E premte, 19.04.2024, 12:40 AM (GMT+1)

Mendime

Skender Korça: Etika në Parlamentin e Kosovës

E marte, 22.04.2008, 07:26 PM


Skender Korça
Etika në Parlamentin e Kosovës

Shkruan: Skender KORÇA, Gjilan

Në mjaft studime serioze bashkëkohore konkluzioni përfundimtar e përmbledhës i përmbajtjes së historisë së etikës së Kohës së Re  në Kosovë, pranon si thelb të saj një kalim radikal e të pakthyeshëm nga kultura e njeriut- deputetit në Kosovë në një dhembje se kush e përfqëson këtë popull në PARLAMENTIN QIRIBA QIRIBU (term që përmendin vetë parlamentarët) në vatrën e diskutimeve të sotme,në kohën kur për herë të parë Qeveria e Kosovë (s) jep një program , sepse kështu i paska lënë emrin vetëm për dy partitë që janë në koalicion, kurse për të tjerat qenka një: ASGJË, NJË VIZION I CA OJQ-ve  etj etj….
Tash nuk po flasim për atë program por për një element të që mund dhe nuk mund të e quajmë: modernizim dhe transparent dhe të flitet lloj lloj gjuhe aty me lloj lloj shtaga të qiribasë dhe qiribusë, me lloj lloj emocionesh….Ku mbetet gjuha që e artikulon votën e popullit, këtij formacionit politik që përfaqëson popullin e Kosovës në këtë PARLAMENT që flitet aty qiriba dhe qiribu, fjalë që nje deputet në vërjetjen se nuk paskan bërë asgjë….. “Qeveria asnjë program nuk ka bërë për të folur së pari me një etikë të të folurit si duhet.” Flitet në  këtë kohë  më këto fjalë dhe ky Parlament shëndrrohet në gaz dheu…..A ja vlenë sipas kësaj tablloje të fundit t’i premtohet të jetë edhe e ardhmja e sigurt e kulturës etike të deputetit tonë në Kosovë.
Fjalime të tilla parlamentare po bëhen në një kohë, kur pështjellimeve të pafundme rreth kuptimit të kulturës dhe etikës së deputetit edhe qytetarit në skaj Kosove po i shkojnë në nerva të gjitha ata që po flasin kuturu në parlament. Nuk pot hemi për të gjithë se aty ka shumë njerzë të kujdeshëm dhe kanë peshë fjalët ë tyre kur flasin. Por është një grup tjetër gjoja se po flasin me gjuhën e popullit dhe po bëhen gaz dheu…..
Parimi metodologjik, që duhet ndjekur si duhet fole ne Parlament, tregon se kuptimi i së tashmes e, aq më fort, i së ardhmes së kulturës së deputetit, bëhet më i saktë, sa më me objektivitet analizohet e përgjithësohet gjithë përvojat e së kaluarës deri në ditët e sotme.
Kur ndalej mikrofoni, kënaqeshin disa atëbotë, tash kur po pësojnë vetë ti nxjerrin sytë dhe janë shumë të paskurpullt edhe kur marrin fjalën. Harrojnë se këtë anë kah TV qytetari dhe vota shikojnë se çka po bëjnë “paria” e Kosovës.
 Për një qartësi më të madhe në këtë mes ka rëndësi edhe saktësimi terminologjik i disa koncepteve, që kanë të bëjnë me temën ose problemin që e shqyrtojnë, me debatet e përplasjet e opinioneve të shumta, të ndryshme e të kundërta. Këto kanë lindur e lindin shpesh edhe për shkak të shumë keqkuptimeve : së pari për ata që nuk njohin fushat, së dyti për ata që nuk dijnë asgjë, së treti për ata që nuk ngrehin zërin kurrë në këtë meshliz burrash të Kosovë. Edhe  kundërshtimet  si kundërshtime për ide nuk kuptohen por janë urrejte pa përmbajtje… edhe kështu mund të thuash një maksimë që e di populli: “Shumë diskutime mund të shmangeshin, sikur temat dhe të kuptuarit tëishin ne nivel”. Por kush nuk po kupton në Kosovë: deputeti apo vota e qytetarit…… Sigurisht, kjo rrugë do të kishte rezultate sikur të mënjanoheshin zhurmat pa nevojë kakofonie të deputetëve kokëfortë të pa përmisueshëm nëpër mandate që kurrë nuk na thënë gjë në meshlizin e burrave
Kultura në Parlament duhet të jetë mjaft e gjerë.Për ilustrim po përmendim vetëm një pjesë të vogël rregullash : I kujdesëshëm, me përgjegjësi dhe shumë ekseditiv sepse në Parlament nuk ka teke dhe dëshira sipas atyre që ushtrojnë përditë kërkesa dhe fontanë dëshirash se duhet apo nuk duhet me jab ë kështu…
Qysh në krye pranojmë se koncepti i “Epokës moderne në Parlamentin e Kosovës pas 17 Shkurtit 2008” është relativ jo ai që duhet edhe aty me I ngulfatë deputetët se ne sollëm çdo gjë nga vetja jonë dhe ne duhet të marrim frymë edhe për të tjerët që përfaqësojnë dike….Nuk fillon historia si thanë në Parlament me këtë datë, por aty për dikend edhe kurorzohet edhe puna e bërë ndër shekuj babë e gjysh e stërgjysh. Të hysh në histori do thotë të e ndihmosh procesin deri në pikën sublime e jo të ngulfatësh njerzit që i ka sjelle populli aty. Ansjë parti nuk ka të drejtë me vu veton  se ne e bëmë shtëtin por shtetin e shpallëm në Parlament aty ku populli ju ka dërguar. Andaj Parlamenti është populli im kudo që ke votuar..... Epokat plotësohen njëra ndër tjetrën, e historikisht edhe politika vazhdohet aty ku jep fill qasja….

Ideali i popollit hedhe mbi supe deputetit të Kosovës është zëri i reales, i së drejtës,etikës njerzore që  nënkuptonte bukurinë e këtij populli, qartësinë se për çfarë ju kemi dërguar aty, elegancën e harmoninë e shprehjes së problemeve të popullit, përkushtimin e politikës për popullin ndaj  idesë e detyrës qytetare e morale.Jo për të folë kuturu aty në atë Parlament……
Periudhat në këtë Parlament kështu si këto me këto dialogje aty për brenda , durojnë pak kohë, pas së cilave fillon rënia. Ngopen gaz të gjithë dhe dheu që i keni dërguar gaz…. Kështu degradoni në parim edhe Parlamentin dhe çdo gjë të shenjët të këtyre institucioneve.
Shpesh herë thelbi, përmbajtja kryesore e “Epokës së re në Kosovë” ka qenë identifikuar dhe identifikohet vetëm me praktikat etike të deputetit, me pretendimin se vetëm brenda tij kanë qenë krijuar dhe dërguar amanet nga populli aty në sallë të përmblidhen vlerat kryesore së pari njerzore e pastaj edhe politike sepse një shtet si ne ka nevojë të mësoj se si të sillet në institucionet e veta. Kjo është përgjegjëshmëri dhe jo komoditet që jo të sillesh dhe të qirresh si fëmijë, por si depute në këtë organ më të lartë të shtetit dhe popullit…..
Nëse vazhdon kështu ky Parlament  janë të qarta disfatat e ideve të skajshme, mospërfillëse ndaj etikës së njeriut dhe mos thuani se ne përfaqësojmë popullin. Pas betejës me kohën ju lutemi shumë të keni mbi supe kulturën që ju ka falë populli dhe mos u sillni ashtu se nuk ju ka hije se nuk përfaqësoni këtë popull të mirë….



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora