E premte, 29.03.2024, 09:29 AM (GMT)

Kulturë

Timo Mërkuri: Kur ikën një mik

E marte, 13.11.2012, 07:44 PM


Kur ikën një mik.

Nga Timo Mërkuri

Qysh në orët e para të mëngjezit, Agim Mato më dha lajmin e hidhur , mësuar në fb, të ikjes së Daniel Gazullit!

Nuk e di pse, por e besova menjëherë këtë . Jo aqë nga toni serioz me të cilin mu tha, por  nuk di pse, vetë qënia ime e përthithi këtë  lajm dhe u vu në alarm nga helmi i tij, duke dëshmuar kështu vërtetësinë .

Unë do jem shumë i lumtur sikur të jem gabuar, sikur lajmi të jetë i rremë dhe do ju ftoja dhe juve në këtë lumturi timen, pa më shkuar ndërmënd tju kërkoj ndjesë  për lajthitjen.

Por lajmi është konfirmuar dhe  mua më rrëndon gjithnjë e më shumë fakti, që me këtë mik të  njohur në botën e letrave, nuk pata mundësi të takohem fizikisht. Sa herë unë udhëtoja drejt veriut, ai ishte jashtë shtetit, në shumicën e herëve, për  vizita mjekësore.

Dhe nuk haronte që edhe prej andej të na dërgonte thesaret e kombit tonë apo të kulturës botërore,  të zbuluara prej tij nëpër arkivat europiane.

Nuk haronte të mirte me vete thesaret e botës zadrimore, nxjerrë na pellgu i harimit, ti lëmonte e ti pastronte nga myshku i kohës dhe i keqkuptimit dhe të na i dhuronte neve, nëpërmjet portaleve, për të parë si thyheshin dhe rezet e diellit në prizmet e tyre.

Ishte vërtet një minierë diturie, ky pinjoll i Gazullëve të famshëm. Ishte vërtet një det dashurie dhe humanizmi, ky bir i Zadrimës.

Ishte dhe  miku im, ky mik që më iku dhe unë sot ndjehem i vetmuar, gjer në atë shkallë, sa që skam dëshirë të bisedoj me asnjë. Më mjafton, sot për sot, bashkëbisedimi i mrekullueshëm që kam te “Letërkembimi” me Daniel Gazullin. Prandaj nisa ta rilexoj atë. Prandaj nisa të rilexoj “Intervistë me Vajza të mira” të Danielit. Nisa të rilexoj email-et e shkëmbyera nëpër portalet në internet dhe mu bë sikur, pas tyre, Danieli më thoshte: Hajde pra, kjo ishte një shaka zadrime.

Por kripa e lengëshme që prodhoi poshte qepallave reaksioni i helmit të lajmit më thotë të vërtetën e ikjes fizike të mikut tim nga kjo botë, duke na lënë pas yllësinë e kujtimeve të ndritëshme të tij.

Ashtu siç ikën dielli në det, duke u lënë vendin yjeve, në qiell.

Një grusht yje të tillë, bashkë me dheun zadrimor, që aqë shumë e deshi, hedh dhe unë me këtë shkrim mbi vendprehjen e tij.

Lamtumirë miku im, që gjithsesi, nuk ikën nga zemra ime.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora