E marte, 16.04.2024, 09:19 PM (GMT+1)

Editorial » Sidheri

Elvi Sidheri: Histori kulisash dhe te vertetash per 100 vjetor!

E enjte, 15.11.2012, 08:53 PM


Histori kulisash dhe te vertetash per 100 vjetor!

Nga Elvi Sidheri

Nuk e di a e vuri re tjeterkush, apo vetem syri im "atdhedashes", i cili ndoshta i gjemon edhe panevojshem keto detajeza, por m'u duk mua pra, apo zonja e nderuar Hillary Clinton, zgjodhi te vinte ne Rinas "KUQ E ZI"?

Sepse sic e pashe une, kjo grua e dashur, e cila njihet per dashamiresine e saj ndaj ceshtjes tone kombetare, ajo pra, sapo u shfaq jashte deres se avionit zyrtar "Air Force...something" kishte veshur nje pallto te hijeshme te zeze dhe si per kombinim "do Zoti" te paramenduar, ne qafe ajo mbante nje shall te bukur ngjyre te kuqe!!!!!

Kjo rastesi, apo ky veprim i qellimte, a nje Zot e di sesi t'a cilesojme kete ndodhi te rralle ne nje vecanti unike, kjo gje pra, mua personalisht me la "pa mend", porsa TV-te shqiptare shperndane me njefare vonese pamjet e para te vizites ne fjale te zonjes sekretare shteti ne Tiranen me shi vjeshtor ate dite.

Me pas, takimet e saj normale me kreret e shtetit tone, si dhe me nje grusht femijesh te nje shkolle me emrin e presidentit Wilson, e ne fund takimi me "te gjatin" opozitar, keto gjera pak me bene shume pershtypje.

Sic i themi ne "Tironsshe"...:"petllen m'a hoqi fare" fjalimi i mrekullueshem, brilant, i mprehte, i dashur dhe i perkujdesur qe zonja e madhe mbajti para parlamentit shqiptar.

Aty gojetaria e ketij njeriu, njohurite e saj te gjera mbi punet shqiptare, historine dhe vuajtjet tona, dhembshuria e dashuria e saj per neve shqiptaret, dolen dukshem ne pah!

Ftohtesise tipike diplomatike, frazave te bera, shablloneve qe rendom thuhen deri ne nje inflacion total kuptimi dhe permbajtjeje, gjithe ketyre gjerave zonja sekretare iu shmang me qellim.

Dhe ajo qe rrjedhshem doli nga goja e saj, ishte nje bashkebisedim, jo vetem me ata rreth 140 deputete prezente ne salle, por edhe me te 4 milione e 200 e ca mije shtetasit me gjendje civile ne Shqiperi dhe me shqiptaret kudo neper rajonin tone.

Ajo qe cdo shqiptar i paroitur (rrjedhur) nga trute, do e kishte kuptuar domosdoshmerisht ne fund te fjales se saj, do ishte dicka e qarte si drita e diellit!

Prandaj edhe debilizmat e zakonshme politike, neper gazetat e se nesermes, edhe kazanin me te qelbur te pleherave do e kishin pak!

Te shkosh e te sterhollohesh neper interpretime, te humbesh qellimisht ne perkthim (lost in translation, sic thone amerikanet), me synimin qe fjalimin apolitik e puro PROSHQIPTAR te zonjes sekretare, t'a kthesh ne favorin e axhendes tende politike, ky eshte nje KRIM antikombetar!

Por sic edhe e dime nga eksperienca e gjate, antishqiptarizmi, fatkeqesisht ka lindur bashke me vete shqiptarin!

Qe te tjeret s'na duan edhe aq, kete e dime.

Por edhe me te qarte nevojitet t'a kemi, qe sa c'e urrejme ne vetveten, pakkush na urren neve!

Ceshtja eshte qe kushdo qe historikisht, ka dashur te na beje keq, ai ose ata, tek shqiptaret veteurryes, ka/kane gjetur aleatet me te mire per realizimin e qellimeve te tyre ogurzeza.

Vetem keshtu mund te shpjegohet sesi pas asaj fjale madheshtore, me shume pak perjashtime, gati askujt, as "iu prish gjiza" dhe mesazhi i zonjes Clinton u la ne heshtje, u keqinterpretua, apo u shtrydh ne ate pike, sa me s'kishte aspak kuptim.

E vertete, ajo foli per korrupsionin, dialogun politik e po ashtu beri nje apel per zgjedhjet e ardheshme parlamentare.

S'po i hyj ketu analizes a iu drejtua njeres apo tjetres pale, ne te djathte a te majte te kuvendit?

Por do donte theksuar, qe vertete njeres pale, asaj qeverisese, i kerkoi dialogun dhe organizimin e zgjedhjeve te ndershme (sic kane qene sipas cdo raporti nderkombetar, secila zgjedhje nga 2003-shi e deri ne 2011-en, se ndryshe qeverite tona afermendsh t'i njihte kush e aq me pak te kishim hyre ne NATO e te ishim para dyerve te BE-se)!...

-Kurse pales tjeter, iu nenkuptua, ashtu sic kur eshte dashur, i eshte thene me ze te larte, se kryengritjet, qofte edhe disa oreshe, ne 10-vjecarin e dyte te mijevjecarit te ri ne mes te Europes, ne nje vend te NATO-s NUK LEJOHEN!

Kaq iu tha zonja Clinton partive e politikaneve tane, gjera qe ua kane thene edhe ambasadore e funksionare te tjere amerikane te nje rangu me te ulet.

Ajo qe mua me mikloi veshin, m'a ngriti zemren peshe, ishin fjalet e forta si shkrepetime qe zonja sekretare e shtetit, na dedikoi neve te tjereve, gjindjes, vegjelise, nen-olimpasve, pra popullit shqiptar.

Dhe aty une qe mendoj se degjoj nga veshet, kuptova shume gjera ashtu si edhe m'u konfirmua dhe njehere admirimi per zonjen Clinton e familjen e saj, respekti per Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe bindja qe ky aleat do jete krah nesh sa here te jete nevoja.

Tre momente ishin kyce ne fjalen e saj tejet frymezuese e inkurajuese.

E para ishte dalja e saj jashte skemave diplomatike dhe pozicionimi krah nesh edhe larg pergjate historise.

E pohoj kete sepse zonja Clinton, duke folur per mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara dhe te presidentit Wilson, tha me plote goje:"se ata kishin penguar copetimin e Shqiperise"!

T'u siguroj se ketu zonja e madhe, ka kaluar linjat diplomatike e ka marre qartesisht krahun tone, pasi vec librave tane, cdo burim tjeter i huaj historik, periudhen e pavaresise sone dhe copetimin e trojeve shqiptare, e fut tek koha e Lufterave Ballkanike dhe tek ndarja mes paleve nderluftuese e ish-tokave osmane.

Kaq!

Mjafton qe edhe kete fakt, zonja sekretare e shtetit amerikane, duke folur "ZYRTARISHT" e jo ne ndonje darke private, ajo dhe shteti me i fuqishem i botes, e shohin me kendveshtrimin tone shqiptar, mjafton kaq qe neve te jemi shume me teper sesa Te Lumtur!

Me pas ajo, ne te kundert te shume zyrtareve e politikaneve tane, si dhe nje shpure masive te huajsh dashakaqe, historine e Shqiperise e popullit tone, nuk e kufizoi kurresesi si vetem brenda ketyre 100 viteve nga shpallja e pavaresise!

Por me inteligjence ajo permendi 100 vjetorin, ne historine e lashte (ancient) te popullit shqiptar.

Dhe e treta e me e rendesishmja, ajo beri nje deklarate "bombe", te cilen na e deklaronte neve shqiptareve, shtetit tone 100 vjecar, por mbi te gjitha secilit prej fqinjeve tane.

Atyre ne Beograd, qe hane miza konkretisht ne nje shtet qe po u behet si Pashalleku i Beogradit para 170 vitesh, sllaveve te Fyrom-it e monumento-cmendurise se tyre dhe heleneve brekegrisur qe lypin ndonje euro anembane Europes e akoma na "gefurren" (fryhen) neve!

Ajo tha tekstualisht, pa doreza, pa asnje nenkuptim, se Shtetet e Bashkuara te Amerikes, kane qene krah Shqiperise per keto 100 vite dhe do jene krah nesh ...edhe per 100 vite te tjera edhe per 100 te tjera dhe per 100 te tjera!

Mua kjo shprehje, keto fjale, ky zotim solemn, me beri te lumtur, te forte e me dha edhe me shume guxim e besim per te ardhmen time, te shtetit e te popullit tim.

Vertet shteti yne, nuk i merr 3 miliarde dollaret zyrtare (a me shume vjetore) ndihme nga amerikanet si Izraeli.

Por mbeshtetja e gjitheanshme amerikane ndaj nesh, eshte sidoqotejete e pashembullt.

Wilsoni dikur i cytur e bindur nga lufta e shqiptareve ne terren per shtetin e tyre, kunder grekesh, serbesh e italianesh dhe nga influenca e shoqerise Vatra dhe korcareve mendjendritur e shqiptareve te tjere te Amerikes, ai president pra, paskershka nisur nje rruge te mrekullueshme, e cila bekimin e fundit porsa e mori nga fjalet e zonjes Clinton!

Viti 1999-e e bombat mbi Beograd, te cilat me shume plasnin ne kokat e dehura ne dhimbjen e shuar ne vodken e ruseve te deshperuar e te pafuqishem ne Kremlin, ai vit pra ishte vetem nje tjeter konfirmim i kesaj mbeshtetje.

Ato bomba njekohesisht, i dhane edhe Europes qe me duart e saj, na kishte ndare, copetuar, mohuar ekzistencen, harruar e marre neper kembe, i dhane nje leksion qe Europa nuk do te mundet t'a harroje kurre!

Prandaj kjo Europa vazhdon t'i lere serbet gjakatare, qe t'i varen tek breket e u koncedon atyre ndihma e statuse kandidat, megjithese po keta serbet perdite shkelin qetesisht mbi genocidet e tyre, mohojne Srebrenicen dhe masakrat e tjera!

Por kujtdo, zonja Clinton i beri dhe njehere me te gjithe forcen te ditur, se Shqiperia 100 vjecare e shqiptaret, e kane nje ALEAT!

Me te mirin, me demokratikun, me te zhvilluarin, me te fuqishmin ushtarakisht, sepse neve kemi pasur dhe do te kemi ne krah Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Me siguri do kemi edhe Zotin!

Sesa do kemi veten aleat apo armik, kesaj s'do i dihet kurre nderkohe!

Mua vete KAQ me mjafton qe per kete 100 vjetor te shtetit tim, te jem mese i gezuar.

Nje shtet me 100 vite historie moderne, tregon pjekuri, tradite dhe per me teper eshte me i vjeter se mbi gjysma e shteteve te botes.

Ky konfirmim madheshtor i mbeshtetjes amerikane, eshte qershia mbi torten e 100 vjetorit tone.

FALEMINDERIT zonja Clinton qe erdhi vete te na e thoshte!

Per fat qe ate dite, sipas tradites mortore opozitare, ate dite pra, askush s'e dogji veten.

Sepse pas hezbollaizimit te cadrave ne shesh, identikisht si hezbollahet libaneze dikur para qeverise ne Beirut, pas tentatives per sjelljen e ndonje bishti te "pranveres arabe" me kryengritjen e fundjanarit vjet dhe pergjigjes elokuente , qe per shembull nje zyrtar i larte amerikan dha, duke shpjeguar se Shqiperia ndodhet ne veri, per me teper ne Europe dhe jo largqofte ne Arabi a Afrike, tani ndonje mendje plot fantazi opozitare, na shpiku edhe kamikazizmin vetedjeges!

Sidomos gjysem ore para se komisioneri Fyle te propozonte Statusin Kandidat BE-je per Shqiperine!

Sikur, ata majtas te zbrisnin nga rete ne toke, do shihnin qe ne kete 100 vjetor, Shqiperia ka aq kriminalitet, dhune familjare, keqtrajtime grash e femijesh, paudhesishe, infeksioni Neo-Otoman, sistem mjekesor problematik etj, sa s'ka fare nevoje per keto "strategji arabe" te te berit opozite.

Dhe mbi te gjitha, jo duke perdorur shtresen me te vuajtur e nderuar te shoqerise, te Perndjekurit Politike qe ia dolen ferrit komunist.

Kur mbeten gjalle pas internimeve, ata mund te shkonin e te kerkonin shpagim tek Hierarket Komuniste e aty largqofte edhe t'a jepnin jeten, por nuk e bene!

Prandaj, mjaft me me sakrifikimin e tyre, te ndergjegjes se gjalle te popullit tone.

Per t'a mbyllur kete reflektim 100 vjetori, po merrem pak edhe me greket, varrezat dhe Agimet e tyre te Arta!

Po qe se shteti yne, per arsye integrimi dhe per shkak te emigranteve tane etj, nuk e ngre hapur zerin ndaj turmave te humbamenove qe nga Helladha vijne te nderojne ushtaret e tyre ne Kelcyre e Boboshtice e aty ndonje jevgjit, barkderr, i palare e jargavites i Agimit te Arte, ia keput ndonje "mufke" (pallavre), atehere dikush nga 2 milione e 840 mije banoret rezidente te Shqiperise, nevojitet t'ia tregoje vendin atyre palacove.

Ne token tone, askush s'duhet te guxoje te na provokoje!

Te vdekurit e tyre pa nder, te 1942-shit etj, le t'i kujtojne greket, se ata te Luftes se I-re Boterore kane vdekur prej pushkeve shqiptare si pushtues.

Por po guxuan te na provokojne ne territorin tone, atehere do doja te shihja shume here me teper njerez se djemte e PDIU-se apo AK-se qe i kundershtojne dhe ua thyejne hundet.

Sepse ashtu do marrin vesh.

Kur u ka falimentuar shteti dhe s'kane c'te hane, inatin te mos e kerkojne tek neve helenet!

Fundja keshtu do kishte menduar edhe katragjyshi im, komiti patriot Jovan Prifti i cili dikur la Bostonin dhe bashke me Gramenon, Germenjin e Bellkamenin , grekeve ua tregonte tyten e pushkes.

Edhe ne emer te tij them, 100 vjetor te lumtur vendi im SHQIPERI!

PS: Si proteste ndaj TV-ve shqiptare, qe shkruajne pa "Ç dhe ë" edhe pas 100 vitesh shtet, keshtu bera edhe une sot.



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora