E shtune, 20.04.2024, 03:52 AM (GMT+1)

Faleminderit

Faik Berisha: Ish nxënësi im Shefqet Dibrani

E diele, 25.11.2012, 04:01 PM


PORTRET PËR NJË ISH NXËNËS: MËSUESI U GËZOHET ARRITJEVE TË NXËNËSIT TË TIJ

Nga Faik Berisha

1. Më 8 tetor 2012, diku rreth orës 10:15 min. në shëtitoren "Nëna Terezë" në kryeqytet, fare rastësisht takoj ish nxënësin tim Shefqet Dibrani. Më kishte marrë malli për te, pasi kishte vite që nuk e kisha parë. U përshëndetem siç përshëndetet mësuesi me ish nxënësin e tij. Dhe pasi u falëm, aty pranë në njërën nga kafenetë u ulem për të pirë nga një kafe. Shefqeti ishte i gëzuar se kishte ardhur në Kosovë. Ti e di mësues se unë nuk jetojë pa Kosovën mu drejtua me një "ti" të rëndomtë. Ai edhe kur ishte nxënës gjithmonë kështu drejtohej me "ti", jo veç me mua, por me gjithë personelin e shkollës sonë, duke përjashtuar drejtorin dhe punonjësit teknik. Bile më kujtohet kur e kam pyetur pse sillesh kështu i lazdruar?! Ai, fare qetë ma pat kthyer: "A nuk qenka i mjaftueshëm respekti në orën mësimore?", e kjo ishte e vërtetë, aq sa ishte e vërtetë dashuria e tij se "nuk mund të jetoj pa Kosovën", në kohën kur të tjerëve ky vend u ka dalë për hundësh, megjithatë është mirë kur dikush e do këtë vend!

Sigurisht për ta ndërruar bisedën, ai nxori nga xhepi celularin "iPhone", dhe mi tregoi "Gurët e varreve" që atyre ditëve ua kishte rregulluar prindërve të tij. Mësues kanë kaluar 13 vite nga prilli i kobshëm që mori babain, dhe ja vetëm tani e kreva edhe një "detyrë shtëpie", u shpreh tamam ashtu siç mund të flet njeriu kur nga krahu heq një barrë që e ka të ngarkuar. Më pas më tregoi edhe ca gjëra të "shtëpisë në katund" siç shprehej ai. Ishte i entuziazmuar, kurse unë nuk doja ta ndërprisja, bile tha se "këtë fund jave i pata bijat", kam një motër të cilën e mora në të panë dhe qeshi sa nuk bëhet më... po këto gjëra e bëjnë të rëndësishme jetën e njeriut... e më pas ktheu bisedën me pyetjen për jetën dhe punët e mia.

Jam i pa punë, i thash, për të të mos thënë se jam pensionist. Kështu me shaka iu përgjigja edhe unë. Fëmijët janë rritur dhe kanë jetën e tyre, unë me gjërat e ditës, lexoj vazhdimisht, por gëzohem kur i lexoj librat e nxënësit tim, u shpreha me dashamirësi. Pastaj i fola për krijimtarinë e tij ku më dëgjoi me vëmendje. Po autori është person publik, e ai mund ta mat vetën me interesimin e lexuesit për librat e tij. Si të them u shpreh ai: Këtu në Kosovë, përjetohen deficite, kurse në Evropë dhe Amerikë, duke mos përjashtuar as Shqipërinë gjërat kanë ecur më mirë, prandaj s'kam pse të ankohem. E sheh si janë krijuar klanet, jo vetëm në politikë, po kudo të cilat po bëjnë kërdinë, megjithatë karshi angazhimit tim për t'i shpërndarë, librat kanë qarkulluar mirë, bile mjaftë mirë, u shpreh i bindur.

Në ndërkohë i ra cingërima e telefonit, dhe si në një orë mësimore, ne detyrimisht u ndamë për t'i ruajtur kujtimet për nxënësin tim!...

2. Gjatë rrugës për në shtëpi, blova edhe njëherë tërë bisedën, sepse tek ai pash një individualitet të kompletuar dhe përplot ide pozitive, për vete dhe të tjerët, e ky gjest më shtyri tu rikthehem disa pikëpamjeve që gjenden nëpër librat e tij. a). Poezia që krijon Shefqet Dibrani, ka një vlerë që kalon mesataren e asaj që i thuhet poezi e sotme shqipe, por më duket se prezenca publike e poezisë që krijon ai është nën çdo mesatare, madje as "poema e bukur kushtuar Rugovës" që është një krijim i rrallë, nuk është përfshirë në librat që i kushtohen Ibrahim Rugovës, sikurse as "elegjitë" e shumta nuk janë përfshirë nëpër monografitë që u kushtohen këtyre heronjve për të cilët ai ka shkruar. b). Pastaj kritika letrare e tij e përmbledhur në librin "Libra dhe mbresa", nuk është dashur të heshtet nga shtresa intelektuale e akademike e Kosovës, pasi dihet se pikërisht ajo kritikë ka ndikuar që të themelohet në Amerikë një rrymë e re letrare e quajtur "PROTONIZËM". c). Është libri "Letrat e Agimit" që ka sjellë një letërkëmbim interesante në mes tij dhe poetit kuksian Agim Spahiu, letra këto të bëra publike me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së poetit, kurse autori dëshmon jo vetëm kulturën e shkrimit të letrave, por libri është dashur të futet si literaturë në fushën e gazetarisë pasi shënon një risi tek ne në Kosovë. ç). Janë edhe dy libra të tjerë me analiza politike "Zhgënjimi ballkanik 1 dhe 2", të cilat e bëjnë këtë autor vizionar, sepse është treguar mjaftë i saktë në prognozimet e tija. d). Dhe së fundi është libri "11 Minuta para orës '00", i cili merret kryekëput me zhvillimet politike në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke mos anashkaluar as segmente të tjera dhe duke mos përjashtuar as individ që kanë qenë të involvuar në këto procese. Libër ky që është pritur mirë në Evropë ku jeton autori, por është heshtur në Kosovë(?!), prandaj pa dashje shtrohet pyetja: Pse?

3. Nuk dua të bëhem i mërzitshëm, por dua të apeloj tek ndërgjegjja e kombit tim, për të cilën nuk dyshoj. Ti respektojmë vlerat dhe individët që kanë bërë shumë për këtë vend, qoftë rasti me nxënësin tim, apo edhe me të tjerët. Është kjo arsye, pse dua të apeloj tek strukturat akademike të Kosovës, tek zyrtarët politik në Kosovë, dhe veçmas po apeloj tek strukturat e LDK-së, për të cilat, nxënësi im, ka shkruar më shumë, të mos injorojnë personalitetet që mund t'i dalin zot këtij vendi. Madje kjo detyrë i takon më shumë se kujt do tjetër vet kryesisë dhe kryetarit të LDK-së z. Isa Mustafa, të hapin debat publik për pikëpamjet e shtruara në librin e tij, pasi debati shkon  në dobi të proceseve demokratike që i duhen Kosovës. LDK-ja duhet ti nderon intelektualët, ti afroj ata dhe tu japi shansin për ta treguar veten. Po këtë gjë mund ta bëjnë edhe strukturat tjera shtetërore, politike, akademike dhe madje edhe ata individ që udhëheqin biznese të suksesshme anë e këndë Kosovës.

Ndonëse nxënësi im nuk u ankua, më takoi mua të flas, si mësuesi i tij, me qëllimin më të mirë për interesin e këtij vendi. Prandaj po apeloj edhe tek mediat e shkruara dhe ato elektronike që të hapin debat për veprat e tilla dhe t'u krijojnë mundësi të flasin mendjet e ndritura të kombit tonë, që i kanë sfiduar vështirësitë për vite të tëra, madje duke dalë fitimtar e duke u treguar të suksesshëm. Vetëm rasti në fjalë thotë shumë, pasi dihet se pa ia krijuar mundësitë e veprimit ai ka arritur ta dëshmoj veten. Shtrohet pyetja: "nëse këtyre njerëzve u krijohen mundësitë dhe u lejohet hapësira e veprimit", çfarë do të kishin bërë për Kosovën! Prandaj, mendoj unë se vetëm duke i nderuar njerëzit tanë do të bëjmë diçka të vlefshme për këtë vend të bekuar nga Zoti!...



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora