E marte, 23.04.2024, 07:42 PM (GMT+1)

Mendime

Edmond Ismailati: Intervistë me piktorin e Merituar Z. Sotir Capo

E hene, 21.04.2008, 08:00 PM


Intervistë me piktorin e Merituar Z. Sotir Capo

Si ju lindi rruga drejt piktures?

Në klasën e pestë, kam pasur skulptor Dhimitër Canin (i cili ka bërë dhe bustin e Bab Dud Karbunarit) më jepte orën e vizatimit. Mirpo atëhere në vitet 1944-1945 s’kishim bojra duti ose llojra, kishim ca copa të vogla dhe me ato mësonim. Qaja shpesh dhe babai më bleu disa bojra dhe filloja të pikturoja . Mësuesi m’i merrte nga fletorja e vizatimit dhe m’i çonte në stendën e klasës si pikturë e arrirë. Më vonë shkova për kurse në shtëpinë e pionierit, 12-13 vjec kam qënë . Në atë kohë ushtria fashiste kishte stampuar portretet e Duces nëpër mure. Unë dhe me një shok tjetër, i cili është dhe piktor tani, Dhazar Myzeqari, duhet t’i prishnim dhe t’i mbulonim me një pikturë, dy të rinjë me kazëm dhe lopata, e cila simbolizonte ndërtimin e Shqipërisë. Në kurse punoja në shtëpinë e pionierit ku më çoi më tej , për të konkuruar. Kishin ardhur burse për talente, konkurova dhe fitova vendin e dytë në Republikë. Ky çmim më dha të drejtën e vazhdimit të studimeve të mia në Liceun Artistik. Në këtë lice të vetëm në Republike, kishim pedagogë piktorin e Popullit Sadik Kaceli, Nexhmedin Zajmi, Odise Paskali, dhe Abdurahim Buza i cili dhe sot djalin e tij e ka piktor. Në 1953 mbarova të mesmen artistike " Jordan Misja ". Atëherë kur mbarova shkollën, nuk kishte bursa për arte me studime jashtë shtetit, por vetëm për studime në fushën e industrise. Me emëruan në " Gazetën Rinia " dhe " Pionieri " si piktor i saj .Më pas, për t’i shpëtuar ushtrisë, u futa arsimtar, por dhe ata që ishin arsimtar, doli ligji për ushtri të detyruar dhe e kryeva më 1953-1955. Më vonë u emërova më 1955, Skenograf në " Teatrin Popullor " dhe aty nuk qëndrova shumë për arsye së, qyteti im i lindjes më kërkoj për të shërbyer atje. Shkoj fjala deri tek Ministri i Kulturës ku më tha: jeni i pushuar këtu dhe shkoni punoni në Berat, ku fillova si arsimtar dhe, në pallatin e kulturës si skenograf , njëkohëhsisht mbaja peshën e gjithë qytetit, duke zbukuruar qytetin me parulla, pllakata, etj.

Po studimet e larta kur i keni vazhduar?

- Studimet e larta i vazhdova më 1960, ku në këtë vit u hap e konkurova dhe fitova njëkohesisht . Më 1960 - 1965 e mbarova Akademinë. 

Gjatë kësaj periudhe që keni studiuar , c'farë rezultate keni pasur?

Në vitin e parë si student kam qene  me rezultate të shkëlqyera, të mëdha artistike , ku talenti im u formua dukshëm, në plastik , psikologjinë e portretin, materien të cilat unë i asimilova dhe i dhashë një cilesi më të pastër formës artistike. Të gjithë që ishim në vitin e parë e në vazhdim dolëm piktorë, të cilët janë dhe sot artistë të popullit, si Skënder Kamberi " Artist i Popullit ", Naxhi Bakalli dhe piktori shkodran Ferdinad Paci, Dham Blido , Fatmir Haxhiu, Gavri Priftuli, etj .

Gjatë kohës që keni qënë me studime, keni pasur kontakte me piktorë të huaj që vizitonin Institutin e Arteve?

Po kam pasur , si p.sh Profesori i Akademisë së Budapestit ( ka kaluar një kohë e gjatë dhe nuk ja mbajë mend emrin ), kur ai pa punimet e mia, më kërkoi që të isha studenti i tij në Budapest, por ishte shumë e vështirë pasi, nga vendi ynë nuk kish asnjë student për arte jashtë shtetit dhe, frika se mos bëhesha artist dekadent.

Gjatë kohës së punimeve në artin që keni zgjedhur, a keni marë çmime?

Po kam marë çmime me " Mjelsen " ," Portret "  me portretin  " Femra me telat elektrik" që simbolizonte elektrifikimin e vendit, portretin e " Bab Duc Karbunarit "  me afreskun e Kalasë së Beratit e cila është ndarë në tre pjese si: pranvera, dasma dhe puna me vijat e ullirit, kam bërë një tablo dhe portret të Skënderbeut, e skica të tjera . Disa vepra janë të depozituara në " Galerinë e Arteve Kombëtare ''. Duke punuar për një kohë tepër të gjatë me artin e pikturës.

Po për skulpturën ç'mundë të na thoni?

Skulptura gjithmone më ka pëlqyer. Gjatë dy viteve të para kemi marr studime pë rpikturë dhe skulpturë, ku tek të dyja rrymat kam pasur nivel shumë të mirë.
Mbasi mbarova vitin e dytë, kur erdhi momenti që do ndaheshin rrugët se për ç'farë do të vazhdoja, të dy Pedagogët diskutonin , njëri më kërkonte për të vazhduar pikturën dhe tjetri më donte për skulpturën. Më në fund vendosa për pikturën, por dhe punimet skulpturë që bëja më penel, duken si monument skulpture.

A keni menduar t’i dhuroni ndonjë nga punimet e tuaja komunitetit shqiptarqë banon në USA ?

Kam dhënë disa punime , por kominiteti shqiptar po vazhdon për të vendosur një pikturë të përmasave të mëdha murale ku do të vendoset në faqet e një pallati të lartë në qëndër të kryeqytetit Filaderfia të shtetit Pensilvania, ku dhe unë banoj. Me t’u aprovuar kjo kërkesë e komunitetit, unë do të përpiqem që ta realizojë atë sa më shpejtë, ku dhe këtu të mbrijë Legjenda jonë kombëtare.

Në të ardhmen, ç'farë projekte keni në pikturë ?

Me që stërgjyshërit e mi kanë qënë kapitenë Derven Agë të Ali Pashë Tepelenës , së shpejti do të filloj të ndërtoj tablone për këtë figurë, që kam pas shumë shpejtë ndërmend ta realizoj .

Nëse është e mundur, për të shuar kureshtjen, mundë të na thoni si e keni të skicuar?

Ali Pashë Tepelena do të vendoset në një beden të kalase së tij. Aty janë mjetet e kalasë së tij si , topat luftarak, gjylet të rreshtuara sipas madhësisë së tyre dhe do paraqitet figura e Pashait me popullin i ulur në një qilim e duke derdhur vështrimin e tij për të mbrojtur principatën. Nejse gjatë punës e siper vinë dhe perceptime të tjera që plotësojnë figurën e tij, njëkohësishtë do të jetë dhe Vasiliqia me atë veshjen karakteristike të Lunxhërisë së Gjirokastrës, me një kapele të florinjtë që simbolizon kostumet kombëtare. Skica tjetër paraqet kokën e prerë të Ali Pashës të vendosur në tepsi duke ia dorëzuar Sulltanit. Kur ti mbaroj punimet jeni i mirëpritur të vini në studion time dhe ti shikoni ato.

Desha të pyes më tej, ç’kujtime të tjera keni në lidhje me Tepelenën?

(Mendohet pak). Me Tepelenën kam kujtim të vjetër që nuk kam për ta harruar kurrë! Ishin vitet e Lëvizjes Nacional - Çlirimtare . Familja ime e ka mbështetur luftën sic çdo familje patriotësh, ku dhe një motra ime që në moshën 14 -vjecare përkrahu lëvizjen, nga te cilet ishte  një kushuri i parë i babait, ky quhej Kristaq Capo, i cili ishte nga të parët që formoj lëvizjen antifashiste në qytetin e Beratit të cilën e mbeshtetën dhe të rrrinj të tjerë si Margarita Totulani etj. Mos gabohem , Kristaqi ka dhënë mësim në atë kohë në shkollën e Tepelenës .Vente e vinte me një veturë të vogël dhe gjatë udhëtimit për në hyrje të Tepelenës u ndalua nga patrullat fashiste ku bashkë me të ishte dhe një shok tjetër. Kristaqi me vete ka pasur dhe postën sekrete të lëvizjes antifashiste. Për të mos rënë në dorën e armikut posta, ai e gëlltiti atë . Me këtë veprim fashistët e kanë marrë bashkë me shokun e tij dhe e kanë vendosur përballë skuadrës së pushkatimit . Qarku donte të bënte tentativa për t’i shpëtuar ata, por Italianët ishin të shumtë në forca dhe kishin vendosur shumë prita në mbrotje. Kristaqi është pushkatuar me grushtin betim të ngritur lart e me fjalë në gojë duke thënë: '' Poshtë Fashizmi, Rroftë Shqipëria , Rroftë populli Shqiptar! ". Shpejt vite më parë kur kam kaluar për nga Tepelena , në një kthesë , ka qënë dhe emri i tij i vendosur në një lapidar të lartë.

Si ndiheni tani që banoni për një kohë të gjatë larg vendëlindjes suaj?

Eshtë bërë një kohë e gjatë që ndodhem larg saj por, kur të shkojë do të rri për një kohë, dhe do të punoj gjithë ditën duke mos lënë asnjë vend të Beratit pa pikturuar . Dy shokët dhe kolegët e mi njëkohësisht kanë kohë që bëjnë punime me këtë qytet të lashtë për UNESCON . 

Meqë pyetja e mësipërme na afroi me vendlinjen tuaj, a ka pasur interesim për pikturën nga brezat e rinjë në ato kohëra ?

Dëshira ime gjithmone ka ekzistuar që të përkrahet sa më shumë ky art nga të rinjtë. Në rikthimin tim tek vendlindja ishte që të jepja kontributin tim dhe arrita që në fillimet e para u formua një grup i vogël nxënësish që kishin të dhëna për pikturë. Më kujtohet , kur gjatë dhënies së mësimit , vinte shpesh herë një djalosh tek dritarja dhe i mblidhte të dy duart rreth syve dhe donte të dallonte se çfarë bënim brenda. Vendosa t’i flisja një ditë se çfarë kërkonte? Ai m’u përgjigjë " që e kam shumë qejfë pikturën " dhe duke e pyetur , se ç'farë dinte të bënte? Më sjellë më vonë disa piktura të tij të punuara me boje. E pyes se me ç'farë peneli i ke punuar? Ai më tregon se kishte sajuar me një shkop të vogël, ku në majë të sajë kishte vendosur një rrobëz të vogël dhe me atë kishte vepruar. Ishte djali i një kovaci, edhe pse ishte dobët me mësime bëra ç'mos duke kërkuar edhe më lart, që ky djalë të vazhdonte studimet. Aty ku grupi i vogël hodhi hapat e para për pikturë, kërkova që aty të ngrihej dhe shkolla. Më pas u aprovua dhe u krijua Liceu Artistik " Ajet Xhindole ". Po, me të rinjtë, po ndihmoj dhe këtu në Filaderfia , jap mësim një herë në javë tek femijtë shqiptar që tregojnë interesim, por më shumë pjesëmarrje kërkoj të ketë, megjithate shpresoj në të ardhmen të ketë më shumë pjesëmarrje.
Kushtet na i kijon komuniteti shqiptar " Bijtë e Shqipes " që banon këtu.

Ju faleminderit për këtë bisedë vellazërore dhe eshte kenaqsia ime, për kohën që vendosët në dispozicion.

Gjithashtu , dhe unë ju falenderoj !
 
Bisedoi:  Edmond Ismailati



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora