E shtune, 20.04.2024, 12:16 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Selisë së ndamjes së cmimit Nobel për Paqe - Oslo

E marte, 22.04.2008, 10:33 AM


Selim Hasanaj
SELISË SË NDAMJES SË CMIMIT NOBEL PER PAQE- OSLO

Lexues i nderuem këtë leter personalisht e kamë pas dorzue në selinë e institucionit në fjalë në Oslo.

Meqense neve shqiptaret institucionin e suej e ndjejmë si nji pjesë të shtepisë son , vendosem edhe ta dergojmë këtë apel tek Juve. Themi kështu pasi Laureate e Cmimit Nobel per Paqe asht nana e jonë e MADHE, Nana Tereze. Kjo Nanë e Botës asht shqiptarja nga Shkupi e quajtun Gonxhe Bojaxhiu.
Populli shqiptarë e veqanrishtë diaspora e jonë në Norvegji apelojmë që ju si institucion i ndamjes së cmimit Nobel per paqe të ndikoni me sa mundeni dhe të apeloni në instancat nderkombëtare dhe edhe ato në Jugosllavi që edhe fëmijet shqiptarë të Nanës Tereze të jetojnë në Paqe dhe Qetsi. Kerkojmë që të ndihmoni që populli shqiptarë i robnuem në Jugosllavi, të lirohet të vetvendos dhe të bajë demokratizimin e jetës së vetë.
Jemi vigjilent se Ju i dini padrejtësitë që Serbia pushtuese me udhëheqjen e saj ekspansioniste i banë popullit shqiptarë. Andaj kerkojmë ndihem dhe perkrahje nga Ju. Jo rastësishtë ua perkujtojmë se udhëheqëja fashiste-cetnike-serbe sot e zbaton dhe e ka vu në jetë per të saten herë deri tani Elaboratin famkeq per zhdukjen e shfarosjen e shqiptarve nga trojet e veta ethnike të perpiluem me 1936 nga Vasa Cubrilloviqi dhe Ivo Andriqi që ky i fundit ma vonë do të bahet laureat i cmimit Nobel per letersi.
Sot ekspansionizmi serb nuk asht i perqendruem si ma parë vetem në Kosovë kunder shqiptarve. Ky ekspansionizem i tregon dhambet edhe ndaj të tjerve. P.sh. në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë etj. Neve apelojmë dhe kerkojmë që ekspansionizmit serb ti thuhet STOP, jo vetem në Kosovë por edhe në viset dhe republikat tjera.
Besojmë thellsisht se forcat demokratike në Jugosllavi dhe në Evropë do të gjajnë forcë per ta ndihmue pamvarsinë e Kosovës dhe të gjitha republikave tjera të Jugosllavisë dhe kështu ekspansionizmit serb ti ndalet turri. Nese forcat demokratike neper hapsinat e republikave të Jugosllavisë nuk perkrahen e posaqërisht nese injorohet Kosova atëherë pa asnji dyshim Evropa do të perballet me nji tragjedi të papame deri me tani.

NENDEGA E LDK-SË
Fylke (kantoni )HEDMARK- NORWAY
Selim Hasanaj
kRYETAR I NENDEGËS
Hamar: 08.09.1991



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora