E shtune, 20.04.2024, 04:53 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Po zbrazet malësia

E merkure, 14.11.2012, 07:11 PM


Demir KRASNIQI

PO ZBRAZET MALËSIA

Po zbrazet malësia ,
Trojet shekullore ,
Po ikin njerëzia
Nga fshatrat malore !

Nga fshatrat malore
Po ikë popullata ,
Shumë banka shkollore
Po mbesin të thata !

Po na fiken zjarret ,
Shtëpitë po rrënohen ,
Po na humbin varret ,
Shkollat po shkatërrohen !

Nga kushtet e vështira –
Po ikin në qytet !
Për kushte ma t’ mira –
Po ikin n’ kurbet !

Odat mbet pa burra ,
Tokat mbet  pa bujq ,
Veku pa pëlhura ,
Malet mbush me ujq !...

Arat bukëtore
Çdo  ditë po djerrohen ,
Vatrat stërgjyshore
Çdo ditë po shkretohen !...

Livadhe e kullosa
Po bëhen zabele ;
S’ ka kosëtarë me kosa ,
As barinj me dele !...

Po shterohen krojet ,
Malet pa malësorë ,
Po na zbrazen trojet ,
Dasmat pa dasmorë !...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora