E marte, 19.03.2024, 06:40 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Rrustem Geci: Bisedë me Ramiz Muharremin

E diele, 25.11.2012, 02:00 PM


Bisedë me Ramiz Muharremin, analist i çështjeve ekonomike

THARMI I JETËS SË LIRË

(Duket erë e lehtë, por rrudhat e ujit në sipërfaqe, tregojnë për një frymë sociale të tensionuar. Në Kosovë gjatë vitit rreth 6 qind milion euro u shkojnë familjeve tona nga bijtë e saj në mëgrim. Është e trishtë, por e vërtetë, shprehet analisti, dhe ekonomisti, Ramiz Muharremi, se në Kosovë 41%  e popullates shqiptare ka anëtarë të familjes jashtë vendit. Prej numrit të përgjithshëm të të mërguarve tanë, rreth 60%  e të mërguarve, jetojnë dhe punojnë në Gjermani, dhe Zvicërr, ndërsa rreth 40% të tjerë, punojnë në shtete të ndryshme të Evropës. Që të ulet kjo derdhje e Kosovës nëpër botë, Kosova duhet të mendoj me ide e vizion teknologjik të kohës. Reformat strukturore në ekonominë e Kosovës janë të domosdoshme. Jo aq për kohën e tashme, por  për të ardhshmit tanë të papunë.) Lirinë e  fituar me gjak, duhet të dimë ta ruajmë edhe ta mbrojmë. Paqja dhe demokracia janë parakushtet që liria e fituar të jet në shëndetin e saj, shprehet analisti dhe ekonomisti, Ramiz Muharremi, me banim në Bad Neuenahr, të Germanisë. Pa reforma të mirëfillta thotë Ramizi, s´ka as zhvillim ekonomik, as përparim kombëtar. Shoqëria kosovare duhet të organizohet më mire dhe të jetë më e guximshme që të këputet nga mentaliteti i vjetër dhe e kaluara mediokre. Korrupsioni aktualisht është e keqja më e madhe në Kosovë. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të jetë e vazhdueshme, që shoqëria kosovare të ecë më përpara. Papunësia në Kosovë edhe tokës i jep zjarrmi. Ulja e papunësisë në Kosovë duhet të jetë agjendë e të gjitha institucioneve në nivel Republike. Shifrat e papunësisë në Kosovë janë alarmante. Prandaj, sa s´është vonë, duhet të bëhen plane që numri i papunëve të ulet. Zemërimi i të papunëve në çdo kohë ësht tronditës. Shpërthimet sociale jo rrallë rrezikojnë luftën e fituar me aq gjak e sakrificë. Përmasat e zemërimit të të papunëve ( në një çast ) mund të përmbytin paqen dhe demokracinë e brishtë në Kosovë. Andaj, që të mos ndodh kjo, institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë për qytetarin edhe për shtetin. Unë kujtoj se Kosova duhet ta flakë mjegullen mes njëri-tjetrit. Çdo kohë ka mjegullën e vet. Shqiptarët duhet të bashkohen që të ecin përpara. Koha është për shqiptarët. Prandaj, duhet t´i lëmë zënkat dhe sharjet kot, dhe të shfrytëzojmë faktorin ndërkombëtar, kryesisht atë perëndimor, për të mirë të zhvillimit të Kosovës. Mungesa e projekteve zhvillimore, për shkak të ( egoizmave )  të autorsisë së programeve, është jo e ndershme dhe shumë banale nga institucionet e Kosovës. Heshtja e projekteve, dhe mospërgatitja e tyre si duhet, dhe njohuritë e dobëta të konkurimit  janë për të ardhur keq. Në këtë kohë të hiperteknologjisë, Kosova s´ka kohë të vonohet, ndryshe të palindurit ose (  të ardhshmit ) do të na gjykojnë rëndë. Shqiptarët janë popull qytetërues në Evropë, shprehet Ramiz Muharremi. Pa kulturën e punës, të urtisë e të studimit, Kosova do të ecën e dembelosur, dhe pa projektet me idetë e duhura të kohës. Realitetin tonë ne duhet ta lexojmë realisht dhe me dijet më të përparuara. Deshëm apo s´deshëm ta pranojmë, mëkëmbja e Ekonomisë Kombëtare të Kosovës , dhe projektet strategjike të saj në bashkëpunim me SHBA-t dhe Evropën, do influenconin për të mirë në mirëqenien e shoqërisë sonë. Rruste, më thotë Ramizi, koha e Kosovës ecën ma shpejtë se kohët e popujve të tjerë. Kosova e meriton përkrahjen tonë. Projektet tona zhvillimore duhet të konsultohen me partnerët amerikanë dhe perendimorë, për t´í vu bazat e një zhvillimi ekonomik të mirëfilltë. Shqiptarët e duan vendin e tyre, zhvillimin e tyre dhe teknologjinë bashkëkohore. Mirëpo, shprehet Ramizi, unë i druaj zvarritjeve dhe pengesave, dhe më dhimbset koha që i tërë ky shekull mund të na ikë pa i kryer detyrat s´i duhet.  Mosbërrjen e detyrave nga institucionet e Kosovës, unë do ta quaja një marrëzi e papergjegjësisë, e cila pak le për të dëshiruar. Toka nuk është gjithë inercioni (nxitja ) për krijimin e të mirave material, por, është njeriu dhe mendja e tij, që janë timoni i të gjitha të mirave në këtë botë. Tërësia e historisë nuk qëndron tek një njeri, thotë Emerson, por, tek enciklopedia e fakteve. Asnjë lloj i krimit në këtë botë nuk investon në kulture dhe për kulturë. Krimi i organizuar dhe korrupcioni janë ndotësit më të mëdhenjë të shoqërisë sonë. Shteti i Kosovës, duhet të bëjë më shumë në zvogëlimin e krimit dhe të korrupcionit. Nëntoka e Kosovës është shumë e pasur me metale dhe jometale. Pasuritë e Kosovës janë disa triliarda dollarë. Mirëpo, sa i gëzojmë këto pasuri, dhe sa jemi të aftë që këto pasuri t´i shdërrojmë në zhvillim ekonomik dhe mirëqenie të popullatës, pyetjet duhet t´i bëjmë vetë dhe jo të tjerët. Mirëpo, një mangësi e dukshme është investimi në përgatitjen e kuadrove profesionale dhe të specialistëve. Me sa jam i informuar, Kosova jep shumë pak para para për shkollimin e kuadrove dhe specialistëve për aftësimin në teknologjitë e kohës. Jo se nuk ka mjete, por mungon vullneti i institucioneve për investime të tilla. Të gjitha vendet e Rajonit janë përpara Kosovës, në specializimin e kuadrove. Flitet se, ministrat dhe shefat në ministri, janë ata që bllokojnë finansimin për specializimin e kuadrove. Këtu korrupcioni është mur i pakapërcyeshëm. Nëse nuk je i afërm i ndonjë partie, ose i ndonjë deputeti, i interesuari ose ( studenti ) nuk ka mundësi të merr bursën, apo të jetë i finansuar dhe i punësuar në shtet. Mungesa e kuadrove është „vetbllokada“ që i bëjnë zhvillimit ekonomik, disa institucione tona të kokëkrekosura. Shqiptarët janë atdhetarë të dëshmuar. Në çdo takim me bashkëatdhetarët këtu në mërgim, shprehet Ramiz Muharremi, mërgimtarët janë të gatshëm të investojnë, por pengesat janë tek institucionet e Kosovës, tek shit-blerja e tenderave dhe pisllëqe të tjera. Ne e duam shtetin e Kosovës, por vërejtjet i kemi në adresë të institucioneve, dhe tek ata që e kanë në dorë urdhërin dhe vendimin për ta bërë Kosovën një vend të bukur, dhe pa vuajtje të panevojshme. Njeriu ynë e ka provuar vuajtjen, dhunën e mospasmes, dhe dhimbjen që fëmijë. Prandaj, zemërimit i popullit tonë se në Kosovë ka korrupcion, vjedhje, shitje tenderash, dhe trafiqe pisllëqesh është për të ardhur keq. Në Kosovë edhe pozita edhe opozita ( lënë anash detyrat ) dhe thurin fjalët më fyese për njëri tjetrin. Në këtë heshtje për zhvillim, e pëson Kosova dhe qytetari i saj. Problemet ekonomike shprehet analisti, Ramiz Muharremi, janë shumë emotive. Kosova shumë po e humb kohën duke u lavdëruar dhe duke qenë e lumtur, pa e hetuar se po e humb të qeshurën. Po e mbylli këtë bisedë me me një shprehje poetike: duket erë e lehtë, por rrudhat e ujit në sipërfaqe, tregojnë për një stuhi!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora