E premte, 29.03.2024, 01:44 AM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: 100 vjetori i pavarësisë

E marte, 27.11.2012, 08:01 PM


100 VJETORI I PAVARËSISË  RADHITËT NË KRYEVEPRAT  E HISTORISË

Nga Dedë Preqi

Me 28 Nëntor 1443, Gjergj Kastrioti –Skënderbe,në Krujën legjendare e shpallli flamurin kombëtarë me shqiponjën dykrenare,me të cilin flamur i fitoj shumë beteja kundra ushtrisë osmane.

Edhe pas vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbe, shqiptarët e e vazhduan rezistencën kundër okupimit osman dhe të tjerëve.

Shqipëria e fitoj lirinë e saj më 28 Nëntor 1912, pas 425 vjet okupimi nga Prandoria Osmane dhe monarkitë tjera shofeniste.

E vetmja zgjidhje që ta shpëtojnë nga copëtimi i saj,dhe të ruhej tërësia teritoriale e Shqipërisë, u përgaditë një Kuvend Kombëtarë, i cili do të vendoste për fatin e Shqipërisë.Kishte shumë veprimtarë shqiptarë,sidomos nga mërgimi , të cilët si prioritet kishin organizimin e një Kuvendi, që të zgjedhin qështjen Kombëtare,dhe të përfaqësojnë shqiptarët para Fuqive të Mëdha , duke i njohtuar ata, për kërkesat e popullit shqiptarë, të cilat kërkesa ishin vendimtare për të drejtat e veta.

Më 28 Nëntor 1912, në orën 14,oo-të, në Vlorë, u hapë Kuvendi Kombëtarë, të cilin e udhëheqi  Ismail Qemaili,  më shumë shokë të tjerë që përfaqësonin shumë treva shqiptare, prej 63  delegatëve shqiptarë, duke nënshkruar Dokumentin Historik, Pavarësinë e Shqipërisë.

Sot më 28 Nëntor, u bënë 100 vite të Pavarësisë së Shqipërisë, me ç‘rast po festohet një ditë e madhe historike për shqiptarët mbarë, kudo që janë në rruzullin tokësor. 100 Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, padyshim një ditë e rëndësishme në historinë shqiptare, e cila shënon një kapitull  të rëndësishëm dhe gjithë historikun e vet njerëzor të një shekulli  lirie dhe pavarësie.

Në këtë ditë madhështore, pushojnë fantazmat, trillimet  e ndryshme për popullin shqiptarë,sepse shqiptarët janë faktor i rëndësishëm i  botës së qytetëruar, i stabilitetit dhe paqës në vend e rajon.

Sot në këtë festë të madhe kombëtare është gëzim i madh, por edhe dhëmbje e brenga, për realitetin tonë të përgjakur nëpër shekuj,për të ardhur deri këtu,për të jetuar e frymuar të lirë.

Ata që tentuan të na ndajnë, nuk do t’ia arrijnë kurrë, sepse kjo festë e madhe po na bashkonë të gjithve sot dhe do të na bashkojë për jetë e mot.

Sot, po kthehen ditët e mira për gjithë shqiptarët,të cilët mjaft kanë vuajtë me shekuj ,kështu që edhe ky popull  është pjesë e botës njerëzore, i cili nuk mund të frymojë pa liri, paqë dhe demokraci.

Të gjitha Revulucionet e drejta , përparimtare e njerëzore, në fund i sjellën njerëzimit ndryshime pozitive, ndërsa bartësit e konflikteve ndërnjerëzore, kurrë nuk kanë sjellë rrezulltate të favorshme për popullin e asnjërit, por vetëm humbje dhe plagë të pa shërueshme.

Nga ky akt sublim i popullit shqiptarë , hudhen thëmelet e shtetit të lirë dhe të pavarur, sikur popujt tjerë të Ballkanit, e cila e drejtë buronte nga vullneti  i popullit dhe e drejta për vetëvendosje, që ka gjuhën e vet, kulturën dhe historinë e vet kombëtare.

Kjo fitore e madhe i përfaqësonte  gjithë shqiptarët, edhe pse nuk përfishiheshin të gjitha trevat shqiptare, duke filluar prej rrafshit të Dukagjinit në veri, Qamërisë në jug,brigjet e Adriatikut e të Jonit në perëndim dhe deri në fushat e Kosovës, të Tetovës,Shkupit, Luginën e Preshevës dhe të Kumanovës.

Edhe faktori i jashtëm ndikoj shumë, sepse pa ndihmën e aleatëve të Fuqive të Mëdha nuk mund të arrihej fitore dhe siguri, edhe pse në Konferencën e Ambasadorëve të gjashtë fuqive të mëdha të Londrës me 1913-të, Pavarësia e Shqipërisë, nuk arriti ti bashkonte në një shtet të vetëm të gjitha teritoret shqiptare, nga se nuk gjetën përkrahje nga këto fuqi të mëdha.

Mirëpo, Pavarësia e Shqipërisë, ishte kthesa më e madhe e një premise politike të këtij populli, duke filluar me organizime të jetës së re shtetërore, aq të nevojshme, edhe për ta mbajtur gjallë identitetin dhe qështjen e çlirimit kombëtarë.

Që nga Lidhja e Prizerenit më 1878, Pavarësia e Shqipërisë 1912,dhe Pavarësia e Kosovës më 2008, u bënë tri hallka të forta të historisë shqiptare, të cilat krijuan zingjirin e ngjarjeve më të rëndësishme të karakterit kombëtarë,që pas vdekje së Gjergj Kastriotit –Skënderbe.

Sot Republika e Shqipërisë, është shteti i pavarur i Evropës Juglindore, që kufizohet me Malin e Zi në veriperëndim, me Kosovën në verilindje, me Maqedininë në perëndim, dhe në jug me Greqinë.

Shqipëria e sotme ka shënuar rezulltate të dukshme ekonomiko-shoqërore, e kulturorë, dhe pas rënjës së komunizmit  më 1991, ka dëshmuar suksese të njëpasnjëshme drejt demokracisë liberale dhe ekonomisë së tregut.

Prej vitit 2009, është anëtare e NATO-s, dhe kandidate për anëtarësim në BE. Për veq tjerash, shteti shqiptarë është dëshmuar si një faktor shumë i rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit rajonal, e cila ka mbështetë fuqishëm edhe Pavarësinë e Kosovës.

28 Nëntori, është edhe dita e flamurit kombëtarë,me ç’rast valohet  flamuri kuq e zi, në gjitha trevat shqiptare në çdo kënd të botës, që e frekuentojnë shqiptarët, duke e përkujtuar këtë simbol të shenjtë, si shenjë e fitoreve të mëdha në luftat e përgjakshme historike.

Shumica e botës demokratike dhe civilizuese ka përshtypje të mira sot ndaj Shqipërisë demokratike, e cila sidomos në kohën e ngadhnjimit të demokracisë në vend, ka arritë të krijojë një klimë të sigurtë dhe stabilitet në vend  e rajon.

Sot po feston gjithë shqiptaria, në Shqipëri  pothuaj se është tubuar i gjithë njerëzimi shqiptarë, duke ardhur prej gjitha vendeve të botës, për t’a  festuar rrumbullaksimin e 100 Vjetorit  të Pavarësisë së Shqipërisë, e cila ngjarje dëshmon se ky vend  është atdheu i gjithë shqiptarëve.100  Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë mund të radhitët në ndër kryeveprat  e historisë shqiptare.



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora