E premte, 29.03.2024, 01:43 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Abdullah Prapashtica falenderon diplomatët

E diele, 18.11.2012, 01:06 PM


LETËR FALËNDERIMI DIPLOMATËVE SHQIPTAR

AMBASADAVE TË SHQIPËRISË, TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE TË  MAQEDONISË

Së bashku me falënderimin për   ftesën që më është drejtuar bashkërisht  nga tri Ambasadat shqiptare, maqedone e kosovare në  Zvicër , për pjesëmarrje në manifestimin e 100 vjetorit te Shpalljes se Pavarësisë, ju konfirmoi ardhjen dhe pjesëmarrjen time  në këtë gëzim  tonin  të përbashkët të shekullit.

Më lejoni që në emër të familjes  PRAPASHTICA në atdhe dhe në mërgim, Juve personalisht dhe përmes juve edhe personaliteteve  me të larta  diplomatike shqiptar të tri shteteve,  paraprakisht, të JU përcjell urimet vëllazërore me rastin e kësaj feste  gjithëkombëtare .

Me kënaqësi mund të ju them se më gëzoi pa mas organizimi i përbashkët kësaj feste  gjithëkombëtare nga ana e  tri Ambasadave. Mbase kjo është edhe bekimi  i paralajmërimit se nuk është larg dita kur do të realizohet edhe synimi kryesor i Kuvendit te Lidhjes se Prizrenit të 10 qershorit 1878  dhe i 28 nëntorit 1912, për krijimin e shtetit unik shqiptar ku do të përfshihen tëra viset e atdheut dhe kombi ton,  i cili  ende gjendet akoma i ndarë në   6 shtetet.

Më lejoni që të them edhe këtë  se këtë synim tonin fisnik,  në realizimin e të cilit vepruan  tëra gjeneratat  e pas Lidhjes së Prizrenit e  gjer me sot, duhet t´a themi hapur para gjithë Botës sepse procesi i integrimeve ndërkombëtare  nuk mundet të ketë përparësi para integrimeve brenda kombëtarë. Kështu edhe bota, ndaj shqiptarëve që integrohen mes veti, do të ketë konsideratë dhe respekt më të madhe, sepse  vetëm kështu shqiptarët  e dëshmojnë vetëdijen e vet të lartë e dinjitoze si komb me civilizim e qytetërim të lasht evropian.

Vet  ky veprimi i tri Ambasadave: shqiptare, maqedone e kosovare  në Bernë të Zvicrës është një hap kolosal në  drejtim të realizimit të këtij procesi në rruge të civilizuar e paqësore dhe në pajtim  e marrëveshje edhe me popujt tan miq në  Amerikë, Evrope e me gjerë. Bashkimi i kombit shqiptar brenda një shteti   në të ardhmen e aferat do ti kontribuon shuarjes se armiqësive mes popujve të Evropës juglindore dhe do të jetë garant për paq e siguri  edhe për kontinentin e Evropës e me gjer. Koha është që të shuhen armiqësitë dhe të mbretëron paça  edhe  mes popujve në Ballkan .

Uroj që qyesh në vitin e ardhshëm  festën e FLAMURIT KOMBËTAR  t´a festomi si subjekt i ri shtetëror. Si     SHTETET E BASHKUARA SHQIPTARE - SHBSH!

Me konsideratë te lartë

Abdulla Prapashtica

(ND. Ministër në Ministrin e Mbrojtës në ex - QPK të luftës së UÇK)

Rr. At Gjergj Fishta 28a

Prishtinë,

Republika Shqiptare e Kosovës - SHBSH

Vorgaisweg 29

79798 Jestetten

Gjermani – D

e-mail adresa: qëndresa 2012@web.de



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora