E premte, 29.03.2024, 08:29 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Së shpejti bëhet binjakëzimi me Kolegjin Universitar të Gjilanit

E hene, 21.04.2008, 08:00 PM


Engjëlli, në fakultetin e mjekësisë, me Prof Dr Luis Fernandes Soares
PRESIDENTI I INSTITUTIT "BRAKOS" VIZITON QENDRËN UNIVERSITARE "NEWTON PAIVA":

Së shpejti bëhet binjakëzimi me Kolegjin Universitar të Gjilanit

Në kuadër të programeve të përbashkëta me Kolegjin Universitar të Gjilanit, me rastin e binjakëzimit, mund të shqyrtohen edhe mundësitë e inkorporimit në projektin e kompleksit spitalor "Nënë Tereza" në Stubëll dhe të hapet një fakultet i mjekësisë dhe infermirerisë, për të siguruar nevojat e kuadrit atje.

Caio WERNECK

Belo Horizonte, 20 prill 2008

Kreu i Institutit BRAKOS – presidenti Engjëll Koliqi dhe zëvendëspresidentja e drejtoreshë e projekteve kulturo-arsimore dhe humanitare – Dr Vera Lúcia Alves Neves, këtë fundjave kanë kaluar dy ditë në lokalet dhe mjediset e Qendrës Universitare "Newton Paiva", njëra ndër më të vjetrat në kryeqytetin mineir. Mysafirët janë pritur dhe gjatë vizitës në mjediset e këtij universiteti të madh, në pesë godina shumëkatëshe, janë shoqëruar nga koordinatori shkencor e teknologjik dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare – Dr Alexandre Miserani dhe koordinatori i përgjithshëm i laboratoreve mjekësore e farmaceutike – Prof Dr Luis Fernando Soares.

Në ditën e parë ata kanë vizituar shumë fakultete të shkencave shoqërore, të së drejtës e marrëdhënieve ndërkombëtare, të gazetarisë etj. Me të gjithë drejtuesit e fakulteteve dhe profesorët që kanë biseduar kanë gjetur shumë arsye për të filluar një bashkëpunim me një universitet në Kosovë. Me propozimin e Z. Koliqi, angazhimi për një binjakëzim në Kosovë, është orientuar kah Kolegji Universitar GJILANI. Ai, Prof Dr Alexandre Miserani-t,  i ka dorëzuar punimin shkencor mbi sistemin edukatino-arsimor në Kosovë, 1980-1990 (në gjuhën angleze), të Prof Dr Zeqir Demi-t, dekan i Kolegjit Gjilani, që është vlerësuar si hap i parë i bashkëpunimit, para nënshkrimit të binjakëzimit. Në fakultetin e gazetarisë është përqëndruar një vëmendje e posaçme, duke parë dhe studjuar teknikat dhe teknologjitë bashkëkohëse të aftësimit të gazetarëve. Mysafirëve, parasëgjithash, u ka bërë përshtypje angazhimi i studentëve në veprimtaritë praktike, që nga fillimi i studimeve, një risi kjo dhe një karakteristikë specifike e këtij universiteti. Z. Koliqi ka shprehur bindjen se shkëmbimi i përvojave me këtë universitet do të ndryshonte pozitivisht ritmin e studimeve në Kosovë.

Nga vizita në fakultetin e gazetarisë

Në ditën e dytë të vizitës në Qendrën Universitare "Newton Paiva", drejtuesit e Institutit BRAKOS kanë vizituar fakultetet e lëmisë medicinale-farmaceutike, si dhe spitalin e kësaj qendre, po me të njëjtin emër. Koordinatori – Prof Dr Luis Fernando Soares, i cili i ka shoqëruar gjithnjë, ka shprehur gatishmërinë për t'u kyçur drejtëpërdrejtë në programet e përbashkëta dhe për të gjetur rrugën e inkorporimit në projektin e kompleksit spitalor "Nënë Tereza" në Stubëll. Mbase një repart i këtij kompleksi, respektivisht një nga spitalet e këtij kompleksi, mund të jetë i QU "Newton Paiva" – ka thënë Ai, duke shtuar se për këtë duhet të bisedohet me rektorin dhe pronarët e këtij kompleksi. Është përmendur edhe mundësia që të inkorporohet në këtë projekt edhe industria farmaceutike, që këtu ka tradita të mira dhe të garantuara. Z. Koliqi-t i kanë bërë përshtypje të posaçme repartet e fizioterapisë dhe të odontologjisë dentistike, të cilat i ka kërkuar të inkorporohen në projektin spitalor në Stubëll. Ai u ka kërkuar mikpritësve, që në bashkëpunim me Kolegjin Universitar të Gjilanit, mbas binjakëzimit, të shqyrtojnë mundësinë e hapjes së një fakulteti të mjekësisë e infermierisë, për përgatitjen e kuadrove për kompleksin spitalor në Stubëll. Ata i kanë thënë se do ta shqyrtojnë me shumë sinqeritet dhe seriozitet edhe këtë kërkesë.

Një nga sallat e studimeve

Odontologjia dhe dentistika e fëmijëve

Nga një sallë e gjimnastikës fizioterapeutike

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

José Raimundo da Costa: Shtëpia botuese O Lutador mund të shtrihet edhe në Kosovë Të gatshëm për ndihma dhe investime në Kosovë Vazhdojnë takimet e veprimtarit Engjëll Koliqi, në kërkim të njohjes së Republikës së Kosovës Engjëll Koliqi: Njëherepërgjithmonë të mbrohet me të gjitha forcat Republika e Kosovës Profesor Engjëll Koliqi ka ligjëruar për Kosovën dhe ka siguruar binjakëzimin... Paralajmërohet ndërtimi i qendrës spitalore e strehimore për fëmijët e paralizuar në Stubëll të Karadakut Caio Werneck: Dr. Jose Saraiva Felipe emisar e misionar i denjë i Republikës së Kosovës Caio Werneck: Një pritje dinjitoze me një festë madhështore për të uruar Republikën e Kosovës Caio Werneck: Engjëll Koliqi sjell freski me muzikën burimore shqiptare Caio Werneck: Fillon implementimi konkret i binjakëzimit Itabirito-Stubëll Në kishat braziliane lutje dhe bekime speciale për Republikën dhe Popullin e Kosovës Engjëll Koliqi: Ka ardhur koha të qërohen hesapet me bijt' e kurvës Rusi Caio Werneck: Ligjëratë me argumente e porosi shumë domethënëse e Engjëll Koliqit Engjëll Koliqi: Republika e Kosovës, shtet kukull apo funksional?! Edhe një ligjëratë e bukur e profesor Engjëll Koliqit në Belo Horizonte Prefektura e kryeqytetit Mineir - Belo Horizonte shikon me interes të madh kah Kosova Caio Werneck: Interesim për ngritjen e një qendre për fekondimin e lopëve në Kosovë Caio Werneck: Veprimtari shqiptar - Engjëll Koliqi në Agjensinë Publike të Turizmit ''Belotur'' Mbremje festive, ne Aschaffenburg te Gjermanise Jemi të gatshëm të investojmë në Kosovë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora