E shtune, 20.04.2024, 02:45 PM (GMT+1)

Mendime

Skender Korça: A jemi në krizë morale si popull?

E hene, 21.04.2008, 08:59 PM


Skender Korça
A jemi në krizë morale si popull?

Shkruan: Skender KORÇA, Gjilan

Kur takohen shqiptarët “këtej” me ata “andej”  çdo qyteti në Kosovë  apo mes distancave gjeografike shfaqet para së gjithash si një lloj tensioni psikologjik, një duel për idetë, herë i hijshëm herë i pakëndshëm, midis komplekseve të superioritetit e të inferioritetit. Shpesh bisedat u ngjajnë seminareve informale të ekonomisë politike, sa kohë përqendrohen në kontrastet midis mirëqenies dhe dëfrimit, mundimit dhe shpërblimit, ditës dhe natës. Sikush e ka interpretimin e vet për fabulën e lashtë të gjinkallës dhe të milingonës, edhe pse gjykimet morale nuk janë aq drejtvizore sa ç’mund të kujtohen. Shumë shqiptarë të Kosovës kthehen nga puna dhe nga çdo gjë në Kosovë sikur të janë të tërbuar e kurrë me disponim dhe ndenje të mrekulluar nga  jeta e atjeshme në punë, e këtushme, të kudoshme, nga jeta e njëllojtë , njëlloj të lemerisur nga anemia morale, ose parregullsia dhe kaosi dhe paqëndrueshmëria e rendit publik, asaj që shohin dhe asaj që ende nuk e kanë parë dhe mendojnë të e shohin….por mos harrohet edhe nga korrupsioni i kthyer në art, në një mozaik që nuk  luftohet në Kosovë, por, kërkohet të gjejën gurin dhe të marrin pjesë të gjithë në atë mozaik për të përfituar diçka dhe për të humbur atë që kanë ndërtuar me jetë të tërë si parim dhe princip…. . Përkundrazi, jo rrallë qëllon të shkelin në dhe mbi ligje me sigurinë morale të dikujt që ka zgjedhur të mos e braktisë më kurrë këtë jetë se aty fitohet mirë edhe në në çaste të vështira kur po kalon populli dhe tërë Kosova, kur i varfëri ka shumë borgje ne jetë , pse eksiston në këtë parajsë të çmendur kur çdo gjë është vënë në krizë morale njerzore.
Në Kosovë pohohet me modesti, modestisht, pamundësinë për të përballuar zallamahinë e vrazhdë të kësaj jete në Kosovë ose kushtet me këtë moral të skamur. Rastësia e të qenit këtej dhe andej çdo qyteti në Kosovë dhe për të ndryshuar diçka në këtë Kosovë , për të ruajtur moral  kthehet kështu në një vijë ndarëse :personalitetesh, filozofishë, madje edhe vetë konceptesh për ekzistencën.

Pse të mbesim me këtë krizë morale? Nga të fillojmë të ndryshojmë? Ku i bje fillimi dhe mbarimi i fillit në Kosovë…A ka fill kjo punë???
Janë dy taborre me njërzë që i ka hedhë vorbulla në këtë motiv morali: Njërit nuk duhet të i prishet lezeti me asgjë e tjetri i shtypur po sheh se çfarë të bëjë. Nuk duron ky i dyti asgjë, por ka frikën dhe dilemën hajt se po bëhet mirë….Një dyshim për të jetuar në këtë krizë morale në këtë Kosovë kur thuhet: Nuk kemi arsimim në Kosovë, nuk kemi shëndetësi në Kosovë, nuk kemi ekonomi në Kosovë dhe asgjë në asnjë vend nuk është mirë dhe nuk bëhet mirë…As moral e as shpirtë për të pasur moral në Kosovë… këta janë zëra që dëgjohen çdo ditë në Kosovë dhe flasin edhe ata që punojnë dikund dhe marrin nga pak të holla nga ky shtet i sapo formuar…Morali thonë se është punë e madhe. Shpirti pa moral është si të bartësh mbi vete një shpirt të huaj dhe të i bësh gjërat pa shpirtë.
Sa me ngulm themi se kemi Institucione që kanë moral dhe aty bëhen greva e largim nga puna çdo ditë, dmth fjala moral është një plotsim fjalori dhe jo në objektivë që e synojmë për të arritur. Moral është të i kthehet edhe dinjiteti instucioneve dhe çka paskan bërë këto institucione nëse nuk e kanë pasë këtë dinjitet-moral…Shumë keq…

Këto shpjegime janë natyrisht pasoja të një vështrimi të deformuar, pothuajse patologjik, të jetës kosovare; dhe në këtë mes këmbëngulja titanike e regjimit të rendit që vetë e deshkan kështu, për ta homogjenizuar Kosovën me  rolin e vet të dorës së parë, në mos vendimtar, për ta shpëtuar së pari moralin pastaj Kosovën. Shoqëria civile në Kosovë prej kohësh refuzon t’i marrë parasysh seriozisht dallimet e shumëllojshme midis asaj që ka ndodhë dhe asaj që shihet të thellohet edhe më në moral. Refuzon sepse nuk është gati që t’i marrë parasysh këto dallime në leximet që ia bën realitetit me këtë mungesë morali, sepse nuk ushtrojnë as intucionet moral dhe nuk duan të kanë moral,ose ngaqë nuk i ka mjetet për t’i përtypur logjikat që duhet prodhuar moral. Një e tillë mefshtësi është edhe recetë për sanksionim të përçarjes, sa kohë që trajtimi i problemeve nga më të mprehtit e sociologjisë dhe të kulturologjisë në Kosovë u lihet në dorë kohës së stihishme , me një arsye se do rregullohen dhe nuk intervenohet shpejtë të shpëtohet qytetari në Kosovë për të treguar dhe definuar se në Kosovë do ketë moral. Ishalla nuk jemi në krizë morale…Kur asgjë askush nuk e pranon por ngarendin gjërat me shumë (pak) moral se po formoësohemi me krenari për të bërë moral veprimi e jo tregimi përrallor.
Kur të përmisohen segmentet në jëtën e Kosovës: arsmimi, shkenca, kultura, shëndetësia, ekonomia dhe çdo gjë, fillon të kthehet ajo fjalë që guxojmë të përmendim - MORALI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora