E marte, 19.03.2024, 05:57 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Haxhi Osmanaj: Ministri kremton 100 vjetorin

E hene, 26.11.2012, 05:22 PM


Ministri kremton 100 vjetorin sëbashku me saveznika?

Nga Haxhi Osmanaj

Me iniciativë të bashkimit të shoqatave shqiptare Iliria në Suedi është kremtuar 100 vjetori i pavarsisë me datën 17 nëntor 2012 në qytetin Hamstad. Pjesëmarrës në ket tubim ishin, përveq bashkatëdhetarëve, ministri i diasporës Ibrahim Makolli, ministri i arsimit Ram Buja, abasadori i Kosovës, ambasadori i Shqipëris dhe artist/profesionalist të lamive të ndryshme në kuadër të kulturës, arsimit dhe sferave tjetare jetësore.

Me qëllim që kremtimi i pavarsisë në ketë rast të jetë gjithëpërfshirës janë ftuar të gjitha asocacinet mergimtare që të marrin pjes në kshillin organizativ dhe të kontribuojnë në bazë të mundësive për ta ngritur atmosferën kremtuese të mbrëmjes në fjalë. Disa nga të ftuarit për pjesmarrje në këshillin organizativ të kremtimit të pavarsisë ishte koordinatori i minitrit të diasporës Xhevat Isufi i cili në mes tjeras deklaroj në prag të fillimit të përgaditjeve të kremtimit të 100 vjetorit të pavarsisë së shqipëris se, ambasada e Kosovës nuk do të merr pjes në kremtimin e 100 vjetorit të Shqipëris për arsye se Kosova ka ditën e vet të pavarasisë. Për arsye të ngjashme koordinatori i ministrit të diasporës për Suedi nuk pranoj të kyqet në këshillin organizativ për kremtimin e 100 vjetorit të pavarsisë së Shqipëris.

Në prag të fillimit të kremtimit të pavarsisë u konfirmua pjesmarrja në tubim e ministrit të diasporës Ibrahim Makollit dhe ministrit të arsimit Ramn Buja si dhe ajo e ambasadorit të Shqipëris dhe Kosovës. Kjo befasoj në mas koordinatorin e ministrit për diaspor Xhevat Isufin i cili përndryshe është mësimdhënës në gjuhë amëtare. Me qëllim që t’mos vërhet komunikimi jo cilësor në mes të koordinatorit dhe ministrit të diasporës Xhevat Isofi me sjellje saveznike shfrytëzon besimin e këshillit organizativ të kretimit të 100 vjetorit të pavarsisë së Shqipëris dhe bënë ndryshime në përmbajtje të programit dhe përshkrim të përmbërjes se së antarëve të këshillit organizativ së bashku me Bashkim Jasharin. Në ket mënyrë ata, në mes tjerash, befasuan të pranishmit me pohime demagogjike mbi zhvillimin e gjuhës amtare në Suedi dhe përshkrimin e asocioneve pjesmarrëse në kshillin organizativ për kremtim në fjalë.

Koordinatori i ministrit të diasporës Xhevat Isufi gënjenë ministrin e diasporës dhe atë të arsimit të qeveris së Kosovës në prezencë të bashkatëdhetarëve dhe ambasadorëve të Kosovës respektivisht Shqipëris të cilët posedojnë njohuri tejet objektive mbi zhvillimin instituacional të gjuhëve amtare npër shkolla fillore dhe ato të mesme në Suedi. Në anën tjetër manipulohet përshkrimi i asosacioneve aktive që kanë marr pjes në organizimin e kremtimit të 100 vjetorit të pavarsisë së Shqipëris nga ana e Bashkim Jasharit.

Të lartpërmendurit pohuan kinse gjuha amtare organizohet në Suedi nga ana e mësimdhënësve falë aktivitetit të tyre, gjë kjo që tërsisht është gënjeshter dhe panipulim realiteti.

E vërteta është se gjuha amtare nuk i përket mësimit plotësues në arsim të rregullt pran shkollave fillore dhe atyre të mesme në Suedi. Mësimi në gjuhë amtare është lëndë e rregullt në programin arsimor shkollor në bazë të ligjit për arsim fillor dhe atë të mesëm. Mësimdhënësit paguhen me mjete zyrtare shtetërore për punën e tre që bëjnë. Mësuesit nuk organizojnë gjuhë matare në Suedi – ket e bëjnë shkollat me direktiva të qarta ligjore në të cilat thuhet në mes tjerash se, në atë shkoll ku ka mbi 5 nxënës që flasin të njëjtën gjuhë amtare duhet të organizohet mësimi i gjuhës amtare në atë gjuhë të cilën nxënësit flasin.

Vlen të ceket se as nxënësit të cilët vijojnë mësimet në gjuhën amtare, as prindërit e nxënësve në fjalë dhe as shkollat që organizojnë mësimin në gjuhë matare nuk janë të kënaqur me rezulltatin e njohurive që nxënësit përfitojnë nga orët e gjuhëve amtare. Kjo dëshmohetnë mes tjerash  nga raportet e drjtoris për arsim, por kjo nuk është fakt për të cilin Xhevat Isufi dhe bashibuzukët e kalibrit tij vlen të brengosen.

Për ta deskridituar tubimin kremtues ministri i diasporës Ibrahim Makolli, koordinatori i tij për Suedi Xhevat Isufi dhe ambasadori i Shqipëris në Stokholm lëshuan tubimin dhe shkuan në mbr¨mjen e poezisë shqiptare në qytetin Malmö të Siedis. Ketë ata nuk e bënë për ta ngritur atmosferen dhe falenderuar aktivistët por për tu dehur pa shpenzime. Në ketë mënyrë ata obliguan moderatorin e mbëmjes që të bënë ndarjen e mirënjohjeve dhe shpërblimeve ngase ministri, që sipas programit duhej ti shpërndante këto, ishte në defrim tek saveznikat të cilët në kohërat kur vendi kërkonte ndihmë për të mbijetuar dhe rezistuar gllabrimeve eventuale të kohës ata mnipulonin mergaten me pohime kontradiktore për ta distancuar atë nga organizimet e mundëshme.

Tani kur kremtimi i 100 vjetorit të shqipëris, përveq incidentit me koordinatorin Xhevat Isufi, muzikantit Bashkim Jashari, ministrit të diasporës Ibrahom Makolli dhe ambasadorit të Shqipëris në Stokholm kaloj pa ndonjë akcident të mundëshëm as njëri dhe as tjetri nuk pranojnë të kontaktojnë me këshillin organizativ për kremtim të 100 vjetorit të pavarsisë në Shqipëri. Gjë kjo që dëshmon se minsitri në fjalë së bashku me klikën e tij mban përgjegjësinë objektive të manipulimeve të masës në kremtim të këti rasti duke i gënjyer bashkatëdhetarët se ata do të marrin mirënjohje dhe shpërblime nga minsitrat gjatë kremtimit të 100 vjetorit të pavarsisë në Halmstad të Suedisë.

E komë thënë disa here dhe po e përseris prapë; - turpi nuk matet me peshore por matet nga kualiteti i sjelljeve të individit në raste dhe ambiente të caktuara

Duke pas parasysh ketë tollovi të krijuar nga ana e ministrit të diasporës me qëllim që ta nxitë dhe përqanë disporen shqiptare në Suedi kryeministri Thaqi ka arsye të plotë ta ftonë Ibrahim Makollin për sqarim të rastit. Ne si mërgimtar nuk kemi mundësi ta obligojmë kryeministrin ta bënë ketë. Por nga numri i shumtë i reagimeve që kryeministri Thaqi ka marrë për ketë rast shtazarak ai vlen që në shenjë respekti ndaj mergimtarëve ta fron Makollin për bised dhe kërkon nga ai sqarime mbi komplotin e organizuar ndaj këshillit organizativ për kremtim të 100 vjetorit të pavarsisë së Shqipëris në Halmstad të Suedisë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora