E premte, 19.04.2024, 02:32 AM (GMT+1)

Speciale » Karanxha

Ilia S. Karanxha: Rikrijimi i traditave kastriotiane nga shkodrani Marena

E premte, 23.11.2012, 07:00 PM


RIKRIJIMI I TRADITAVE KASTRIOTIANE NGA SHKODRANI MARENA

NGA ILIA S. KARANXHA

Figura e lavdishme e Skënderbeut veç studiuesve e hulumtuesve  të shumtë  ka tërhequr  rretth vehtes edhe një numur të pallogaritshëm  krijuesish  që në forma, në kohë e në vende të  ndryshme janë përpjekur  që me krijimet e tyre të rikrikrijojnë atë periudhe në imagjinatën dhe perceptimet tona.  I takojmë këta krijues  anë e mbanë Evropës por edhe përtej Oqeanit.  I takojmë si piktorë, skluptorë, poete, prozatorë, dramturgë, kompozitorë apo artizanë  të cilët me talentin e dashamirësinë e tyre  na kanë trasmetuar shumë herë vepra të pavdekshme kushtuar Heroit Kombëtar Shqiptar.   Zanafillën  e këtyre krijimeve artistike mund t'i  gjurmojmë qysh kur ishte gjallë vetë Skënderbeu  i cili personalisht, edhe pse i angazhuar kryekëput me çështjet e luftrave të vazhdueshme,  nuk ishte aspak indeferent kundrejt artit të kohës.  Këtë krijimtari artistike e takojmë  të prodhohet  me të njëjtin pasion e dashamirësi edhe në ditët tona e përpara syve tanë. Bile nga shek. XIX shumfishimi i këtyre veprave është bërë  me intensitet gjithmonë e më të madh e ka qënë  pika bazë  frymëzuese  e rilindjes shqiptre dhe krijimit të shteti Shqiptar që tashti gëzon 100-vjet.

Duke kapërzyer shekujt dhe krijimet artistike të  pamasa që detyrimisht dalin jashtë mundësive të këtij shkrimi  qëndrojmë  në Modena – Itali    shtëpinë e  emigrantit shkodran Gjergj Marena i cili  me iniciativë mjaft origjinale kishte meduar të rikrijonte objekte të cilat  saktësisht ose përafërsisht mund t'i kishte përdorur Skenderbeu por  edhe përjetësimin e figurës së tij dhe bashkëpuntorve të tij në medalione të posaçme. Të gjitha këto objekte janë  punuar me mjeshtëri të lartë artistike  nga specialistë të shquar në fushën e sektorit.  Duke qënë objekte krejt  të veçanta  ato veç vlerave  simbollogjike e artistike marin edhe  vlerën si objekte të ralla për koleksionistët një prej të cilëve është  vetë Gjergji që pasionin e tij të koleksionizmit  e shikon të lidhur ngushtë me të kaluarën e shquar të popullit tonë.  Jo pa qëllim revista e koleksionistëve italianë Lame d'Autore (Anno 14,  luglio  2012, n* 56, ff. 64-66 )  i ka kushtuar një artikull të posaçëm  Z Marena  për këtë lloj pasioni nën  titullin: Rilindin thikat e gjigandit Skënderbe me autore studiuesen e mirënjohur  të albanollogjisë prof. Lucia Nadin dhe me skeda të pregatitur posaçërisht për disa objekte të koleksionit të tij  nga Luljeta Qafa.   Kjo revistë prestigjose me një tirazh shumë të madh  ka publikuar vetëm tre nga objeketet e finacuar prej Z. Marena që rikujtojnë kohën e Skënderbeut.   Njëra është stema me shqiponjën dy krenare një  punim me kualitetit të lartë në qeramikë dhe dy të tjera janë thika të cilat  Z. Marena i ka rikrijuar  sipas modeleve në grafika të epokës që tregojnë Skëndërbeun në dylyftim me turqit duke i firmuar  ato herë me figurën e Skëndërbeut herë  me përkrenaren e tij.  Me një bukuri të veçantë janë kompozuar edhe medaljonet tek të cilët shikohet në në pjatë prej ulliri të gdhëndur  figura e Donikës apo në një medalion të posaçëm  ajo e Skëndërbeut e rreth e rrotull  qëndrojnë komandantat e bashkëpuntorët e Tij të afërm.

Krijimin e një koleksioni të tillë me tematikë  kryekëput shqiptare shkodrani Marena e ka shumë në zemër dhe për të mos mbetur në vend  shikon ta  pasurojë atë akoma   më tej  me pikësynimin që të  rikthejë   në ditët e sotme ato shkëndija të historisë sonë Rilindase të  Arbërit të Madh  që u shojtën me pushtimin  turk.

Z. Marena,  që në regjimin komunist ju mohua e drejta e studimeve universitare,  me çiltërsinë e tij  të pastër  e me ndjenjën e flaktë të ardhedashurisë na thotë:

Nderimi dhe krenaria për qëndresën Arbërore kundër pushtuesve osmenë në shek. XV e prijsin e saj  Gjergj Kastrioti  Skënderbe si dhe gjithçka që përmbledh qerthulli i ti më kanë shoqnue qysh në rininë time.

Ato u mbrujtën si një ander atyre viteve kur në atë moshë të lindin plot, por në rrjedhën e jetës disa veniten, të tjera shuhen dhe ato që mbijetojnë i ke përherë mike në sofrën tënde.

Aso kohe (vitet 60-70 shek. XX) në atdheun e Kastriotit një koleksion privat ishte i pamundur, por sado i parealizueshëm, andra për ta pasur ndezej ma me flakë  për ditë e më shumë në fantazinë time dhe tashti në këtë moshë 64 vjeçare është shndrue prush i pashuem i shpirtit tim.

Me  tej me modestinë që e karakterizon Z. Marena ju shpreh mirënjohjen e sinqertë  dhe falenderon gjithë ata artistë që me po aq pasion  e mbështetën nisminën e tij mbasi tek e fundit ai  e ndjen thellë në shpirt se në këtë mënyrë pasurohet akoma  më tej arti dekorativ  dedikuar Arbërit të Madhërishëm e në të njëjtën kohë i projekton ato në objekte të cilat mund të shndrohen gjithashtu  si  dekor i jetës sonë të përditëshme. Pra një ornament i pëlqyer për  çdo shqiptari që e do vendin e tij.

Në vazhdim po referojmë  disa nga punmet  artistike të cilat sot janë pjesë  e këtij koleksioni arbëror në shtëpinë e një shqiptari emigrant e atdhetar siç është Z. Marena.

 

1- Shpatë pëkujtimore e shoqerura  me Përkrenaren.  Burimi ikonografik: Grafika  që paraqet dyluftimin e Skënderbeut me një persian në obotin e sulltanit të realizuar nga  Jorg Breu më 1533.

Aplikimi : Mjeshtiri Vincenzo Apostoli - Brescia.

Gjatësija 560 mm. Çelik i derdhur K 100.

Doreza : Bri kaprolli siberian

Përkrenarja e Skënderbut në miniaturë. Derdhje në bronz

 

2. Stema e Skënderbeut

Punim në qeramikë nga Mirka Dorini – Mantova

Dimensionet 400x300x10 mm

 

3. Thikë brezi: Skënderbeu

Realizimi e aplikimi  i imazhit nga Stefan Gobec – Viena Austri

Gjatësia 330 mm Matreialet e përdorur: Çelik N690; Doreza: Fildisht nga mamuth fosil.

Shëmbëlltyra e  Skënderbeut – gdhëndje e punuar me dorë

 

4. Pjatë me shëmbëlltyrën e Skënderbeut dhe bashkëpuntorve të tij

Punim artizanal    bronx – Kairo

Diametri 330 mm

 

5. Donika Kastrioti -

Derdhje në bronz aplikimi  nga argjendari Luca Errico – Modena

Montuar mbi në pjatë ulliri të gdhëndur

Diametri 25 cm

Gjergj Marena në ekspozitë (Milano) ku shpuri edhe punimet e tij.

Shpatë e shkurtër dhe Stema e Skënderbeut

Thikë brezi në çelik dhe fildish me gdhëndjen e fihurës të Skëndërbeut

Donika punim në bronz mbi një pjatë ulliri

Skënderbeu dhe bashkëpuntorët e tij.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ilia S. Karanxha: Shëmbëlltyra më e hershme e Skënderbeut në një vepër të V. Carpaccio-s Ilia S. Karanxha: Paolo Giovio (1484-1552) dhe shqiptarët Ilia S. Karanxha: Dokumenti më i çmuar për historinë e artit bizantin në koleksionin e Nikolla Leonik Tomeos Ilia S. Karanxha: Arkitekti e skulptori Andrea Nikollë Aleksi nga Durrësi (1420-1504/5) ILIA S. KARANXHA: IKONOGRAFIA E ADHURIMI I ZONJËS SË SHKODRËS NË VENEDIK Ilia S. Karanxha: Monumenti Tarketa në katedralen e Milanos Ilia S. Karanxha: Për mëmëdhenë - motoja e një atdhetari në një studim monumental Ilia S. Karanxha: Kryepeshkopi i Durrësit Pal Andrea Engjëlli Ilia S. Karanxha: Familja Breu në zanafillat e ikonografisë kastriotiane Ilia S. Karanxha: Pirro në Palazo Carrara në Padova (1367-1379) Ilia S. Karanxha: Ikonografia e Pirros së Epirit në Rilindjen Evropiane Ilia S. Karanxha: Zonja e Shkodrës - Histori Arbërore në themelet e Rilindjes Evropiane Ilia S. Karanxha: Shkodra dhe lufta e Perëndive (1478/1479) Ilia S. Karanxha: Giorgione dhe shqiptarët Ilia S. Karanxha: Nga Gjergj Kastrioti tek Giorgione e Leonardo da Vinci Ilia S. Karanxha: Dora D'Istria dhe arti Ilia S. Karanxha: Personaliteti i Nikolla Leonik Tomeos në artin rilindas italian Ilia S. Karanxha: Luka Ulqinaku, Bernardino de Vitali dhe ballina e Historisë të Skënderbeut Ilia S. Karanxha: Botimi i Historisë së Skënderbeut nga Marin Beçikemi (Barleti) Ilia S. Karanxha: Dy shqiptarë në fillimet e editorisë veneciane

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora