E enjte, 28.03.2024, 01:38 PM (GMT)

Faleminderit

Tuna Prekpalaj: Shën Katarina

E shtune, 24.11.2012, 07:50 PM


Shën Katarina

Nga Tuna Prekpalaj

Çdo shejt âsht  përshkrue dhe përshkruhet me nji  atribut që i referohet jetës dhe  vdekjes së tij ose te saj. Shën Katarina (lindi  në vitin 287 – dhe vdiq në vitin 305) âsht përshkrue zakonisht si nji grue e bukur e re me nji rrotë të thyeeme me pikë të mprehta dhe të spikatun (për ate edhe âsht quajt "Shën  Katarina me rrota"). Shën Katarina âsht pikturue edhe me nji degë palme (e cila i referohet aktit të fitores me anën e martirizimit), me nji libër, tue majt nji laps në dorë (tue ju referue urtësinë dhe ditunisë  së saj) dhe nji shpatë (si shej trimneshe, me karakter dhe entuziazëm).

Shën Katarina âsht nji shejtneshë qysh nga Krishterimi i parë. Ajo vjen nga nji familje e pasun jo krishtene në Aleksandri, në Egjipt. Simbas traditës, ajo ishte nji grue e bukur dhe e re. Ajo kërkoi qysh nga fëminija e saj të vërtetën, absorboi dituni dhe ishte shum e interesueme për filozofi dhe fe. Për ate ajo u perpiçej shpes me detyren për me i formulue pyetjet rreth çashtjes së jetës dhe domethanjen e thellë të saj: `pse jetoj, kush jam dhe çka âsht domethanja e jetës sime?` Mbasi që i kishte marrë parasysh përmbajtjet e krishtenimit dhe hulumtimet filozofike, ajo zbuloi nji rrugë e cila çoi në të vërtetën dhe në nji jetë me plot domethanje. U bâ katolike.

Në kohën kur Katarina i mbushi 18 vjet, filloi perandori Maxentius (305-312) t´i persekutojë të krishtenët. Katarina - pa frigë - shkoi te perandori dhe atij ia bani në dije mosmiratimin dhe kritikat e saj për riperkusionet, keqbamjet dhe mizoritë, vrasjet, pamshirësitë e tij. Ajo - në një mosmarrëveshje me perandorin, në nji tempull pagan – tha dhe tregoi se zotat romakë ishin jo zotna të vërtetë, por të rrejshëm. Për arsye se perandori nuk mujti me e gjet asnji  kundershtim kunder argumenteve të Katarinës, ai thirri pesëdhejt filozofë ma famoz në atë  kohë në Perandorinë Romake për një disput apo diskusion me Katarinen. Ajo mujti të gjithë ata pesëdhjetë filozofë me i bind për të vërtetën e besimit të krishtenë. Perandori Maxentius (Maksencius) u idhu aq  sa që dha urdhënin me ia pre kokat të gjithë atyre pesëdhjetë filozofëve.

Mandej u përpoq Perandori Maxentius - mbasi ai ishte shum i afascinuem nga Katarina –  Katarinën me e bâ mbretneshë. Por, Katarina e refuzoi me vendosmëri me u ba mbretneshë e  perandorit. E për shkak të refuzimit, mos pranimit të bahet mbretneshë, perandori Maxentius e dha urdhënin me e lidh dhe me e fut Katarinën në burg.

Gruja e perandorit, Faustina, u bâ tashmâ shum kurioze me e dit se kush âsht ajo Katarina, mbasi ajo kishte ndigjue se çka ka ndodhë dhe çka qytetarët flasin mbi te. Kur perandori shkoi nji herë në nji fushë, shkoi tinza nji oficer, i quajtun Porphyrius, te Katarina me e  vizitue në burg. Përfundimisht i treguen oficerit edhe 200 ushtarë të Gardës se e kishin përkrah krishtenizmin. E për ate ata të gjithë ushtarët e Gardës u dënuan me vdekje.

Për me e torturue Katarinën, e lidhen në nji rrotë me pika të mprehta. Por kur rrota filloi me u sill, u thy rrota në dy copa - para se të plagohet Katarina. Përfundimisht Katarinës ia preun kokën.

Që nga Mesjeta, shën Katarina numrohet ndër `14 ndihmëtarët shejt´. Ajo âsht mbrojtsja (shejtneshë shembull-dhe-mbrojtëse)  e studentëve, e shkencëtarëve, posaçërisht dhe veçanisht e filozofëve dhe e infermierëve. Ajo ka qenë nji burim frymëzimi për  të famshmen Joan Arc (Zhan d`Ark). Ma tutje, shën Katarina âsht gjithashtu e zoja e bibliotekave dhe bibliotekistëve, juristëve, predikuesve, folësve publikë dhe e të pamartuemve të ri.

Shën Katarina përkujtohet me 25 nandor, që âsht edhe Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora