E marte, 19.03.2024, 04:23 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Festë madhështore në Stuttgart - 01.12.2012

E marte, 20.11.2012, 06:17 PM


Festë madhështore me rastin e 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Stuttgart- Filderstadt

Ju njoftojmë se KF Kosova nga Bernhauseni në bashkëpunim me shkollat shqipe „Migjeni“ Stuttgart, “Shpresa” e Ruit- Ostfilndernit dhe shkolla “Dituria” nga Wendlingeni  organizojnë një mbrëmje festive-kulturore dhe familjare në Stuttgart- Filderstadt.

Në këtë mbrëmje do të paraqiten nxënësit e shkollave shqipe me program të pasur kulturo-artistik, si valle, këngë, dhe recitime; por nuk do të mungojnë as surprizat në këtë mbrëmje festive- familjare!

Kurse pjesa e dytë e programit është e rezervuar për këngëtarin e mirënjohur zot. Bajram Gigollin, ku do të kaloni çaste të këndshme!

Shpresojmë se do të gjeni kohë të lirë, që të merrni pjesë në këtë mbrëmje festive, e cila organizohet me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Programi festiv do të mbahet më 01.12.2012 duke filluar prej orës18:00.

Adresa :Uhlberghalle

Mahlestraße 16

70794 Stuttgart- Filderstadt

Për më shumë informata kontaktoni:

Tel: 01727640443  Tel: 0162 5636070    Tel: 01732596723

Keni mundësi të bëni rezervimin e vendeve për këtë mbrëmje  festive!

Me respekt,

këshilli organizativ



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora