i 50.000 kalorësve disa herë i fitoi forcat e despotëve  të Serbisë, etj. Në Adrianopojë,  në moshën 25 vjeçare,  doli fitimtar në dyluftim  me  një tartar të tmershëm  prej të cilit u dridheshin koskat  trimave më të dëgjuar të asaj kohe. Ai,  pa asnjë  plagë  në vete, e vrau kundërshtarin, me veprime të shkathta dhe plot mençuri, duke lënë gojëhapur të pranishmit. Dy prova të tjera të ngjajshme i dha në qytetin e Bursës, njësoj si Bitimia (figurë mitologjike), përpara zotërisë së tij, kundër dy luftëtarëve persianë  -thuhet për heroin ynë kombëtar, duke shtuar se ,,Murati bëri zakon të pohonte publikisht që ai (Skënderbeu) ishte krahu i tij dhe syri i tij i djathtë, si dhe mbrojtësi i papërsëritshëm i shtetit të tij”, prandaj dhe i caktoi  emrin e  stërgjyshit të tij- Lekës së Madh...

Skenderbeu, në Turqi bëhet  myhyb bektashi

Këtë,veç të tjerëve,  e  shkruan  edhe  shkencëatri  Nathaly Clayer (,,Fakti” 18 gushtit, 2001) kurse në një tekst  tjetër  publicistik  theksohet  se  me ardhjen në Krujë, e shëndroi këtë qytet në qendër bektashiane, kurse për shkak edhe të tij, këtë sekt e përqafuan figurat më të ndritura  të kombit tonë, si muslimanë ashtu edhe të krishterë, kështu që  pas Sari Salltëkut, në  përhapjen e bektashizmiz  në trojet e Maqedonisë  së sotme,  rol    madh  lojti  edhe  Skenderbeu, sidomos    Prespë,  ku ka zotëruar familja e bashkëshortes  së tij tij- Donikës.

Skenderbeu  për  Italinë

Në Urasara të Italisë, më 1461, ishte zhvilluar  një nga betejat më të ashpëra dhe më të përgjakshme midis forcave shqiptaro-italiane nga njëra dhe kundërshtarëve të tyre, nga ana  tjetër. Kalorësia e lehtë  që udhëhiqte Skenderbeu,triunfoi ndaj kalorësisë   të rëndë kundërshtare, e cila, la në fushën e betejës shumë të vrarë, 1000 robër dhe 25 flamuj.Nga forcat shqiptaro-italiane u vranë rreth 1000 veta. Pra, shqiptarët luftuan heroikisht për të mbrojtur  mikun e tyre, Ferdinandin, të cilit në këtë mënyrë, ja shpëtuan jetën.Skenderbeu mori pjesë edhe në disa beteja të tjera në Itali. Fanoli: Skenderbeu mbyti tërë Italinë  me famën  dhe  lavdinë e tij.

Prandaj, në afërsi të Vatikanit, pranë shatërvanit të famshëm Fontana di Trevi të Romës, ndodhet një rrugicë që mban emrin e Skenderbeut, një restoran për turistët si dhe hoteli, ku në një pllakë bronxi shkruhet se aty ka bujtur Skenderbeu. Ndërsa një statujë e këtij heroi Kombëtar Shqiptar është vendosur në një nga sheshet më të mëdha të Romës.

Skenderbeu për  Maqedoninë

Emri  Maqedon, pas vdekjes  së Lekës së Madh, filloi të harohet, por për fat të mirë të saj, në skenën e historisë, pas rreth 900 vitesh, u paraqit  heroi ynë kombëtar,  i cili me betejat e tij të famshme dhe legjendare që i zhvilloi edhe në Maqedoni, bëri që të dëgjohet  përsëri   emri në fjalë. Prandaj, jo rastësisht, papa i Romës parashikonte që ky vend t i takonte pikërisht  heroit tonë kombëtar, kurse  Marçin Bjelsi,  siç duket polak, në librin e tij “Kronika e tërë botës”, e botuar në Poloni, më 1551,Skenderbenë e quan “Princ shqiptar i Maqedonisë” (Folklorot i etnologijata vo Bitola i Bitolsko, Manastir, 1981, f.287 artikull i Kole Simitçiev). Për të janë shkruar mjaft këngë dhe legjenda në gjuhën maqedonishte siç është edhe kënga “Skenderbeu dhe vajza e Manastirit” etj. Kur jemi në Manastir, duhet apostrofuar fakti që ky qytet, para Skenderbeut, ishte i pa njohur për botën, por  me  paraqitjen e tij mori të përpjetën, sepse sulltani, për të penguar rezistencën shqiptare  të udhëherqur  nga heroi ynë kombëtar, ka qenë i detyruar të sjellë  aty  ushtri të madhe, për  nevojat e të cilës  u ngritën kazerma dhe objekte të mëdha  ushtarake, gjë që ndryshoi rrënjësisht pamjen e qytetit dhe i hapi rrugën drejt shëndrimit të tij   në qendër vilajeti, qytet konsujsh etj.si dhe Qendër e lëvizjes kombëtare shqiptare dhe vendlindje e Alfabetit shqiptar.

Skenderbeu, për  Kroacinë

Në “Faktin” e 6 janarit, 2007, qëndron shkrimi me titull, “Skënderbeu, frymëzim i lëvizjes  ilire  kroate” dhe teksti:  “Skënderbeu  si  njëri  prej  prijësave më të njohur të shek. XV-të, që i bëri ballë zgjerimit të Perandorisë Osmane në Ballkan, është  rradhitur    mesin e heronjëve më të nderuar të rilindasve kroatë... Pjesa më e madhe e tyre do ta ngrisin lartë figurën e Skënderbeut dhe luftën e tij, në veprat e tyre letrare,por edhe në tekste historike, studime të veçanta, artikuj të shumët gazetash etj... Skënderbeu ka luajtur një rol shumë pozitiv në rrjedhat historike romantike, të zgjimit të vetëdijës dhe ndërgjegjësimit kombëtar të popullit kroat”. Në ankandin e Frankfurtit, gjatë vitit 1912, është blerë për 251 kruna ose 10 dukatë flori dhe një krunë argjendi, medaljoni  i Skenderbeut, i cili ruhet në Muzeumin arkeologjik  të Zagrebit. Në  atë  ankand, ky medaljon  kishte  arritur  çmimin më të lartë nga gjithë eksponatet tjera që shiteshin. Blerës ishte Josip Brunschmid (1858-1929) nga Zagrebi.

Skenderbeu për Evropën

Me betejat e  tij legjendare, pengoi  tepër  sulmet  e  osmanëve   drejt  vendeve     kontinentit    fjalë, gjë  që dëshmohet  edhe  me  fjalët e s. Murati II : Të kisha vetëm dy strategë si Skenderbeu, për 3 muj  e  gjysmë, do ta shkelja tërë Evropën dhe do  dilja  deri te brigjet e okeanit Atlantik.  Xhenaro Françones,  shkruan:  Skënderbeu, duke  qenë  një  mbrojtës  i famshëm dhe i  përkushtuar i Evropës, ka të drjtën morale të quhet edhe një nga pionerët e hershëm të saj”. Karl Treimeri, shkencëtar  austriak: ,,Ai  është  në të vërtetë hero  ndërkombëtar, mbrojtës i sukseshëm i Evropës...,, Robert Austin: “Ideja e shqiptarëve    Amerikës    t’i ngrenë  monument  heroit të tyre  kombëtar, është  e  shkëlqyer, sepse Skënderbeu  është hero jo vetëm i shqiptarëve, por  edhe i Ballkanit dhe Evropës,  dhe  se  me  qëndresën e tij  ai ndikoi    mbarë  histoinë botërore”. Kostadin Delinikolov, historian: Skenderbeu me betejat  e  tij  e  pengoi  zgjerimin  e  Perandorisë  osmane    Evropë,   kurse  kjo sipas  Momçillo Stremiçit,  nuk  e ndihmoi  me  ushtri    saj.

Lidhur me këtë të fundit,   një tekst    internetit  thuhet se Evropa, jo vetëm që nuk e ndihmoi  heroin  ynë  kombëtar,  por  pesë shekuj    vonë  shqiptarët  i la të ndarë e    përçarë, mëkate   këto të cilat  i  lau me bombardimin e forcave ushtarake serbe dhe çlirimin e Kosovës, futjen e Shqipërisë në NATO, si  dhe disponimin  e  tanishëm   të Evropës  për  t i dhënë  Shqipërisë  Statusin kanditat, pa marrë  parasysh  pengesave  të qëllimta të  PS-së, e cila, më parë përmes një ish qerozit, kurse tani përmes disa  ,,papagallëve,, të tjerë   të Fiks  Fare-s, Portokallisë  dhe të një, siç thuhet  në tekst - ,,Moshatarit të të shëmtuar,, që  paraqitet si karikaturë (për mua i pa njohur- R.N), përpiqet të njollosë  PD-në, posaçërisht Kryetarin e saj, të cilin, me këtë, pa ua prerë mendja,  para botës  e  paraqesin  si  kryeministër më  demokrat  dhe  më tolerant    Globit- konstaton  autori, emrin e të cilit nuk e evidentova dot.

Kush çka thënë për Skenderbenë

(Sipas rendit të Alfabetit)

Frank Bardhi: “do të ishte më lehtë t’i shkëpute Herkulit nga duart topuzin se sa të fshije nga zemrat e vegjëlisë dashurinë për Skënderbeun”.

Haralampie Polenkoviq: Skenderbeu ishte luftëtar kundër çdo lloj tiranie dhe robërie.

James Volfe, gjeneral-major: ,,Skenderbeu  ua kalonte të gjithë oficerëve, të lashtë  dhe modernë  në udhëheqjern  me një ushtri të vogël defensive,,(Arena,nr. 15, 2010-Joseph J. Diogardi).

Johan Filip Falmerayer,  historian dhe albanolog i famshëm gjerman: Skenderbeu “është një nga kryeluftëtarët më të mbaruar, më fatbardhë dhe më të mëdhenj të botës”. (Dhimitar Canco, Epiri..., “Flaka”, 11.03.2004)

M.Kamile Paganel: Shpatën e Skenderbeut magjike nuk mund ta përdorte dot asnjë  tjetër (dr. Petar Popovski…f.724).

Marin Barleti.: “Me praninë e Skënderbeut mund të ngjallen edhe të vdekurit”. Millan Shuflaj: “Skënderbeu ishte gjenerali më i madh në botë”.

Mioçik,historin: Skenderbeu mer shpatën e tij kishte prerë më tepër se 3.000  kokë ushtarë turqish. Me një të rënë ai i kishte prerë kokën një demi të madh, pronë e Mamicës, motrës së vet. Atë shpatë ia kishin vendosur në varr, por  pas vdekjes, sulltan Muhamedi e kish zbuluar varrin dhe i kishte marrë- shkruan  dr. Popovski...f. 724).

Papa Pali VI: “Skënderbeu është pinjolli famëmadh”.

Shloseri, historian gjerman i shek.XIX: kur turqit pushtuan Lezhën dhe hapën varrin e Skënderbeut, jeniçerët i morrën eshtrat e tij, i mbështollën me flori dhe argjend për t’i përdorur si hajmali mbrojtëse, kurse pastaj e shpallën  për “shenjtor” të tyre.

Tome Serafimovski:“Personaliteti i Skënderbeut paraqitet një hero i pakrahasue shëm autentik shqiptar”.

Vollteri: Sikur Skenderbeu të mbronte Stambollin, turqit nuk do të mundnin të hynin kurrë në të.

Skenderbeu mbret?

Xhenaro Françones  dhe Marin Segoni, humanist shqiptar nga Novo  Bërda e Kosovës, Skenderbeun  e  quajnë  mbret,,. Në  fejtonin  e  Jaho Brahajt, botuar në Faktin e  4 prillit,  2002,  theksohet  se  ,,Populli shqiptar, Skënderbeun  e njihte për mbret, edhe pse ai këtë titull nuk e përdori kurrë deri sa ishte gjallë,, dhe se i njëjti autor  ose ndonjë  tjetër,  nuk e di, ka shtuar se ,,Të  paktën  nga Kuvendi i Lezhës    vitit 1444, Skenderbeu  e mbante  kurorën  Mbretëtore shqiptare  e  cila ishte kurorë tradicionale iliro-arbërore. Përndryshe, si emrin, ashtu edhe këtë kurorë, Skenderbeu i ka trashëguar nga emnaku dhe bashkëatdhetari i tij  Leka i Madh-thuhet në literaturën historike dhe shtohet se ,,Nga gjiri i stërgjyshëve tanë, përveç këtij të fundit,kanë dalë edhe shumë mbretër ose perandorë të shquar,  shumica e të cilëve u  ka shërbyer  popujve të tjerë, si Kleopatara  e famshme  e Egjiptit, Cezari i Romës, Diokleciani  i Splitit, Konstantini  i  Madh  i  Nishit, Justinijani  i  Parë i Shkupit, Gariballdi  që bashkoi dhe çliroi Italinë, Napoleoni i  Francës  me origjinë arbëreshe, Faruku i Egjiptit, 16 princët e dinastisë Gjika të Rumanisë etj., duke përfunduar me mbretërit  të cilit i quan ,,Puro-iliro-shqiptarë,,: Pirua, Teuta, Agroni, Bardhyli, Genci (Genti) ,Skenderbeu  deri  te  mbreti  i  fundit Ahmet Zogu.,,-

Skenderbeu, duhej  të kishte rrotull mbetërit e posapërmendur

Me sjelljen e Shpatës  dhe  Përkrenares    heroit  ynë  kombëtar  dhe të  eshtrave të  Mbretit tonë në Shqipëri, ,,pajtimin,, e këtij të  fundit  me rivalin e ndonjëhershëm - Hasan Prishtinën,  me futjen  e vendit    NATO, heqjen  e vizave, rrugës  kombëtare, tunelit Tiranë- Elbasan etj.,  na pëlqen  apo jo, Kryeministri  zuri vend të  lartë dhe të merituar në piedestalin e historisë së Shqipërisë, por  ai do ngjitej  edhe më lart  sikur  me rastin e 100 vjetorit të  Pavarësisë  të realizonte edhe atë që qendron në titullin e këtij teksti, gjegjësisht  rrotull  përmendores  së Skenderbeut të  ngriheshin   përmendoret  mbretërve të  lartpërmendur: Piros, Teutës, Agronit, Bardhylit, Gentit  dhe Ahmet  Zogut, me qëllim që bota të njihej me historinë  e lavdishme  të kombit ynë, histori kjo e veçantë nga  ajo  e pothuajse  çdo  shteti  tjetër  në botë,  sidomos  nga historia  e  sllavëve, të cilët,  kur  stërgjyshët  tanë  kishin  mbretër, madje  edhe femra,  ata  jetonin  akoma në  degët e  pemëve    maleve  Karpate    Rusisë. Edhepse    tillë  dhe akoma  pa  emër  etnik  të definuar sa duhet,  historianët  dhe  politikanët  sllavomaqedonas,  na quajnë  ,,ardhacakë,, ose  njerës  mali,, etj. kurse  shumë  krijuesë  të huaj, na konsiderojnë  për stërnipër të  perëndidë dhe herojëve legjendarë të disa  mijë  shekujve    kaluar. Por, për fat të keq, do historianë  tanë  shqiptarë, të kohës së Enverit, ose të  ashtuquajtur analistë, kur dëgjojnë  konstatime të  tilla, përdredhin buzët dhe qeshin para kamerave, edhe  pse autorë të konstatimeve në fjalë  janë  shkencëtarë dhe poliglotë të shquar    nuk kanë  studijuar  në Moskë, Beograd, Tiranë  ose Shkup, por në Paris, Kajro, Athinë në, Vashington etj. dhe nuk i kemi as vëllezër as kushërinj të parë që mos u besonim.

Prandaj  çështja  lidhur  me mbretërit, duhet të realizohet, gjë që  do    ishte  edhe  një veçanti, mos them  unikat   Evropë  dhe më gjerë. Populli thotë ,,Kurrë nuk është vonë,, dhe besoj    Qeveria  aktuale, sidomos  kryebashkiaku  i Tiranës, këtë  sugjerim të sinqertë dhe kombëtar, të dalë nga  banorët  e Manastirit, do ta ketë parasysh. Kur jemi te  këta banorë, nuk mund të mos  përcjell  indinjatën  e  tyre, lidhur me mosvizitën e dykryeministrave tanë  vendlindjes  së Alfabetit,  edhe pse pa të dhe pa veprat  e mëparshme, siç ishte Komiteti për çlirimin e Shqipërisë etj.,  pyetje  është a vallë  do  çlirohej  Shkupi  dhe a do shpallej   Pavarësia e Shqipërisë- thonë bashkëqytetarët e mij  dhe shtojnë:  ,,Lehtë është të bëhesh patriot në Shkup dhe në Prishtinë, por jo edhe në Manastir, prandaj dhe jo rastë

sisht,  si në 100  vjetorin e Alfabetit ashtu edhe tani, ky qytet  u anashkalua, nga frika se mos ndodhte ndonjë gjë e pa pritur,,  thonë manastirasit  dhe shtojnë se  edhepse    pa përfillur, ndjehen    krenarë se çdo shqiptar i kujdo qytet tjetër me Alfabetin, ashtu siç ndjehen të krishterët  me  me Krishtin  dhe  myslimanët me Muhamedin...



(Vota: 18 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora