Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Reshat Nexhipi: Pse kongresi u mbajt në Manastir dhe si dukej ky qytet ditëve të kësaj ngjarje

| E diele, 18.11.2012, 01:20 PM |


Pse kongresi u mbajt në Manastir dhe si  dukej ky qytet ditëve të kësaj ngjarje

Ekskluzive nga Reshat Nexhipi

Pamja para objektit

Po filloj me pyetjen e dytë. Manastiri,  me Pelisterin  piktoresk  dhe  me Dragorin historik, me emërtim  shqip-dragua,  që kalon  rrëzë objektit të Kongresit,  në këto  ditë të nëntorit  të vitit 1908, kishte fituar një  pamje  të mrekullueshme, si kurrë ndonjëherë në historinë e vet.Rrugët e qytetit, kafenetë  dhe  hotelet  ishin  mbushur me mysafirë, të ardhur nga Prespa, Kërçova, Ohri, Dibra dhe vendeve të tjera të afërta, duke  pritur me padurim  takimin me  ajkën shqiptare, gjegjësisht  me  delegatët  e  Kongresit për  të cilit kishin dëgjuar, por kurrë nuk i kishin parë, edhe  pse me disa prej  tyre ishin në marrëdhënie  fisnore  ose miqësore. Interesimi ishte  i madh  edhe për shkak se delegatët u takonin konfesioneve të ndryshme: Bektashinj, synitë, ortodoksë, katolikë, protestantë etj., por, mos  harrojmë: tërë të një gjaku, gjuhe dhe të një qëllimi. Ata, nuk kishin  vetëm të njëjtin  alfabet, gjë për të cilin ishte thirrur edhe Kongresi në fjalë. Laramania  fetare e tyre  bëri që në Manastir të grumbullohen edhe njerës të kombësive të  tjera, të cilët kishin të njëjtin konfesion me delegatët. Kur jam këtu, për hir të së vërtetës, duhet  të theksoj faktin  që bashkëjetesa  ndëretnike dhe ndërfetare, në  atë kohë, kulminonte,  përveç    tjerave edhe për shkak të tolerancës nga ana e elementit shqiptar i cili,  deri  në vitin 1912 ishte në shumicë  dhe dominues    Manastir. Kështu që, ky qytet, në atë kohë, posaçërisht    vitin 1908, të  shprehem    mënyrë figurative, i  përngjiste një  buketi të  mrekullueshëm  me lule të bukura të cilave u kushtohej kujdes i posaçëm dhe  i  barabartë, sepse, ishte krijuar  bindja që  nëse  vetëm  njëra prej  tyre  prishej, shkatërrohej  tërë buketi. Prandaj dhe  ditën e fillimit    Kongresit,  më 14 nëntor, 2008, para objektit, në të dy anët e lumit, qysh  në orët e para të mëngjezit, ish in mbledhur mijra njerës të dy gjinive, moshave, etnikumeve dhe  konfesioneve të ndryshme, duke përfshirë aty edhe rreth 100 nxënësit shqiptarë që ndiqnin shkollat e mesme  të qytetit, kuptohet në gjuhën turke, por me  disa profesorë shqiptarë, siç  ishte  Bajo Topulli, zavendës  drejtor i gjimnazit, i ngritur  pranë objektit të Kongresit të Alfabetit.  Kalimthi të kujtoj se  në këtë  gjimnaz, ku, siç thashë, më 1908  kishte  rreth 100  nxënës shqiptarë, sot  ka vetëm 7 a 8 dhe asnjë profesor shqiptar!!

Por, t i kthemi  ambjentit  para  objektit të Alfabetit.  Edhe pse  dëbora kishte mbuluar Pelisterin  dhe çatitë e shtëpive më të larta  të qytetit, pra  ishte shumë ftohtë,  qysh  në orët e  para të mëngjezit    të dy anët  e lumit, ishin grumbulluar aqë njerës  sa  që fitohej  përshtypja  sikur  aty po bëhej  ndonjë dasme e madhe, prandaj dhe numri  i të pranishmëve sa vinte dhe shtohej. Përmenda termin dasmë sepse njerëzit, të ftohtin e përballonin përmes valleve dhe këngëve, të cilat pushuan vetëm kur filluan të vinë delegatët.

,,Ardhja e tyre  ishte e organizuar, gjegjësisht  zhvillohej  sipas  ndonjë  protokoli të atëhershëm, me siguri edhe për  t u mbrojtur nga çdo eventualitet, sepse, mos harrojmë, ishte koha e sundimit osman,,-thuhet në literaturën historike  dhe  shtohet se ,,Përqafimet  dhe  lotët  e njerëzve e bënin  edhe më interesant  këtë ngjarje  kaqë  të madhe  historike,, dhe  se  ,,Mahnitës ishte takimi me Mitat Frashërin, për të cilin shqiptarët  e këtij qyteti  kishin dëgjuar kur aty,disa vite para Kongresit, ishte sjellë i lidhur në pranga  babaj i tij Abdyl Frashëri,i cili para të pranishmëve, një provokatorit  që deshte të tallet me  të,  në atë  gjendje, i kishte  thënë afërsisht kështu: ,Unë, me këto hekura, i ngjas bujkut që hedh  në arë farën e cila mbin më vonë...,, Interesant është fakti që kjo bisedë  ndodhi afërsisht para objektit, ku  disa vjet më vonë, siç thashë,  lindi  të Alfabeti, pra, ,,gruri,, që mbolli Abdyli.

Ngjarje, për të qeshur dhe për të qarë

Pushtuesit  serbë të vitit  1912 dhe  ata    regjimit   sllavokomunist  maqedonas,  pas vitit 1945 e këtej, deri në paraqitjen e pluralizmit demokratik,  sidomos  pushtuesit e egër të Beogradit,  jo vetëm që nuk lejonin  të flitej  ose  të shkruhej  për  Kongresin e Alfabetit, por  edhe të  drejtohen sytë  drejt objektit. Lidhur  me këtë, e  pashë    arësyeshme, momentalisht  të dal pak  nga serioziteti  dhe  të evidentoj një  ngjarje të dëgjuar, e  cila tingëllon  si barcoletë  por, me  plot kuptim. Një shqiptar  i  moshuar në kohën e Titos, ishte  duke parë  objektin  e Kongresit  dhe, aqë  tepër  ishte  thelluar  në mendime sa  që, në një moment, i  ishte marrë mendja dhe kishte rënë në lumë, të  cilin e kishte  prapa  shpinës. Kishte keçe të bardhë në  kokë  prandaj dhe, kuptohet  pseja, asnjë  nuk  tentoi  ta  nxjerrë  nga uji. Kur e  pa se mund  të mbytet, filloi  të bërtasë: Poshtë Titua, Rroftë  Ennver Hoxha, Kosova Republikë etj. Disa të  rinj sllavomaqedonas, të  indinjur  nga këto thirrje,  u  hodhë, e  nxorrën dhe  duke e  rahur e shpunë  te  stasioni  i  policisë,  ku i hoqën edhe ndonjë  dajak, por  mbeti  gjallë. U përpoqa  ta  identifikoj  emrin e personit, por  pa sukses, prandaj  dhe ka  mundësi    ngjarja  të jetë  e sajuar, por, siç  thashë, me  plot kuptim, sepse flet për sjelljen e pushtetit komunist ndaj shqiptarëve të Manastirit,  gjë që ishte pasojë e frigës  nga dalja  eventuale   sipërfaqe  e ,,prushit,,  mbuluar me hi  në vitin 1912, menjëherë  pas zavendësimit të pushtuesëve osmanë me atë më të egrin  serb. Të kalojmë tani në pyetjen e parë:

Pse Kongresi i Alfabetit  u mbajt në Manastir

Meqenëse  kësaj pyetje i jam përgjigjur  disa herë  përmes  shkrimeve  të mjia,  madje  edhe përmes  një  fejtoni  relativisht mjaft  të gjatë,  në këtë rast  do  apostrofoj  vetëm   disa  shkaqe  kryesore. E para:    Manastir  kalonte  hekurudha  përmes  së cilës shqiptarët  e asaj ane, sidomos të Jugut,  shkonin në Selanik, Stamboll, Kajro dhe në vende    ndryshme  të Evropës, prej ku, gjatë kthyerjes  në vendlindje, sillnin libra me përmbajtje kombëtare, të cilat i shpërndanin midis  bashkëatdhetarëve të tyre  në Manastir. E dyta, ky qytet  pati fat    ketë familjen më  të njohur  për atdhetarizëm    mbarë  botën shqiptare, të tëra  brezave gjer  më sot, pas asaj    Frashërinjëve- atë  të Qiriazëve, gjashtë  anëtarët  e  së cilës,  tre motra  dhe  po aqë  vëllezër, ishin kush më  i emancipuar nga  tjetri  dhe të  cilët  kryen  vepra  madhështore në  Manastir. Gjerasimi,  fjala  vjen, veç tjerash, hapi  shkollën  private shqipe,  nga  e  cila  dolën  disa intelektualë të shquar të  cilët  kontribuan tepër në organizimin  dhe mbajtjen e Kongresit. Frymëzimin e tij patriotik  e  kishte fituar nga librat e Naim Frashërit me të cilin njihej personalisht. Patriotizmi  i  tij  vjen    shprehje  edhe përmes deklaratës  së tij:  “Përçarësve  të kombit  u  takon litari,, si dhe permes  strofës    një vjershe të tij: “Do punoj  për Mëmëdhe,  gjithë  jetën  sa  të ronj,  do të  zgjoj  edhe ata  që flenë,  kështu  jetën  ta mbaroj,,. Ose: O mëmëzë e dashur, ç na je  kështu,  e ç pate ti,  përse na je helmuar,  përse  na qan e na mban zi,,  Kur  vdiq  Gjerasimi,  i  gjetën  nën  jastëk   një  vjershë    shkruar në  çastet e agonisë së tij.  Ajo  titullohej  “Lamtumirë”  dhe  i  kushtohej  Mëmëdheut të dashur nga  i cili   po  ndahej përgjithmonë.

I  vëllai  i Gjerasimit, Hristo Qiriazi, veç tjerash,  më 1909, ngriti  shtypshkronjën universale  në Manastir e cila nxori 300.000 tekste  ose  tituj në  13 gjuhë, të  cilat  disperzoheshin    tërë  anët e botës, me çka  afirmoi  tepër  çështjen shqiptare nëpërgjithësi  dhe  emrin e Manastirit,  në veçanti. Gjergj Qiriazi,    një rast, ka porositur “Ta ruajmë besën se atë e kemi pasuri që s’e ka popull tjetër në botë”- Sevasti Qiriazi, ka shtuar: ,Mëritë dhe grindjet  t i bashkojmë dhe t i  hedhim në  shportën e dashurisë,, kurse Parashqeva:: “Nuk duhet  të dhimbet  shpirti  dhe koka, kur  është  në pyetje kombi dhe fytyra”.

Rol shumë    madh që Manastiri të  shëndrohet    vendlindje të Alfabetit, lojti   edhe familja e Gërmenjëve, posaçërisht Themistokliu,  pro nar i hotelit  historik,,Liria,, në Manastir.Them  historik  për shkak se aty  u  mbajt Kongresi i Alfabetit  dhe  për shkak të emrit  të tij,  domethënia e të cilit nuk do sqarrim. Në  të, pothuajse çdo mbrëmje  organizoheshin banketë, gjatë të cilave mbaheshin fjalime, këndoheshin këngë të  kohës së çetave, luheshin valle kombëtare, recitoheshin vjersha etj. Përndryshe, se çfarë patriot ishte Themistokliu, flet rasti në vijim.  Para  pushkatimit shfaqi tri dëshira  të padëgjuara  ndonjëherë: 1)    vishej  me  kostum kombëtar shqiptar;  2) Të mos i lidhnin sytë dhe 3- komandën  ta  jepte vetë ai kur duhej të zbrazej në trupin e tij.

Një  shkak  tjetër  pse Kongresi  i Alfabetit  u  mbajt në Manastir është edhe lidhja e ngushtë e  patriotëve  shqiptarë  me  disa konsuj të  huaj në  këtë qytet, kështu    atdhetarët tanë, falë  këtyre lidhjeve, vepronin  më lirisht    realizimin  e qëllimeve  të tyre, si  zyrtarë    konzulatave, siç ishte ajo  e Austrohungarisë, Italisë etj. të cilat,  kuptohet,  përmes  shqip

tarëve  realizonin  aspiratat  e tyre politike, të cilat, ngandonjëherë  përputheshin me edhe me ato shqiptare.

Shpallja e Hyrjetit dhe historia e Manastirit  janë shkak tjetër që ky qytet të shëndrohet në vendlindje të Alfabetit

Shpallja  e Hyrjetit  në Manastir  ndodhi disa  muaj para Kongresit. Bartës kryesorë të kësaj ngjarje ishin shqiptarët në krye me bashkëatdhetarin e tyre Nijazibeun e Resnjës, i cili kishte mundur të grumbullojë mijra shqiptarë    kësaj ane, duke u thënë se do jenë  plotësisht të babartë me turqit, por të pa ndarë nga Perandoria osmane, sepse vetëm ashtu  mund  t i shpëtojnë rrezikut për zaptimin  e trojeve    tyre nga sllavët  dhe grekët, gjë që edhe ndodhi. Me  këtë, nuk  arësyetoj Nijazibeun, por  tregoj shkakun e suksesit të tij dhe të Xhonturqëve nëpërgjithësi.  Këta ishin të vetëdishëm që pa shqiptarët   nuk  do kapardiseshin dot në krye prandaj dhe nuk kishin as guxin as edhe forcë që të pengojnë mbajtjen e Kongresit. Këtë nuk e penguan edhe për shkak se nuk e dinin se çdo  ,,pjellë,,ai Kongres. E dinin se bëhet fjalë për ndonjë alfabet por asesi nuk ua priste mendja që të marrë fund alfabeti pesëshekullor. Ta dinin këtë, me siguri që do bënin çmos për ta penguar  mbajtjen e Kongresit, gjë të cilën e dëshmon fakti që xhonturqit u xhindosën kur dëgjuan rezultatin.

Shkak mjaft i rëndësishëm që Manastiri të shëndrohet në Qendër të lëVizjes  kombëtare shqiptare  dhe në vendlindje të Alfabetit,  pa dyshim, është edhe historia e këtij qyteti, e  pasur me ngjarje  të hidhura  por dhe të lavdishme shqiptare. Kështu që kur atdhetarët  tanë  vizitonin  fushën  e Pellagonisë, u kujtoheshin  stërgjyshët e tyre të parë- pellazgët e para rreth 12 mijë viteve dhe u paraqitej para syve  gjaku i rreth 7000  ushtarëve    mberetit  Bardhyl,  i  derdhur  gjatë  një  betejë  për    rruajtur  këtë  truall  të stërgjyshëve  të vet. Kjo ngjarje  e trishtueshme  u  kujtohej  sidomos kur e shihnin lumin që  kalon  nëpër Pellagoni, me një emër  sllav Cërna Reka, që  mban  edhe sot, dhe që  në shqip do të thotë Lumë i  Zi  dhe  që,  sipas disave, ka    bëjë  me ngjarjen    fjalë, sepse nga gjaku i të vrarëve  uji i atij lumi ishte nxirrë, prandaj dhe emri i parë i tij ishte  Erigon  që si i tillë ekziston në kartat  e  gjeografisë  dhe historisë.         Kur vizitonin lokalitetin  historik Heraklea Linkestis, i  cili  ekziston dhe sot, u  kujtoheshin  linkestët  ilirë, si dhe  gjyshja e Lekës së Madh, e cila rridhte  pikërisht  nga fisi    fjalë. Kur  vinin re  kazermat madhështore dhe  xhamitë  e ngritura  gjer    qiell,  u  dilnin  para syve  Skenderbeu  dhe Ali Pashë  Tepelena, sepse Sulltani,  për të penguar rezistencën  e ty

re,  solli  në Manastir  shumë ushtarë, për nevojat  e    cilëve, u ngritën objektet  në fjalë,  kurse me shpresë se do t i bënte shqiptarët,  për vete,  sulltani përdori  islamizmin,  prandaj dhe, siç  thuhet, xhamia e parë në Ballkan qenka ngritur pikërisht në Manastir,  ku pasuan edhe rreth 70 të tjera, të cilat, sikur mos shkatërroheshin nga pushtuesit barbarë serb dhe komunistët   sllavo-maqedonas,  Manastiri  sot  do  të ishte  ,,Stamboll  i Dytë,,. Kur, atdhetarët tanë, vizitonin  lagjen  e sotme  Dovlexhik,  u  kujtoheshin rreth 1000 shqiptarët e vrarë    mënyrë  tinzake  më 1830,nga ana  e  regjimit  osman etj.Tëra  këto frymëzonin   patriotët  tanë që  Manastirin ta konsiderojnë si të vet dhe të bëjnë  çmos për të mos e humbur, por, fatkeqësisht,  nuk  ia mbrijtën  dot qëllimit. Kështu që, në këtë qytet përveç  gjurmave    posatheksuara  dhe  Objektit  të Alfabetit,  i  lënë, po thuajse në mëshirën e Zotit, ska  mbetur asgjë tjetër.

Në vend të përfundimit

Duke u bazuar në atë që thashë më sipër,  disa  herë, përmes shtypit kam  shkruar dhe në  këtë rast  po e përsëris    vendlindjes  së Alfabetit  i  takon të ketë  përmendoret e Bardhylit, Skenderbederbeut, Ali Pashë Tepelenës dhe Mitat Frashërit, si dhe dy Pllaka përkujtimore  lidhur  me vrasjen e rreth 7 000 ushtarëve  ilirë  në betejën e Pellagonisë dhe rreth 1000 shqiptarëve  të vrarë në vendin Dovlexhik të këtij qyteti, me çka do  pasqyrohej historia disa mijë vjeçare e shqiptarëve të Manastirit, si dhe do t iu mbyllej goja njëherë e përgjithmonë albanofobëve të cilët shqiptarët e këtij qyteti  dhe rrethinës  i quajnë  ardhacakë  të shekullit 18, duke  u bazuar  në ardhjen  e disa  familjeve nga vendet e ndryshme të Shqipërisë, por duke anashkaluar faktin që këto familje, si dhe shumë familje të tjera të Maqedonisë, kanë  ardhur  në vatrat e stërstërgjyshëve    vet  të cilët, për    shpëtuar kokën  nga sllavët  gjysmë të egër të shekullit 7, lëshuan vatrat  e tyre shekullore. Propozimet e mija, lidhur me  përmendoret dhe Pllakat përkujtimore, i bazoj edhe në faktin që në Manastir dhe rrethinë, janë vendosur qindra objekte të tilla,  kushtuar  figurave  dhe  ngjarjeve sllavo maqedonase, të cilat,  krahasuar me ato që kanë të bëjnë me shqiptarët dhe stërgjyshët e tyre,    theksuara më sipër, janë pothuajse baraz me zero.

Lidhur me ngjarjen tepër aktuale të kësaj jave

Një apel nga shqiptarët e vendlindjes së Alfabetit, drejtuar Evropës, kuptohet, përkthyer në anglisht nga Redaksia e Z.SH-së

,, Evropa, nëse  do që t i jepet fund komunizmit në Shqipëri, duhet të aprovojë Statusin Kandidat të saj, me çka do t i linte  me gojë hapur pasardhësit e bllokmenëve dhe do t iu jepte fund njëherë e përgjithmonë manipulimeve të mëtutjeshme të tyre, të cilat pengojnë ecjen  përpara të  vedit të shqiponjave dhe kombit shqiptar nëpërgjthësi. Këtë, Evropa duhet ta bëjë, për  shkak  edhe të 100-vjetorit  të Pavarësisë, me  çka do të lajë edhe  gabimet e paraardhësve të saj të para një shekullit, të cilët  i  lanë të ndarë e të përçarë  bashkëatdhetarët  e  Skenderbeut  i cili me betejat e tij legjendare shpëtoi Kontinentin    fjalë  nga sulmet  osmane, pra do shpërblehet deri diku edhe me heroin ynë kombëtar.