Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zeqir Lushaj: Djem t’Kosovës – Lavdi paçi!

| E shtune, 17.11.2012, 12:14 PM |


Një jetë luftë, një shekull Pamvarësi (12)

DJEM T’KOSOVËS: - LAVDI PAÇI!

– Kushtuar legjendës kosovare, Adem Demaçit –

Teksti: Zeqir Lushaj
Këndon: Grupi folklorik Hajvalia

Djem t’Kosovës, – Lavdi paçi!
Balli i juej, Adem Demaçi.

Qysh i ri 20 vjecarë,
I duel zani si shkrimtar.

Djal i ri me urti t’plakut,
Shkroi romanin “gjarprinjt e gjakut”.

Pse shkrimtari e tha t’vërtetën,
N’burgjet serbe e kaloj jetën.

N’burgje t’errta, 30-vjet,
Pa dritë të syve Baca mbet!

Tuj lyp t’drejta e barazi,
Jeta e trimit kaloi n’qeli,

Thrret Kosova, -Adem, he burrë!
Emni Yt, asht ba flamur!

Jeta Jote i tregoi Botës.
Ka MANDELE, në mes t’Europës!

Mbushe Kosova krenari,
I ka Demaçat shpi për shpi,

Kurrë s’ka morte Dardania,
Do t’fitojë demokracia,

Ka me ardhë dita e mbarë,
Për bashkimin gjith-kombëtar !

Tiranë, 1988

( Nga libri “Fjala mbi tel… “, faqe 31)