Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Drita Lushi: Kur vdes nje Burrë si Daniel Gazulli së pari qajnë miqtë e tij

| E marte, 13.11.2012, 07:45 PM |


KUR VDES NJE BURRE SI DANIEL GAZULLI SE PARI QAJNE MIQTE E TIJ.

Nga Drita Lushi

Kur vdes një njeri, së pari qajnë e lotojnë familjarët e tij.

Kur vdes nje BURRE si Daniel Gazulli qajnë miqtë e tij, para familjareve, sepe Ai dinte të ishte nje MIK  i   mirë, i dashur,  i paqtë  i  gjendshëm, fjalembel e zemërmirë.

Nuk dua të shkruaj data lindjeje dhe vdekjeje, sepse njerez te tille jane te pakufizuar nga koha, nga vitet, njerëz te tillë duhet të mbahen mend gjithmone në kujtesë, pa data , sepse ata do jenë gjithmonë aty,  ne mendjen e zemren e gjithsecilit prej miqve.

Danieli në njërën prej veprave te tij shkruan:

JETA IME

Si një penelatë reshë

Flakë tej në qiell

Nga dora e plogët

E një piktori të lodhur – jeta ime.

Por ai nuk u tremb asnjeherë nga retë në jetën e tij, sepse ai dinte te “fuste” Diellin edhe aty ku mungonte. Ai nuk u tremb, e as nuk u tut, as edhe kur sic shprehet vete: “Dilja në mëngjes nga shtepia pa e ditur në do te kthehesha në darkë apo jo”.

Me prejardhje nga nje familje e madhe dhe me emer si ajo e Gazulloreve, me parardhes të varuar nga regjimi I Zogut, ai gjeti forcen te studionte vetë, pa u epur, cdo gjë të cilën nuk  i ishte dhëne mundësia ta sdudionte në shkolle.

Romanin e tij të parë “NJE VIT DHE NJE JETE” Ai e kishte shkrojti ne gusht 1968, kur ishte vetëm njezetekatër vjec dhe e botoi ne vitin 1996 ne shtepine botuese “GJERGJ  FISHTA” ne Lezhë.

Ky ishte romani i tij i parë dhe i  pari për shtepinë botuese në fjalë.

Pastaj rrodhën veprat e tij të tjera, te cilat kam fatin e mire, ti kem te gjitha ne biblioteken time. Romanet dhe novelat e tij u përkthyen  gjithashtu  edhe ne  italisht e anglisht. Ai jo vetem shkroi letersi artistike, por kishte të përfunduara mjaft monografi, studime, ese, përsiatje, një pjesë të të cilave i publikoi herë pas here ne rrjetin social facebook.

Njeri  i palodhur e punëtor, AI kishte shok VETEN.

Ai redaktoi mjaft libra te autorëve me emer, por edhe të mjaft poeteve dhe autorëve te rinj, me perkushtim dhe profesionalizem.

Ndihem me privilegj qe librin tim” ENDERR…”, maj 2012, ma redaktoi pikerisht Ai.

Një njeri i letrave, poet prozator, përkthyes, studiues u nda nga jeta papritur . AI VDIQ DUKE JETUAR, sepse asnjë nuk e deshi jetën ashtu ai ai.

I rrethuar nga grate e jetes se tij : znj Elvira (bashkeshortja), Linda dhe Vilma ( vajzat), dhe Maxin (mbesa), ai diti t’i bënte ato të lumtura dhe tu gjendej përherë pranë.

Ruaj kujtime të bukura dhe të paharruara nga Daniel Gazulli, por dua te kujtoj bisedën tone në e-mail te dielën ne darkë.

Pasi kishte shkruar  nje tregim dhe e kishte publikuar tek Zemra Shqiptare me titull “MOTRA  IA  GODITI”, une,  pasi  e lexova  i lashë nje koment atje me emrin “ Driart”. Me pas i  shkrova  ne e-mail dhe duke e uruar per tregimin e pyeta, se kur e kishte shkruar. Ai mu pergjigj: ”E kam shkrue ne hotel, në Napoli, në një fletore.

Sa erdha, e hodha në kompjutër dhe e nisa. (i shkurtë, dy faqe gjithsej)

Asht ngjarje pothuej e vërtetë.”

Vullneti i tij ishte i  pakrahasueshëm me asgjë. Ai kishte vajtur për konsultë mjeksore ne Napoli, dhe përseri nuk harronte merrte me vehte nje laps dhe një letër.

Ne kete tregim ai ka si personazh gjyshin e tij  dhe veten.

E pra, ai qe e ka dashur aq shume  gjyshin, sikur e “ndjente”, qe tashme  ndoshta ai  po e “priste” ne botën e te shumtëve. Pikërisht dy net para  se ai te ndahej  fizikisht nga ne, nga ne shkroi  këte tregim te mrekullueshëm njerëzor.

Ai  la shume gjera, projekte dhe dëshira ne mes. Por  unë besoj se vajzat e tij do te dinë t’ia cojne këto dëshira në vend (botimi i  nje vëllimi poetik dhe monografi te mbaruara).

Ndersa dje syte me ishin veshur nga lotët, u kujtova qe ai kurrë se ka dashur trishtimin dhe mërzinë.

Sot duhet të shihja me qartë e dora të më shkruante pa u dridhur sepse ai meriton më të mirën. Duhej ti jepja MIKUT vendin e nderit qe ka pasur perhere tek une.

Do të  na mungosh  i dashur Daniel. Ne, miqve të tu na lë një vend bosh ne kurorën e miqësisë.

Por veprat e tua, sadopak do të na kujtojnë përherë  emrin e njeriut te mirë SIMBOL I MIRESISE DHE HUMANIZMIT. Kujtimi, imazhi dhe emri  yt do gdhenden me gërma te arta ne zemrën e cdo miku te mirë, qe Ty s’të munguan kurrë.

Të qoftë   i lehtë dheu O BURRE I RRALLE !!!

Me trishtim e mirënjohje te thellë, për cdo gjë që ti bëre për miqesine dhe mua.

Drita Lushi.