Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sejdi Berisha: Dhe kështu le të jetë...!

| E merkure, 28.11.2012, 08:42 PM |


P o e z i

Sejdi BERISHA:

DHE KËSHTU TANI LE TË JETË...!
(Sot, në kremten e 100-vjetorit të Ditës së Flamurit Kombëtar dhe të Pavarësisë së Shqipërisë)

Sot provova ta ngrit
Një gotë verë të kuqe si gjaku
Për Shqipërinë dhe kombin
Për tërë gjeografinë shqiptare
Por, krenaria e Vlorës
Më la pa frymë
Dhe në vend të verës
Lotët m’u puthiten në fytyrë
Shumëçka më kaloi nëpër mendje

Sot
Flamuri dhe Vlora
Më duken si i tërë atdheu
Që në gji të vetë
Kapërthen çdo pëllëmbë të atdheut
Çdo cep të tokës arbërore
Dhe kështu tani le të jetë
Kështu tani të ecim unikë
Kurse verën e kuqe
Do ta pijë një tjetër herë
Për madhështinë e ëndrrës së madhe...

(E mërkurë, 28 nëntor 2012/11:00)