Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gafurr Adili: Jam i vendosur për ta ribërë Shqipërinë...!

| E marte, 22.04.2008, 07:11 PM |


Mr. Gafurr ADILI,
Zëdhënës Politik i FBKSH dhe Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit Mbarëkombëtar:
 
JAM I VENDOSUR PËR TA RIBËRË SHQIPËRINË...!
 
(LETËR E HAPUR )
 
Drejtuar:
Gjithë idealistëve e idealisteve shqiptare.

 
Vëllezër e motra të idealit komëtar shqiptar !

 
Gjatë gjithë aktivitetit t'im, mbi 30 vjeçarë, sidomos pas korrikut të vitit 2002, kur në Kuvendin Themelues të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), kur edhe u zgjodha (në mungesë) Kryetar i FBKSH-së dhe Komandant Suprem i AKSH-së, për çka edhe (më 1 korrik 2003) edhe u arrestova nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë (e kryesuar nga Z. Fatos NANO) dhe për gati 5 muaj u mbajtja në burg (nga 1 korriku dhe deri më 25 nëntori i vitit 2003), me akuzën absurde (të ndikuar nga qarqet sllavo-greke), për "Urrejtejtje nacionale, fetare e racore", akuzë të cilën arrijta edhe ta rrëxoj dhe nga Gjykata e Apelit të Tiranës arrijta të fitoj edhe pafajësinë, rregullisht dhe sistematikisht jam përballur me një luftë të paparë nga qarqet anti-shqiptare dhe veglat e tyre shqipfolëse, qofshin këto në Republikën e Shqipërisë (të Shqipërisë së Rrudhosur, siç e quajë unë Republikën e Shqipërisë) apo edhe jashtë saj, në territoret e pushtuara e të kolonizuara nga pushtuesit e kolonizatorët sllavo-grekë dhe ato ndërkombëtar (UNMIK dhe EULEX), vegla shqipfolëse këto që komandohen nga nënpunësit e ambasadave të huaja në Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup, ku këto politikuajë tanë shqipfolës dhe mbi të politikuajt tanë të biznesit, sic i kam quajtur rregullisht, të cilët për të krijuar pasuri për vehten dhe pasardhësit e tyre, po e shkrijnë Shqipërinë tonë të dashur, të cilën na e krijuan rilindasit tanë dhe partizanët shqiptarë, të cilët shkrijtën pasuritë e tyre për ta bërë Shqipërinë, kurse politikuajtë tanë të biznesit, të cilët aktualisht janë në skenën poltike shqiptare të Tiranës, të Prishtinës dhe të Shkupit, si dhe të Preshevës dhe të Ulqinit, po lëpijnë kockat e kofshave të mishit që i hajnë të huajt dhe të huajt ua kanë shkelur bishtin, duke iu thënë: "Rrini urtë se do t'iu akuzojmë e fusim nëpër burgjet tona (në vend apo në Hagë) për korrupsion..!", dhe këta dahijë heshtin e bëhen vegla qorre të tyre, të cilët jo vetëm mua, por të gjitha strukturat e FBKSH-së, që po i drejtoj unë dhe Kryetari i FBKSH-sw e Komandanti Suprem i AKSH-sw (nga 16 shtatori i vitit 2005), Prof. Dr. Bashkim MITROVICA, na kanë luftuar dhe po vazhdojnë të na luftojnë, sepse e dijnë fare mirë se kur ta ribashkojmë Shqipërinë, të parët që para popullit (në Parlamentin e Shqipërisë së Bashkuar) do të japim llogari do të jemi, fillimisht unë Gafurr ADILI dhe Bashkim MITROVICA, si dhe të gjithë shokët e shoqet tona.
Por, pasi të japim llogari ne të FBKSH-së, vetlëkuptohet se llogari do të japin edhe poltikuajtë shqiptarë, të cilët pasuritë e tyre dhe të pasardhësve të tyre, i kanë krijuar ose mbi djersën, ose mbi gjakun e popullit, dhe e fare mirë e dijnë se gjithë pasuria e tyre do të konfiskohet nga institucionet e Shqipërisë së Bashkuar, kurse të gjithë ata që këto pasuri i kanë krijuar në rrugë të jasht-ligjshme (duke keqpërdorur djersën dhe gjakun e popullit dhe të bijëve më të devotshëm të tij, të cilën për lirinë e më tepër se gjysmës së Shqipërisë, dhuruan edhe më të shtrenjtën e tyre-jetën dhe kaluan edhe në përjetësi dhe morrën gradën më madhore dëshmorë të Kombit e të Atdheut), do të përfundojnë nëpër burgjet e Shqipërisë së Bashkuar, dhe pasuria e tyre e konfiskuar do të kalojë në Thesarin e Shqipërisë së Bashkuar, me të cilën pasuri do ta zhvillojmë Shqipërinë Etnike dhe të gjithë bijtë e bijat e dëshmorëve, si dhe të gjithë heronjt e gjallë (veteranët e ribashkimit kombëtar) do t'i shkollojmë nëpër universitetet më prestigjioze të Shqipërisë Etnike dhe të Botës, dhe nuk do t'i lejmë sic i kanë lënë Z. Hashim THACI, Z. Ramush HARADINAJ dhe Z. Ali AHMETI, të cilët në skenën tonë politike u promovuan mbi gjakun e dëshmorëve të kombit, mbi gjymtyrët e invalidëve të luftës dhe mbi djersën e heronjëve të gjallë, që sot njihen s'i veteranë të UCK-së, si dhe mbi djersën e popullit që me gjithcka mbështeti betejat tona.
 
Dua të shkrijë pasurinë t'ime për ta ribërë Shqipërinë..!
 
Për 18 vite, sa kam punuar në Zvicër, kam arrijtur të ndërtoj vetëm një shpi në fashatin t'im të lindjes (fshatin Aranjell të Kërcovës) dhe një banesë në Tiranë, ku edhe jetoj aktualisht, që nga 25 nëntori i vitit 2003 (kur dola nga burgu i Tiranës), të cilat bashkarisht nuk e arrijnë as vlerën 50 mijë euro, dhe të cilat i kam nxjerr t'i shes, por që askush nuk po m'i blen, sepse armiqtë e ribashkimit kombëtar dhe veglat e tyre shqipfolëse, po më sabotojnë, ashtu siç dikur (në vitin 1991), këta vegla të këtyre armiqëve e sabotonin Heroin Ukshin HOTI, kur  Baca Ukë deshte ta shiste tokën e babës së Tij për të vazhduar me nxjerrjen e gazetën DEA (Demokracia Autentike), që e kishte filluar ta nxirrte në Lublanë, për botimin e numrit të dytë të së cilës, unë me shokët e mi në Zvicër i kishim dhënë 5.000 marka gjermane.
Nëse deri sot, që nga Themelimi i FBKSH-së (korrik 2002) dhe strukturave të tij, ndër të cilat është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), për ngritjen e të cilave struktura kombëtare dhe të krijimit të Këshillit Organizativ të Kuvendit Mbarëshqiptar (të themeluar me 25 nëntor 2006), të miqtë dhe të afërmit e mi kam marrë mbi 50 mijë euro borxh dhe akoma nuk arrijtu me ua këthy, të cilëve tani as që mundem më t'iu kërkoj borxhe të tjera, sepse logjikshëm zbatohet deviza e njohur: "Laje pjatën e supës që t'i hjedhim groshë..!", jam i shtrënguar që në shitje të nxjerr shtëpinë t'ime në fshatin Aranjell të Kërcovës dhe banesën t'ime në Tiranë, vetëm e vetëm që proceset politike dhe të tjera si këto, për ribashkimin e kombit t'im, që më lindi e më rriti, t'i bëjmë realitet, vetëm e vetëm që të ndjek rrugën e rilindasve tanë, të rilindjes kombëtare shqiptare: Ismail QEMALI, Isa BOLETINI, Hasan PRISHTINA dhe Mehmet DERALLA, të partizanëve shqiptarë: MYSLIM PEZA dhe Haxhi LLESHI, si dhe të Heroit Ukshin HOTI dhe të Heroit Adem JASHARI me gjithë plejadën e Tij.
Prandej, edhe kërkoj një blerës të shtëpisë s'ime në fshatin Aranjell të Kërcovës dhe një blerës tjetër të banesës s'ime në Tiranë.
Paratë e shtëpisë, në fshatin Aranjell të Kërcovës dhe të banesës në Tiranë, do t'i harxhoj për Kuvendin Mbarëkombëtar, të cilin do ta organizojmë më 14 dhe 15 qershor 2008, këtu në Republikën e Shqipërisë, sepse përfundimisht po bindem, se shumë shokë e shoqe të mia, të cilët deri më tani më kanë ngopur me fjalë e premtime boshe, nuk po e marrin shumë seriozisht këtë vepër madhështore, mbajtjen e Kuvendit Mbarëkombëtar, më 14-15 qershor 2008, jo vetëm se në këtë vit (më 10 qershor 2008) mbushen 130 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Programi i së cilës LSHP, edhe sot e kësaj dite (pas 130 vjetësh),  është shumë aktual dhe i domosdoshëm, por edhe për faktin se cështja kombëtare, edhe pas tri betejave të fundit (të zhvilluara gjatë dekadës së fundit) na ka ngelur në mes të rrugës dhe cështjes tonë të shenjt dhe gjithë kombit shqiptar po i kanosen shumë rreziqe, të cilave duhet t'iu vejmë gjokset dhe shpatullat tona.
 
Kuvendi Mbarëkombëtar është një domosdoshmëri e kohës...!
 
Vëllezër e motra të idealit kombëtar shqiptar !

 
"Pavarësi e Kosovës", e shpallur para disa muajsh, nuk është asgjë tjetër pos një mashtim i rradhës të llojit të të ashtuquajturës "Republika e Kosovës" së rahmetliut Ibrahim RUGOVA, i cili për vite të tëra manipuloi, mashtroi dhe nënshtroi popullin shqiptar të Kosovës Kreshnike dhe më gjërë, kundër të cilit mashtrimi dhe nënshtrimi, Heroi Ynë Kombëtar ADEM JASHARI me gjithë familjen e Tij, u desht që të sakrifikonte jo vetëm më sublimen e Tij - jetën e Tij, por edhe jetërat e gjithë familjes së Tij, dhe të vajzës së Tij 5 vjecare.
Dhe, nëse Baca ADEM sakrifikoi, jo vetëm jetën e Tij, por edhe gjithë familjen e Tij, unë jam shumë i vendosur që s'i hap të parë të sakrifikoj pasurinë t'ime që e kam krijuar me djersën t'ime dhe të familjes s'ime dhe më pas edhe jetën dhe familjen t'ime, sepse rregullisht shokëve të mij (të FBKSH-së dhe strukturave të tij, ndër të cilat është edhe AKSH) iu kam shkruar sms (mesazhe) përmes telefonit dhe iu kam thënë:
"Kudshdo sot nuk sakrifikon djersën, të mos shpresojmë se nesër (kur ta kerkojë Kombi dhe Atdheu),do të sakrifikojnë gjakun; prandej, të gjithë ata që sot nuk janë në gjendje që të sakrifikojnë djersën e tyre, doemos duhet të largohen nga rradhet e FBKSH-së dhe strukturave të tij, ndër të cilat është edhe AKSH...!".
Prandej, për të ndarë "shapin nga sheqeri", siç thotë flala popullore e popullit tonë të urtë e fisnik, por shumë trim dhe heroik, i cili historinë e tij e shkroi me gjak e barot, domemos duhet të mbahet Kuvendi Mbarëkombëtar, i cili punimet e tij do t'i zhvillojnë dy ditë rradhazi,
si më poshtë vijon:
 
1. Më 14 qershor 2008 ( e shtunë), duke filluar nga ora 10.00, do të zhvillohet:
a) Senca Paraplenare (nga ora 10.00 deri në orën 12.00), ku do të prezantohen delegatët e delegatet nga të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe dispora shqiptare,  delegatë e gelegatë këto, që do të zgjidhen nga të gjitha rrethet, si më poshtë vijon:
 
- Tirana (20), Durrësi (10), Lezha (10), Shkodra (10), Puka (10), Kukësi (10), Peshkopia (10), Elbasani (10), Pogradeci (10), Korca (10), Skrapari (10), Berati (10),     Tepelena (10), Gjirokastra (10), Saranda (10), Himara (10), Fieri (10) dhe Lushnja (10) = 190 delegatë e delegate.
 
- Prishtina (20), Mitrovica (10), Drenica (10), Peja (10), Prizreni (10), Ferizaj (10), Gjilani (10) dhe Kosova Lindore: Presheva, Medvegja dhe Bujanoci (20) = 100   delegatë e delegate.
 
- Shkupi (20), Kumanova (10), Tetova (10), Gostivari (10), Kërcova (10), Dibra (10), Struga (10) dhe
Manastiri (10) = 90 delegatë e delegate.

- Ulqini (10), Tivari (10), Tuzi (10), Hoti e Gruda (10) dhe Plavë-Gucia (10) = 50 delegatë e delegate.
 
- Zvicra (5), Italia (5), Gjermania (5), Beneluksi (5), Skandinavia (5) = 25 delegatë e delegate.
 
- SHBA (5), Kanada (5) dhe Australia (5) = 15 delegatë e delegate.
 
2. Seanca Plenare (nga ora 14.00 deri në orën 17.00) delegatëve e delegateve do t'iu shpaloset Programi i Veprimit Taktik dhe Strategjik të Ribashkimit Kombëtar, të cilët gjatë natës (midis 14 dhe 15 qershorit) do të munden t'i bëjnë vërëjtjet dhe sygjerimet e tyre, ku të nesërmen:
Më 15 qershor (e djel), duke filluar nga ora 10.00 deri ne orën 12.00, nen pas neni do të miratohet Programi i Veprimit taktik dhe Strategjik të Ribashkimit Kombëtar, dhe
 
3. Seanca Përfundimtare, duke filluar nga ora 14.00 deri në orën 16.00, kur edhe do të mbyllet Kuvendi Mbarëkombëtar, do të zgjidhet Qeveria Mbarëkombëtare,    me emrin Asambleja Kombëtare Shqiptare (AKSH) dhe do të përmbyllen edhe konkluzionet dhe vendimet e Kuvendit Mbarëkombëtar, të cilat përmes një Konference për shtyp (në Tiranë) do t'i publikojë Asambleja Kombëtare Shqiptare (AKSH).
 
Prandej, vëllezër e motra të idealit, kërkoj mobilizim të të gjithë ju që në damarët tuaj rrjedh gjak shqiptari dhe nuk jeni vegla qorre të atyre që shkrijnë Shqipërinë për të bërë pasuri për vehten e tyre dhe të pasardhësve të tyre, që nuk jeni bisht i partizave shqipfolëse, të cilat (sipas informacioneve që më ka dërguar SKSH), të gjitha këto partiza (të Tiranës, të Prishtinës dhe të Shkupit) bashkarisht janë mobilizuar për ta penguar e sabotuar mbajtjen, zhvillimin dhe përfundimin me sukses të Kuvendit Mbarëkombëtar, por që realisht e sinqerisht udhehiqeni nga idealet e pastra të rilindasëve tanë dhe të heronjëve e dëshmorëve të kombit, të cilët jo vetëm që shkrinë pasuritë e tyre për ta bërë Shqipërinë, por që për ribërjen e Shqipërisë, ashtu siç na e dhuroi Zoti, flijuan edhe më të shtrenjtën e tyre - jetën, jo vetëm jetën e tyre por edhe pasuritë dhe jetërat e familjeve të tyre, dhe kaluan në përjetësi dhe morrën gradën më madhore - dëshmorë të Kombit e të Atëdheut.
 
EDHE UNË PACA FATIN E TYRE TË NDRITUR !
RROFTË FBKSH - AKSH !
RROFTË KUVENDI MBARËKOMBËTAR !
RROFTË SHQIPËRIA ETNIKE !

Me respekt e konsiderata të larta atdhetare shqiptare;
I juaji,
Mr. Gafurr ADILI.
Tel. 00355 69 273 5656

Tiranë, 21 prill 2008.