Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shaban Cakolli: Veprimtari Kadri Mani

| E shtune, 24.11.2012, 08:47 PM |


VEPRIMTARI  KADRI MANI PËRHERË NË ZEMRAT E POPULLIT

Shkruan: Shaban Cakolli

Personalitete të shquara si Kadri Mani, lindin rrallë, por jetojnë gjithmonë mes nesh, me fjalën e thënë e të shkruar,  me veprat e mëdha kombëtare, që populli do të ia ruaj përjetësisht.

Lajmin për vdekjen e  Kadri Manit, veprimtarit kombëtarë, të burgosurit politik, shkrimtarit, poetit e gazetarit, e kanë ndie dhimbje në zemër të gjithë veprimtarët dhe njerëzit e mirëfilltë.

Kadri Mani, ishte një veprimtar i një rëndësie të veçantë kombëtare, në çastet në të cilat po kalonte  Kosova.Një veprimtar i cili kishte zgjedhur rrugën e nderit, i cili poashtu me tërë qenien e vet po luftonte rrugën e turpit dhe tradhëtisë.Kadri Mani nuk i deshi kolltuqet e buta, edhe pse për to kishte forcë, aftësi e dituri.Ishte koha kur vendin tonë e kishte mbuluar errësira dhe egërsira fashiste,  për këtë Kadriun  e bëri të ndjejë këtë peshë të tragjedisë, dhe tërë qenien ia përkushtoi çështjes kombëtare.Ai mblodhi forcë e dituri në këto kohë furtunash e mjerimesh,  kohë varfërimesh të popullit, zgjodhi të bëhej pishtar i shkollave shqipe, përë të i dhënë rinisë dritë, forcë e dituri, vepër kjo e tij e cila hodhi rrënjë, u rrit e u zhvillua, si dhe forcoi vendosshmërinë e shqiptarëve për të u arsimuar e çliruar.Për këtë veprimtari kombëtare, Kadri Mani kaloj nëpër duart e represionit, burgjeve të  errëta, por gjëthnjë  mbeti  pishtar  drite.

Kadri Mani ishte dhe mbetet njeri i madh, për të cilin mund të flitet e shkruhet shumë.Të flasish për kontributin, shembëlltyrën, vendosshmërinë dhe përkushtimin e tij,  do të duhej shumë kohë e hapësirë.Ai ishte njeri  i madh, i cili tërë jetën  ia kushtoi çështjes kombëtare, i cili bëri përpjekëje të pandërprera, të frymëzoi atdhedashurinë dhe shpirtin e qëndresës së shqiptarëve.

Si i tillë, emri i tij do të i frymëzoj brezat për guxim, mençuri, ndershmëri, përkushtim dhe punë të mëdha kombëtare.

Kadri Mani lindi më 23 janar 1937 në fshatin Makresh i Ulët,  Bashkia e Artanës.

Shkollën fillore,  katër klasë i kreu në vendlindje,  ndërsa prej klasës së pestë mësimet i vijoi në fshatin Perlepnicë duke përfunduar klasën e tetë privatisht në Prishtinë dhe

Shkollën e mesme ekonomike pa shkëputje nga puna,  si arsimtar përcolli rikualifikimin në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren,  u diploma në Fakultetin Filologjik në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Shqiptare në Universitetin e Prishtinës.

Për Master,  u regjistrua ne vitin shkollor 2005,  ku edhe dorzoi temën: Neologjizmat në gjuhën shqipe dhe e kreu me shumë sukses.

Kadri Osmani-Mani,  bashkë me vëllëzërit dhe kushërinjtë e tij që nga viti 1949 -1990 mbi 100 vjet kanë vuajtur nëpër burgjet serbe për lirinë e çlirimit të atdheut nga thundra e armikut karpatian.

Kadriu nga 25 vite që ishte i dënuar i vuajti 17 vjet burg të rëndë.

Pas lirimit nga burgu më 1990 në Kosovë atij nuk i del askush në ndihmë,  në familje nuk i punonte askush. Detyrohet të shkojë në Shqipëri,  por edhe nga frika se do e mbyllin përsëri forcat e okupatorit serb.

As atje nuk e gjen ngrohtësinë e shtetit shqiptar,  "si që i kishin thënë derisa ishte në burg për Shqipërinë. Largohet nga Tirana dhe strehohet në Zvicër për disa vite,  punë nuk gjen se ishte në moshë,  mbase merr një ndihmë sociale nga organet zvicërane sa për të jetuar. Qëndrimin në Zvicër si mërgimtar nuk e deshti dhe pas lufte u kthye në atdhe.

Ka të botura shumë libra e ndër to janë:

• NËNË TEREZA E SHQIPËRISË • 50 VJET HISTORI GJYSMË E HUMBUR- PËRGJIGJE ME LIBËR NË LIBËR

• Shqiptarët janë atje(versioni 1); (versioni 2)

• Romani: Nuset tona,  më vonë edhe idramatizuar etj.

Botonte Revistën „Shqipëria Etnike“

Kadri  Mani do të jetë mes nesh me fjalën e tij të thënë e të shkruar, me veprat e tija të mëdha që do të ia ruaj populli përjetësisht.

Lavdi jetës dhe veprës së  veprimtarit Kadri Mani

 

KADRI MANI SHQIPE MALI

Teksti: Shaban Cakolli

 

Bajnë kuvend mali me malin

A e njohët ju Kadri Manin

E ka njoh çdo lis e kodër

Prej se ishte  Kadriu i vogël

Kokën lart e shpatullgjani

Ati i thonin:Kadri Mani

Që çdo ditë rrugëtoj në mes nesh

për të iu kthye folesë n´Makresh

Nga  Gollaku e  Artana

Qasi djali nuk ban nana

Që rrugëtoj në vapë e ngricë

Me i ndjekë mësimet në Përlepnicë

Në Gjilan e në Prishtinë

Me nxanë djali diturinë

Ato ishin vitet dyzet

me furtuna e me rrebesh

na zotonte regjim i keq

mos me i lanë shqiptart me ecë

Mos me u nxe dielli te dera

me i mbajtë n´terr nën xhemba e tela

Nuk e dinte shkja dushmani

se nuk mbyllej Kadri Mani

si kish njoftë shkjau Kadri Manat

për atdhe i thyajn prangat

Kadri Mani mendjehollë

zemra i rrihte veç për  Kosovë

nisi punën me ditar n´dorë

n´shkollë t´Gollakut në Keqekollë

se penguan vapë as ngricë

për inatë të kësaj hordhisë

me i dhanë dije rinisë

me zell punën e kish nisë

Ky veprim i bac Kadrisë

n´palcë ja futi frikën sllavisë

Për ta ndal hapin e tij

ja vuan prangat e shtinë n´qeli

Pesë herë burgje, n´proces  t´montuem

nuk e ligen, veq e forcuen

Neper burgje 17 vjet

doli rreze e vigjilent

Një njeri siq ish ai

se përulte, burg as stuhi

Kadri Mani dritë si pisha

hapi shkolla, nxor revista

shkrou libra për komb e besën

Për të madhen Nënë Terezën

Ruajti e ndriti gjuhen shqipe

nxor revisten"Shqipëri Etnike"

Njeri i madh me misione t´mëdha

Sot me ne nuk jeton ma

Ka lënë nam, e ka lënë vepra

që s´harrohet sa të jenë jeta

Nuk harrohet vepra e tij

hyn në libra e poezi

hyn në këngë me qyfteli

Ngado shqip ku jehon zani

Do t´kujtohet Kadri Mani