E premte, 19.04.2024, 03:34 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Letër e hapur shokut Milazim Arifi, luftëtar i UÇK-së dhe baba i dëshmorit Skifter Arifi

E marte, 22.04.2008, 08:01 PM


Kadri Mani
Gjurmëve të përçarjeve ndërpartiake edhe sot!

Letër e hapur shokut Milazim Arifi, luftëtar i UÇK-së dhe baba i dëshmorit Skifter Arifi

Nga Kadri Mani

Që në fillim të kësaj Letre të hapur, më has sharra në gozhdë: ngase nuk di të ju quaj- zotni apo- shok, ama po e vërteton vetë se ke ngel partizan-socialist!?!

Ti më ke ftuar me ftesë në mënyrë pompoze në Ditën e katër Dëshmorëve të Gjilanit të rënë në luftën e Sllupçanit, më 10 qershor 2007, por nuk ma keni dhënë fjalën ta recitoja vjershën time kushtuar katër dëshmorëve, dhe deri tash nuk e di në e keni botuar diku:

 

KATËR DËSHMORË

/me rastin e 6-vjetorit të rënies heroike të

katër Dëshmorëve nga Komuna e Gjilanit

në luftën në Maqedonisë, në vitin 2001/

 

Ishin katër:Hyseni, Skifteri, Rrahimi, Shefiku

Të lindur në vite të përafërta por të rënë-2001

Të gjithë skiftera malesh e fjalë lëng prej fiku

Çapiteshin përpara përkrah shoqishoqit përbri

 

UÇK-UÇPMB emblemat nëpër kapela n’ballë

Idhnakë të rreptë, u ishte shkelur toka dardane

Popullit dhe atdheut iu dolën mburojë në ballë

Të grishur prej tyre e të bekuar prej babe-nëne

 

Brumosur me këngë e valle të bukura dibrane

Brumosur me këngë e valle t’bukura shkodrane

Brumosur me këngë e valle t’ bukura mirditore

Brumosur me këngë e valle afsh malore-fushore

 

Ata po luftonin me pushtues tejet pa motivime

Ata po luftonin me tanke të hutuara si breshka

Ata po luftonin me mercenarë të pa frymëzime

Ata luftonin me shtriganë që ndizeshin si eshka

 

Ata ishin të fortë, të bukur, t’hijshëm për merak

Ata po luftonin me do hiena dhe me do shëmtirë

Ata ishin të pastër në troje të veta pa hile as hak

Ata luftonin me do sikur lugetër e sikur vampirë

 

Ishit të mendueshëm kishit brenga përplot gajle

Dhe të pangrënë mirë e flinit keq nëpër do hasra

Vetëm për një rend më të drejtë e me plot ideale

Për një përparim më të madh, dhe duar të pastra

 

E doja fort Skifterin dhe ai mua shok të babait

Takoheshim rrallë po shpesh flisnim n’telefon

Ishim në shtetin amë, te përmendorja xhaxhait

Po pëshpëritnim debatet, pse mos kush dëgjon

 

Andaj kemi ardhur këtu për ta sforcuar betimin

Skifteri ra por mitralozin e ngriti i jati Milazimi

Dhembjen e kthejmë n’forcë, mundim trishtimin

Fitorja shihet në horizont përparon dhe njerizimi

 

Ju shkuat të rinj për të jetuar liria edhe breznia

E ne për çdo stinë do të vijmë te ju për homazhe

Se me juve lulëzon stina dhe përtërihet njerëzia

Dhe vepra juve sublime rinohet me risi bagazhe

 

10 qershor 2007

 

Dëshmorët përkujtohen me krenari modeste e përulësi, por jo me hardallosje siç po vepronin shokët e tu Fatmir Limaj e Hysni Shaqiri, me bërtita e me lemeri: po të mos ishte gjaku i dëshmorëve dhe neve shokëve të tyre!!! Kush ju ka dhënë të drejtë juve që t’i përvetësoni frytet e luftës!?!

 

 Në Gjilan, më 13.4.2008

Shkova në Gjilan bashkë me njërin nga shokët e mi më të vjetër të ilegales (kur Milazim Arifi-Fatmir Limaj-Hysni Shaqiri do të kishit qenë fëmijë?), zotni Binak Ulajn, në vizitë vëllait tim të sëmurë, Avdiut, dhe në të kthyer, shfrytëzuam rastin dhe kohën dhe vrapuam te barnatorja e shokut Milazim Arifi, që ta takonim shokun e ilegales e të burgjeve dhe babain e dëshmorit Skyfter Arifi, i rënë në luftën e Sllupçanit. Në njata 10-15 minuta, sa qëndruam në këmbë përpara barnatores, zhvilluam një bisedë mjaft përmbajtjesore dhe mjaft të pakëndshme!

-Zotni Milazim, kush ishe Stavrosi?

-Anton Stavrosin e kam pasur shok të burgut. Ka qenë gjeneralkolonel e prift nga Shqipëria... në burgun e Goli Otokut ia kanë thyer një këmbë... ka vdekur dhe është varrosur në Elbasan... për mendimin e tim ka qenë pozitiv... kryengritës...

Në pyetjen tjetër:

-Në fejtonin e tuaj te “Zëri”, pse nuk e keni përmendur dëshmorin Vehbi Ibrahimi!?

-Vehbi Ibrahimi dëshmor!?- unë bashkë me vëllain tënd, Begzadin, e kemi luftuar sa kemi pas mundësi!!

U ndamë të tmerruar: lexuesit e dinë se dëshmori Vehbi Ibrahimi është vra me atentat në Belgjikë, dhe dihet se para atentatit prinë kritika e zezë njollosëse e përdhosëse me rrjetin i spiunazhit: vallë, a kanë qenë të përfshirë në atë rrjet edhe Milazim Arifi dhe Begzad Osmani!?!

Dhe duke e ditur se vëllai im Begzadi, veprimtar dhe i burgosur politik po se po, porse është gjysmanalfabet dhe hiç dashamirës i librit, desha t’i ndihmoja që të korrigjohej, ta ndryshojë mendimin dhe ta vizitonim Përmendoren e dëshmorit Vehbi, pra, që ta bënte kthesën pozitive, por ai me këmbëngulje qëndron në pozitat e atëhershme se këta kanë qenë enveristë kurse Vehbiu- zogist!!

Atëherë shkova në Uglar bashkë me vëllain tonë më të vjetrin, Ramiz Osmani (1920) dhe me nipin tonë Osman Osmani, i cili na voziti me veturën e vet.

Me këtë rast po jua rekomandoj vebfaqen në internet, ku do t’i gjeni sivëllezërit e dëshmorit Vehbi Ibrahimi, rrymën kombëtare në njërën anë, dhe në anën tjetër rrymën antikombëtare-socialiste prishës të Mbledhjes së Mukjes dhe të infektuar me virusin serb: (http://www.shqiperiaetnike.de/body_index.html)

Heroina atdhetare Marije Shllaku për 50 vjet e lënë në harresë

Ne nacionalistët nuk  e mohojmë dëshmoren tonë Ganimete Tërbeshi, por nuk mund të vihej në plan të parë për shpërndarjen e trakteve, përpara veprimtares dhe luftëtares tonë Marije Shllaku, apojo?- “Ndoshta si për të filluar për të folur për nacionalisten e shquar atdhetare Marije Shllaku, duhet thënë se figura e saj nuk mund të shihet e shkëputur nga atdhetarët tjerë patriotë, si: atë Benard Llupi, Kolë Parubi, Gjergj Martini, Marsel Vuçaj e shumë të tjerë që përbëjnë numrin 27 të të dënuarve të akuzuar nga Partia Komuniste Jugosllave dhe bolshevikët shqiptarë të Shqipërisë, mbasi kishin krijuar organizatën patriotike me emrin kuptimplotë NDSH (Nacional Demokratike Shqiptare), duke vijuar për 13 ditë me radhë të vitit 1946, duke u dënuar me vdekje katër të parët dhe më 25 nëntor të vitit 1946 toga e zezë e vrastarëve të regjimit sllavo-komunist i privoi nga jeta, pikërisht në qytetin historik të Prizrenit, ku në vitin 1878 ishte bërë “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”.[1]

 

Kështu më 28 shtator të vitit 1995 u botua libri i parë “Shqipëria e Marije Shllakut - katër martirët shkodranë”, me autor Ramiz Kelmendin dhe Viktor Gashin. Në ballinën e librit të bie në sy në pikturë e realizuar në akuarel e ruajtur me shumë kujdes për vite me radhë nga piktori i njohur Engjëll Berisha, me emrin Nora e që ishte vetë Marije Shllaku. Ky është ruajtur në fshehtësi nga piktori në mënyrë që të mos bie asnjëherë në dorë të agjentëve të policisë serbe, duke e ruajtur thellë në zemër dhe kujtesë këtë heroinë shqiptare. Libri në fjalë është një homazh respekti dhe nderimi të veçantë për patrioten Marije Shllaku dhe katër martirët e tjerë shkodranë, i shkruar me përkushtim nga të dy bashkëvuajtësit dhe bashkëgjykuarit në gjyqin. Kur e lexon këtë libër shumë prekës menjëherë rifutesh në këto ngjarje që të rrëqethin nga vetë mënyra se si autorët i kanë sjellë të freskëta sot për lexuesit mbarëshqiptarë, të gjithë të “harruarit e paharrueshëm” që dhanë jetën në altarin e Atdheut. (...) i bie ndër mend të kujtojë historinë e viteve të rinisë, e mbushur me luftë dhe ideale të pastra atdhedashurie dhe demokracie të vërtetë pa hienat komuniste që po bënin që shqiptarët të vuanin të rrethuar me tela me gjemba në këtë burg gjigant të shtetit të diktaturës së Enver Hoxhës.[2]
“Tema e Shefqetit, është sokolesha Marije Shllaku. Ai ndër të tjera në vargjet e mëposhtme do të shkruajë me kujdes edhe këto vargje historike:

 

Sokolesha s’iku natën në dhé të huaj për të shpëtuar lëkurën.

Mali u bë çerdhe. Toka ujë i dha të pijë.

Po një ditë me mjegull shumë, pesëthepat të gjallë e zunë...

- Ti armike e popullit, - i thanë në një sallë, - fol për fajet e tua!

- Për tokat e të parëve luftova sa munda. Kreva veç detyrën.

- Po ti, a e di se për këto krime plumbi ty të pret?

- Nuk më trembet syri. Unë ia fala jetën Kosovës martire. Ndaj jam krenare, se mbi varrin tim lule do të sjellin të rinjtë e kësaj toke.

Kjo ka pak rëndësi. Emrin tim, zotëri, ju s’e zhdukni dot” e salla pikoi lot...

Brinjët ty t’i thyen, po nuk ta thyen zemrën...

Buzët t’i shkrumbuan, po s’ta mbyllën gojën...

Sytë t’i shteruan, po në dritë u shndërruan...

Verë e vitit dyzetegjashtë...

Sot Prizreni në gji të vet.

Me xhelozi ruan një sekret.

Borxhlinj të jemi, motra jonë,

O Marije, o shqiponjë!” [3]

 

Pra, ne të familjes tonë: Ramiz Osmani, Kadri Mani dhe Shukrije Bunjaku-Mani, aderojmë te Partia Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare, me kryetar zotin Emin Fazlija, ku ka aderuar edhe dëshmori Vehbi Ibrahimi, prandaj lagja jonë jemi të fyer rëndë, dhe u detyruam të reagojmë.


[1] Tomë Mrijaj, New York USA

 

[2] Poaty.

[3] Poaty.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora