E marte, 16.04.2024, 01:48 PM (GMT+1)

Kulturë

Krist Gjinaj: I madhi Daniel Gazulli?

E marte, 13.11.2012, 08:43 PM


I madhi Daniel Gazulli?

Ai qe nuk i perket atdheut te tij, nuk i perket as njerezimit. - (Bjelinski)

Me rastin e kalimit në amshim të dijetarit e Atdhetarit Daniel Gazulli

Nga Krist Gjinaj

Shumë njerez harrojnë dashurin dhe vleren e Atdheut, harrojnë ujin e ëmbël që buron nga krojet e pasterta të Atdheut , e cka është edhe me tronditese është ajo se njeriu mendon se vetem fjala Atdhe i përmbush të gjitha dhe mjafton vetem deklarat , e puna e mundi , ku mbeti??

Mirpo, fjala është fjalë, ndersa puna është punë.

Të punosh për të miren e Atdheut dhe të kombit do të thotë të punosh me shpirt e zemer dhe dashuri, të punosh pa e perdorurë politiken sepse politika dhe dashuria  janë të ngaterruara ne mes vete.

Njëra ka në vete dashurin , ndersa e tjetra ka në vete dredhin dhe dominancen.

Atdheu dhe kombi nuk duhen me lajka-duhen me dashuri dhe me dituri, me të verteten dhe me të urten.

Njeriu pa dashurin e Atdheut është një njeri që jeton sa për të jetuarë, pastaj për të vdekurë dhe për të u harruarë .

Ne shoqerin shqiptare, shpesh ka ndodhë e kunderta , sepse së pari ka luajtur rol politika e dominanca e pastaj dashuria për të miren dhe zhvillimin e përparimin kombëtarë.

Në rrethan të tilla, jetoj dhe veproj i madhi Daniel Gazulli , i cili, jetoj duke e dashur Atdheun , kombin gjuhen , kulturen dhe duke u munduarë për një shoqeri të paster shpirterore dhe edukative.

Edhepse jeta ishte një barrë e madhe për ketë kolos, ky prapëseprapë nuk u përkul as nuk u thye shpirterisht, sepse cdo gjë mund të i marresh njeriut por endrren nuk mundesh të i´a marresh kurrë.

I lindur për pend, i kalitur për pend, dhe trashegimi penden brez pas brezi -i madhi Daniel Gazulli e deshmon me punen , shkrimet dhe veprat e tij.

S´do të thotë të bërtasesh që dikush të kupton , por do të thotë te fales qetë e butë, me fakte e me dituri-kjo ishte motoja e të nderuarit Daniel duke u bazuarë në thenjen filozofike të Balzakut  se " Zemra e njeriut ka kufi ne dashuri, por jo edhe ne urretje."

I ushqyer me vepren Atdhetare nga farnceskanet e sidomos nga At Justin Rrota , i madhi Daniel do të e mbanë të ngulurë në koken e tij menqurin dhe diturin që e degjonte cdo here nga At Justini.

Komunizmi e kishte shkelur token e bekuarë shqiptare dhe kjo tokë udhehiqej nga djali i "Baba qenit " i cili as nuk ishte qen as njeri , por ishte bish që nuk ngopej së ushqyeri me gajkun e dijetarve dhe patriotve shqiptarë e sidomos të klerit katolik që ishin me shekuj më shumë të arsimuarë se vete djali i "Baba qenit" i cili nuk ishte as për lopar.

Danieli do të përjetonte një thymje shpirterore, një cungim për shprehjen e talentit dhe të dituris ,dhe do të obligohej të punonte e jetonte ashtu si thonte i bibi i "Baba qenit"

Jo vetem Danieli por shumë si ky , me pregaditje shkollore , eme njohuri të thella -duhej të nderronin profesionin e të punonin punë bujqesore sikur të mos kishin asnjë ditë shkollë.

Për Atdhetaret e dijetaret, jeta ishte shendrru dhe ishte ba ferr, ndersa për spijunet jeta ishte ba parajsë në tokë e dikur do të behej ferr në atë botë.

Ferin e tokes e shijoj edhe i biri i "Baba qenit " i cili u cmend e s´dinte se as ku është.

Por për Atdhetaret ishte një thenje që i percillte cdo ditë:

"Uroj qe kur te vdes te shkoj ne parajse, sepse ferrin e jetova ketu. "

Në shkrimin dhe rujtjen e dialektit gjuhësorë , Danieli do të ishte i pazevendueshem dhe do të e runte me kurreshtje gjuhen dhe shkrimin e Kongresit të Manastirit, te kësaj gjuhe që e shkelen dhe e shkelin edhe sot nga dita në ditë.Ofshama e mbrendshme shpirterore e Danielit do të shprehet në vargje, shkrime ,vepra , debate dhe ese të ndryshme.

Shkelja e gjuhes shqipe behej si cdo here me shekuj e shekuj, ndalohej të shkruhej, ndalohej të lexohej e krejt me urrejtjen se kjo gjuhë dhe ky dialekt është shkrue nga kleri katolik shqiptarë dhe  " s´duhej " mësuar gjuhen e prifterinjeve.

Të gjitha këto të zeza , i vepruan shqipfolesat shekuj pas shekujve por edhe pas ramjes së sistemit komunist dhe ligjit të "Baba qenit " në Shqipëri.

Shkuan ata e erdhen të tjeret- u ba veq një shendrrim antikombetarë.

Shahej cdo figurë kombtare që i përkiste perkatsis fetare të krishtere, e kjo , nxiste një cudi të madhe te Danieli dhe shumë të tjerë Atdhedashes të cilet e kishin dhe do të e ken doren dhe mendjen e palodhurë për të miren e kombi .

Duke shkruar cdo here për të miren e shqoeris,për nxerrjen në dritë të personaliteteve të mdhaja kombtare-Danieli do të punon deri në frymen e fundit që të e flet fjalen e tij , të shpreh shqetesimin e tij dhe të u rrin përballë shqipfolsave të cilët edhe tash tentonin të e zhdukin edhe historin por edhe gjuhen, edhe nga ana fetare por edhe nga ana politke e shkombtarizuse, që  ka si qellim uljen e dituris në shoqerin tonë shqiptare dhe zhdukjen e ndjenjes kombëtare.

Si një filozof, Daniel Gazulli do të e deshmon veten se dituria e tij ishte një filozofi e rralë dhe për ketë ai shkruan :

"Që ky komb i lashtë i Mesdheut të bahej shtet e të mund t’i dilte zot vetes, nuk mjaftonin martinat e topat e kohës mbarë; duhesh dituni, pa të cilen asnjë komb nuk mundi t’u bajë ballë rrebesheve të historisë. Asht kjo arësyeja që pushtuesit kudo në botë, ma parë se kështjelalt, rrafshojnë shkollat, themelin e ndërgjegjes kombëtare e liridashëse." (Daniel Gazulli: At Gjergj Fishta - vetëdija e kombit shqiptar)

Kjo thanje përputhet mirë edhe me thenjen filozofike të Konstandin Miladinovi-it i cili thotë:"Cdo popull mund të arsimohet më shpejt në gjuhë të vet."

Në këto tipare, do të përmbahen sidomos franceskaet të cilet bënin cdo gjë që gjuha shqipe të jetë gjuhë e shqiptarit në mënyrë që shqiptari të jetë i arsimuarë, i pamvarur dhe të dij të jetë si dikur me heret që ishte.

Kur një poplli të i hjekesh historin, kulturen , gjuhe, atëhere cka mbetet tjeter ??

Fal Zotit, në token e bekume shqiptare, lindin cdo here burra e burra të cilet lindin rrallë.Por lindja e tyne është një dhuratë e dërguarë nga Zoti, është një nevojë e shoqerisë shqiptare dhe është një domosdoshmeri për ketë popull të shkelun shekuj mbas shekujve.

I tillë ishte edhe Daniel Gazulli i cili deri në frymen e fundit nuk do të e ndal punen e palodhurë për të miren e kombit, edhepse i lodhur me shendet , ai do të e ndjente veten të  ri dhe të shendosh për të miren  tonë .

Ai nuk dinte të heshte, sepse heshtjen nuk e kishte trashegim gjenetik as nuk e kishte të mbjellurë në shpirt.

I madhi Daniel Gazulli do të mbetet gjithmonë si udhërrefim dhe shembullë për të brezat e tashem por edhe ata që do të vijnë më pas, do të jetë shembullë ashtu si ishin edhe Gazullaret e tjerë të mëhershem.

Pushoftë në paqe dhe i qoftë i lehtë dheu.

I pavdekshem dhe në kujtim të përhershem



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora