Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Elegji për Daniel Gazullin

| E marte, 13.11.2012, 07:33 PM |


Elegji për Daniel Gazullin

Nga Përparim Hysi

Lajmi  i zi: zëmrat na shkuli
Vdiq,or vdiq, Daniel Gazulli!
Vdiq shkrimtari,vdiq vjershtori
Vdiq Daniel Ëngjëllori.

Lajmi i zi që na përloti
NGa mësuesët,më i zoti !
Vdiq përkthyesi,moralisti
Vdiq Danieli shpirtartisti.

Vdiq paqësori më paqësor
Që nga  trungu me pastorë.
Rranja e trungut nga lashtësia
E vazhdoi  Daniel URTIA!

Sa e beftë më erdhi lajma
Tash,saora,më zu gjama.
Dje nga aj lexova shkrimin
"Për një motër godit varrimin"   (1)

Fill mbas shkrimit,sa u shtanga
Ç'ka lexoj,asht bash mandata!
Iku,shkoi Daniel Gazulli !
Lajmi  i zi,zëmrën ma shkuli.

Lamtumirë,o mik i bukur
Kurrë nga zëmrat s'ke për t'u shkulur.
Ikën ti, po mbetë në vepra
Njerëz si ti s'i merr dot vdekja.

1.Aludohet për shkrimin e të ndjerit: Motra ia goditi varrin.

Tiranë, 13 nëntor  2012