| E diele, 18.11.2012, 02:04 PM |
STUHI DHEMBJE: VDEKJA E DANIEL GAZULLIT !
NGA ÇLIRIM UÇA
Sivjet
dimri erdhi me herët se zakonisht dhe si datë fillimi duhet marrë 12 Nëntorin.
Atë ditë ra një stuhi e sertë dhimbje: Në Cervia të Italisë ndërro jetë Daniel
Gazulli.
Acari i
kësaj dhimbje preku një hapësirë të gjerë n`mes të një paraleli dhe meridiani,
ku ndodheshin, familjarë, miq, shokë, dashamirë dhe një opinion i gjerë
lexuesish të tij.
Për të
gjithë të njohurit e Ti, e ata janë të shumtë, Ai ishte stina e bukur e çdo
viti; një copë enciklopedi në vete; model njeriu për familje; model njeriu për
mik; model njeriu për besimin; model njeriu për shoqërinë dhe kombin.
Nuk kishte
si të ishte edhe tjetër, marrë parasysh prejardhjen nga gjeni gazullor, me
shekuj kalitë nëpër betejat e mbijetesës se këtij populli, por dhe në lufte për
arsim, edukim dhe rend shoqëror të emancipuar.
I njohur
me Te, fale një miku, pak ma shume se dy vjet me parë, pata fatin ta jetoj atë
mot të mirë, që ofronte stina e Ti, me natje e mbrëmje gazullore dhe me
anderrime të pafundme, ndonjëherë edhe deri pranë kufijve të se pamundshmes.
I etshëm
për një miqësi të paqt dhe i mrekulluar
që kisha takuar një model miku të atillë, që kohet e vjetra dhe trashëgimia e
mbarë e kishin konservu si për sfidues të rendit të sotëm, moralisht të
çrregulluar, kisha qelë dyer e dritare, për të përfitue sa ma shumë nga
mundësitë që të krijoheshin tue qenë në miqësi me atë burrë të ngjeshur
virtytesh. Ndonjëherë jo edhe krejt pa ndrojtje, se mos po bëhesha egoist e po
i merrja shumë kohë, unë vogëlushi, por edhe tue qenë i ndërgjegjshëm, se edhe
shumë nevojtar si unë po i mbante për barrë. Por jo që Ai nuk po mërzitej, por
shfaqej edhe si kërkues i një kontakti sa me të madh, duke dhanë mësime dhe
detyra, në ato fusha ku Danieli kishte pa mundësi të prekte rezultate konkrete.
Thonë:
ushqimi e rritë urinë! Ashtu po ndodhte me ne (Danielin dhe mua). Tash ma nuk
po mjaftonin mesazhet e përditshme, ose telefonatat e herëpashershme, thjeshtë
për t`a ndegju zërin e Ti shumë karakteristik e me një fuqi melodie frymëzimi (se
nuk ishin gjera madhore ato që bisedonim përmes telefonit), por na brente malli
të takoheshim sa herë do të na vinte mundësia.
Kështu po
ndodhte edhe kësaj radhe. Po na dukeshin të largëta ditët e Gushtit të
sivjem, kur ne ishim takuar për disa
ditë rresht, ndërsa po qëndronim për pushime verore në Lezhë, dhe donim të
takoheshim përsëri, pasi kishte pak ditë që Ai kishte arrit në Itali.
Sapo
ishin përmbushë mundësitë e takimit dhe kishim caktu javën, Danieli po kërkonte
vetëm edhe një ditë me diell. E Hana dhe e Marta e 12 dhe 13 Nëntorit, si dhe e
Enjtja e 15- shit, me rezultojnë me shi,
tha.
Ashtu
edhe ndodhi: pikërisht në ora 16. 00- të se Mërkurës, unë isha atje, por për
t`i dhanë përshëndetjen e fundit. Ishte ky takim im i katërt me Danielin brenda
një viti.
Pikërisht
në atë ore edhe shpirti i Ti po përshëndetej me trupin e pa jetë, për të fjet
përgjithmonë në skrofulla zemrash, ndërtue nder vite e vite me aq dashuri, por
dhe fshehë në vargje dhe rreshta, që përbejnë një manifest, apo edhe një si
copë bible për ndërgjegjen tonë njerëzore dhe kombëtare.
E
ndërkohë, ndërsa unë po kthehesha nga atje, halli i kasolles time të rrënuar në
atë stuhi dhembje të 12 Nëntorit, nuk po e gjente kund shpresën, për të nise
rindërtimin e saj.
Ndoshta
kjo është e vetmja gjë për çka do të me gjykonte rënd Daniel Gazulli, mësuesi im, idoli dhe, gjithsesi, njeriu im
ma i dashtun.
Dritë
pastë e dritë dhashtë shpirti i Ti!
Ma
dhuroftë Zoti një mik si Ai!