E enjte, 28.03.2024, 10:45 AM (GMT)

Mendime

Adnan Abrashi: Njeriu dhe koncepti i zotit

E marte, 22.04.2008, 06:51 PM


Adnan Abrashi
Çapitje filozofike:

NJERIU DHE KONCEPTI I ZOTIT

Nga Adnan Abrashi

"Zoti e krijoj njeriun nga dheu dhe ia dha shpirtin si shkëndia e dritës së vet." Kështu thuhet në librat e vjetra religjioze. Figurativisht konstatimi i shprehur është plotësisht me vend, sepse njeriu si krijesë fizike racionale është një KOSMOS në miniaturë dhe në përbërjen e vet ka tërë strukturën substanciale të botës materiale, prandaj, shpeshherë në literaturën ezoterike, ndryshe emërtohet edhe si "MAKROKOSMOS", ndërsa pjesa tjetër irracionale e trupit, ndryshe cilësohet si shkëndi hyjnore, frymë potencial i pastër, dritë...etj.

Nëse pra, e pranojmë se Zoti, kësaj krijese të përsosur, ia dha frymën e vet, atëherë logjikisht AI është në ne dhe askund tjetër. Është pjesë e jona si tërësi, edhe pse ne jemi mësuar ta kërkojmë larg e më larg, diku në qiell ose kudo qoftë tjetër. Nëse jemi shkëndija e dritës hyjnore, atëherë,
Jemi pjesë e Zotit?
POO! Dhe s'ka dyshim!
Po, le të më thotë dikush: e urren Zoti pjesën e vet? patjetër jemi edhe pjesë e përsosshmërisë dhe inteligjencës së paskajshme.
A nuk mjafton të besojmë se jemi ata që jemi? Se kemi lindur jorastësisht në këtë botë dhe jemi pjesë e procesit të transformimit të pandërprerë e cila quhet jetë?
Ne ende dyshojmë në vete, a po?
Pse?
Kurrsesiii!
Si qenie e përsosur kemi privilegje të mendojmë dhe të zgjedhim realitetin tonë në mes të vuajtjes që vetë e krijojmë, dhe lumturisë e cila është qëllimi themelor i jetës dhe ekzistencës si proces në vazhdimësi.
Ne zgjedhim vuajtjen. Pse?
Ta zëmë, nëse do të kishim marr një lajm të gëzuar, gjëja e parë në atë moment që do t'i kishim thënë vetes është: "Nuk mund të besoj se është e vërtetë!"
Pse nuk besojmë kur diçka është e mirë, duke dyshuar përherë në lumturinë dhe kënaqësinë që ajo na sjell, ndërsa shumë lehtë i besojmë të keqes dhe vuajtjes?
Ne zgjedhim vuajtjen, sepse aty ndjehemi më të sigurt. Duke vepruar kështu ne krijojmë realitetin tonë të gabuar. Në të vërtetë, ne kërkojmë përherë lumturinë, sepse ajo është qëllimi i ekzistencës sonë, por kur ta arrijmë atë përjetim shpirtëror, dyshojmë në të.
Këtu pra nuk kemi të bëjmë me NE, gjegjësisht UN-in tonë, por me EGO-në, të cilën e kemi krijuar ne vetë dhe personifikohemi me të.
Egoja nuk jemi ne - UN-i jonë, andaj, as nuk do të duhet të identifikohemi me të.
UN-i jonë është potenciali i pastër, është hyjnorja dhe shkëndija e Zotit në ne. EGO-ja është burimi i eksperiencës, edukatës, moralit, nga e cila kemi krijuar ëmbëlsirën tonë si shabllon për veten, ashtu që, çdo veprim, dëshirë dhe synim që kemi, e vlerësojmë kryekëput në përshtatje me shijen e saj.
Un-i, pra, është potencial i pastër dhe shkëndija e Zotit në ne, ndërsa EGO-ja është syri i shpirtit që sheh botën jashtë dhe separon të gjitha ngacmimet që depërtojnë kah uni i pastër.
Pengesa, pra, është EGO-ja e cila filtron çdo informatë.
Si e bënë ajo këtë punë dhe nga kush ushqehet për veprimet e veta?
Nga vetë mendimet tona që i kemi për veten dhe rrethin ku jetojmë.
Nëse EGO-ja ushqehet dhe edukohet nga mendimet tona, atëherë s'ka dyshim se mund ta riedukojmë. Po e përsëris: ta r-i-e-d-u-k-o-j-m-ë, e kurrsesi ta pengojmë në veprimet e veta, sepse edhe ajo është pjesë e qenies sonë si një tërësi e përsosur.
Vetë besimi i thellë se jemi krijesë hyjnore dhe prezenca e përhershme e Zotit në ne, është hapi i parë thelbësor në riedukimin e EGO-s dhe koncepteve të gabuara mbi veten dhe realitetin që e jetojmë.
Për të besuar se jemi frymë e Zotit dhe shkëndija e kësaj pavdekshmërie që quhet përhershmëri, ne duhet ta kemi të qartë vetë konceptin e Zotit. E Zoti...Zoti është jashtë të gjitha koncepteve. AI është eksperiencë. Çdo gjë që nuk hyn në konceptin tuaj është ZOT. Në momentin kur ju e formoni një konceptim, intelekti i juaj thotë: "Po tani e di! E Zoti është përhershmja "Unë nuk di". Çfarëdo që të dini dhe nuk dini, çfarëdo që të shijoni dhe nuk e shijoni, ju jeni ai përjetim në at moment. Andaj, ju mund të jeni ZOT. Ju mund ta shijoni dhe të jetoni me ZOTIN, por, kurrë nuk do të keni dijeninë për të.
Çdo religjion mëson se çka është ZOTI dhe jep konceptin e përgjithësuar për ZOTIN si gjithëpërfshirës. Nëse AI është gjithëpërfshirës, atëherë, nuk duhet të ketë dyshim se është prezent edhe në ne. AI është prezent në të gjitha kohët.
Nëse AI është prezent në të gjitha kohët, a është prezent tani në këtë çast?
POOO!
Kjo është esenca. Të jesh këtu tani. Në këtë moment në kontakt me thellësinë e qenies tonë. Vetëm në këtë gjendje dhe tek atëherë jemi në ZOTIN.
Por, praktikisht, mendja e jonë kurrë nuk është në të tashmen. Ajo gjithnjë hamendet ndërmjet së kaluarës dhe së ardhmes. Përherë jemi të padurueshëm, nga aspekti i së ardhmes, ose brengosemi në lidhje me të kaluarën. Gabimi i ynë më i madh qëndron aty se, të gjitha brengat tona kanë të bëjnë me të kaluarën, e cila ka perënduar dhe nuk ekziston më, dhe i tërë padurimi është për të ardhmen, e cila ende nuk ka arritur.
Ta kesh mendjen në të tashmen është diçka me të vërtetë e thellë. Momenti i së tashmes është:"tani, tani, tani...". Andaj duhet ta kemi të qartë: ZOTI ËSHTË BASHKIMI I PREZENCËS DHE TË TANISHMES. Sa herë që çdo qelizë apo atom i trupit dhe mendjes tonë zhytet në prezencën e së tashmes, ju përjetoni diçka, ta quajmë si ekstazë, diçka që është jashtë këtij realiteti të aktivitetit tonë të zakonshëm.
Mu ai moment i sjelljes së mendjes në të tashme, është ajo që do ta cilësojmë të jemi me ZOTIN. Me pjesën tonë të vërtetë.
Mjafton një minutë, vetëm një minutë në ditë të jesh me veten dhe asgjë tjetër.
Të jesh një minutë në ditë me veten, në qetësi pa mendime, është të jesh një minutë me ZOTIN.
Kjo është me të vërtetë madhështore...!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora