E marte, 19.03.2024, 06:24 AM (GMT)

Mendime

Hilmi Saraçi: Historia duhet të shkruhet nga historianët

E premte, 23.11.2012, 07:58 PM


Historia duhet të shkruhet nga historianët (e mirëfilltë)

Nga Hilmi Saraçi

Nuk ka dilema  se historia jonë  është shkruar edhe nga të tjerët që nuk e kanë njohur historinë, prandaj ka mjaft  pasaktësi dhe shtrembërime  me tendenca që nuk mund të pranohen. Këto shtrembërime kanë rrjedhojen edhe  nga fusha të tjera siq është  trysnia ideologjike dhe politike. Për këtë arsye historinë duhet lanë historianve dhe njohtsëve të mirëfilltë të historisë, prandaj në këtë fushë ka dilema dhe paqartësi per të gjetur të  vërteten. Për këtë arsye duhet ta dijmë që :secila figurë dhe secila ngjarje duhet të vendoset në kontekstin meritor të kohës dhe të rrethanave historike, pa ngjyrime politike dhe ideologjike. Në këtë kontekst vështirësitë për ndriçimin e disa ngjarjeve dhe të figurave të shquara janë të pranishme, siq është figura e Ahmet Zogut dhe shumë figurave të tjera…

Rrugëtimi i popullit tonë gjatë historisë

Populli shqiptar ka rrugëtime të hidhta dhe të gjata gjatë historisë. Bëri shumë luftra, pati edhe shumë viktima, pati personalitete që mbeten të pandriçuara sa duhet, pati shumë  organizata dhë lëvizje  të panumërta  ilegale dhe legale që gjatë historisë  paten vlera të larta dhe të  mirëfillta, jo vetëm për historinë tonë , por edhe për historinë e rajonit me të cilën me të drejtë krenohet populli shqiptar, Në këtë fushë vlen të përmenden figurat emblematike  si Skenderbeu, Nëna Terëzë, Adem Jashari e shumë personalitete të tjera që me veprën e tyre na bënë krenar dhe të njohur në botë si komb me tipare të larta kombëtare dhe njerëzore . Shumë luftëtarë, heronjë të kombit  në rrugën e gjatë për çlirim dhe për bashkim të kombit sakrifikuan jetën, si para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ashtu edhe  pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, duke vazhduar para e pas Luftës së  Dytë Botërore  e deri tek vitet e fundit të shekullit XX. Kjo do të shihet qartë në  historinë e popullit tonë në të kaluaren e hershme dhe në të tashmen- fillimet e shekullit XXI.

Prandaj historia e popullit shqiptar në këta 100 vjet të kaluar është trajtuar jo vetëm  nga historianet tanë , por edhe nga historianët e huaj të cilët janë munduar t’i përcjellin dhe t’i.trajtojnë ngjarjet më relevante  që nga  28 Nëntori 1912, deri me 17 shkurt 2008, që janë ngjarje kulminante  të historisë së popullit tonë.  Mirëpo shtrohet pytja sa kemi qenë dhe sa jemi të përgatitur për të paraqitur (vlerësuar) drejt dhe pa ndikime ngjarjet historike më të rëndësishme  të popullit tonë, respektivisht figurat e shquara për liri dhe pavarësi kombëtare?

Paqartësi dhe reagime rreth rivarrosjes së eshtrave të mbreti Zog

Shteti shqiptar me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë përveç shenimeve , përkujtimeve dhe  festimeve për nderë të këtij përvjetori (jubileu) me rëndësi të veçantë , kishte planifikuar edhe  bartjen e eshtrave të Ahmet Zogut nga Franca dhe në këtë mënyrë të bëhet rivarrimi i tyre (eshtrave) në mënyrë festive (solemne) pranë mauzoleut të familjes mbretërore si në shumë vende të botës, pasi personaliteti i mbretit Zog meriton të nderohet, sidomos me rivarrosjen e eshtrave në atdheun e tij, në Shqipëri. Mirëpo në këtë rast pati (ka) disa paqartësi historike, reagime  rreth  rivarrosjes së eshtrave të mbretit Zog në atdheun e tij, pranë antarëve të familjes mbretërore . Mendoj se në këtë drejtim , për një vlerësim të duhur ndaj figurave të shquara të kombit tonë, por edhe ndaj figurës  së Ahmet Zogut ka munguar, prandaj po zhvillohen debate, diskutime dhe opinione të panevojshme, pas kohe , sepse për këto është dashur të flitet para rivarrosjes së eshtrave të mbretit Zog dhe jo tani në këto momente festive , në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë të krijojmë paqartësi, huti dhe përqarje në mes të përkrahësve dhe kundërshtarëve të figurës së Ahmet Zogut Këto debate, shkrime dhe  opinione nëpër media të shkruara dhe elektronike sikur nuk janë të prezentuara  mirë, respektivisht  disa autorë me shkrimet e tyre po krijojnë ndasi para opinionit  dhe nuk po dijnë kah  të anojnë  dhe nuk po kuptojnë mirë të vërtetën për të kaluaren e mbretit Zog dhe për vendin e merituar të tij në historinë tonë kombëtare.

Kurkush nuk është i pagabueshëm në jetën e tij

Mendoj se  nuk është bërë gabim kur kanë vendosur që eshtrat e mbretit Zog të kthehen në Shqipëri, në atdheun e tij.Kjo ka qenë një obligim dhe një nderë jo vetëm për familjen mbretërore , por edhe për popullin shqiptar. Nuk ka njeri (prijsë, lider udhëheqës, mbret e të tjerë ) që nuk ka gabime gjatë karierës së vet vepruese dhe sunduese, ashtu siq pati edhe mbreti Zog. Mbreti Zog gjatë karierës së vet si mbret i Shqipërisë ka pasur mjaft gabime që nuk arsyetohen leht. Mirëpo gabimet e tij  për të cilat po flitet dhe po interpretohen nëpër media sikur nuk po arrijnë të ndriçojnë sa duhet figurën e mbretit Ahmet Zogu..Në këtë çështje janë përzier shumë “gishtërinj” që nuk kanë njohuri  për një vlerësim të duhur, sepse në disa gazeta  në të kaluaren ,por edhe në të tashmen disa shkrime nuk mund të jenë bazë e duhur për ta vlerësuar personalitetin e mbretit Zog dhe shumë të tjerë ,siq nënvizohen nga disa historianë  dhe politikanë në shkrimet dhe deklaratat e tyre. Kur flitet për anet negative të mbretit Zog duhet të flitet edhe për anet pozitive. Ai (Zogu) ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm si burrshteti dhe si mbret  i Shqipërisë (1924-1939), njëri që tregoi aftësi, menquri dhe gjindshmëri në fushën e  shtetndërtimit dhe diplomacisë shqiptare, duke hapur rrugën diplomatike me shtete në rajon dhe në botë…

Mendime të pamatura ndaj presidentës Atifete Jahjaga

Mendoj se nuk është e pëlqyeshme të “merret nëpër gojë” presidentja e Republikës së Kosovës zonj. Atifete Jahjaga e cila me rastin e rivarrimit të eshtrave  te mbretit Ahmet Zogu mori pjesë dhe shprehu fjalë miradije për personalitetin e Ahmet Zogut. Qe çka shkruan një autor në opinionin e tij: “Kur e more vendimin për të marrë pjesë në rivarrimin e eshtrave të mbretit Zog, e more vendimin si presidente e Republikës së Kosovës, apo sipas përrallave  që t’i tregojnë  këshillëtarët tuaj ?”… Sipas kësaj kuptohet se presidentja e Kosovës nuk qenka e aftë të marrë vendime dhe të punojë me mençuri por po punojka “sipas  përrallave që i trgojnë këshillëtarët”… Kjo nuk është e lavdueshme dhe njerëzore të thuhet për presidenten e Republikës së Kosovës, sepse ajo  e keqe ose e mirë përfaqëson shtetin e rrepublikës së Kosovës nëpër shtetet e botës.dhe qëndrimet e saj na “bijnë hise “ të gjithve. Ajo është zgjedhur dhe ka përkrahjen ndërkombëtare. Ajo është femra më e re në Botë si presidente e një shteti siq është Kosova. Kontributi i saj si presidente e Rrepublikës së Kosovës nuk duhet të nënçmohet, por duhet të përkrahet dhe të inkurajohet që të punojë edhe më mirë në të ardhmen…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora