| E marte, 13.11.2012, 01:11 AM |
NË “KOPSHTIN E GJETSEMANIT” U THYE NJË DEGË ULLINI…
Nga Fritz RADOVANI
Kjoftë edhe një degë e vogel
ullini... gjithmonë na ka sjellë Paqen…
Jo pak, shtëpia në Shkoder, na
kujtonin “Kopshtin e Gjetsemanit”…
Ka vite, shumë vite perpara, që
një ditë pata hy në “Kopshtin e Gjetsemanit” të qytetit të Shkodres, në
shtëpinë e Gazullorëve, tek Arra e Madhe, ku atëherë jetonte një mik i vertetë
i imi, mësuesi i nderuem Simon Gazulli. Kujtojshe ma vonë se nga ai kopësht kam
pa disa here me Simonin edhe nipin e Tij Danielin…Edhe Ky i brezit të kulturuem
i fisit të vjeter dhe shumë të njohun që në kohen e Gjergj Kastriotit,
Gazullorëve të Sapës.
Pak vite perpara mora një mesazh,
mbrenda të cilit ishte një poezi: “Rrëmaji”.
Danieli shenon: Kushtue...”Një
Monument nën dhe” nga Fritz Radovani...
Një gumzhimë e mnerëshme
prej Rrëmajit del
e merr për ajrì Alpeve.
Mandej përplaset fort
e kthen
ku njerëzit kalamendë,
ligshtue prej lëngatës së gjatë,
i trandë ajo piskamë,
që po i thërret
me u zgjue
e me u mbledhë
aty prej nga vjen gjama:
Në Rrëmaji.
Aty
me ba bè në Kryqa
se nuk kanë ma me ia lëshue
zezanen Shkodër
gjaksorëve,
që e shkallmuen në trup
e në shpirt
me drapën e çekan.
Një gumzhimë e mnerëshme
prej Rrëmajit del
e merr zemrat e njerëzve:
Asht kushtrimi
I
Fatosave
flijue për Atdhe...
që paqë nuk gjejnë,
tradhëtue idealesh –
e gjamën mnershëm lëshojnë
nga ai Monument.
* Vorrezat katolike, Shkodër,
2010, 3 Maji.
E prap sot, mbas një dhimbjes së
fortë që në zemer më ka piskatë, ndigjova një za...
Një gumzhimë e mnerëshme
prej Rrëmajit del
e merr për ajrì Alpeve...
E as nuk më shkonte kurrë nder
mend, se në Kopshtin e Gjetsemanit të Gazullorëve të Sapës, ishte thye... një
degë ullini, ku Shpirti im gjente Paqen, Dijen, Kulturen, Fjalen e ambel të
mikut të vertetë, freskinë e një flladi që frynte pa pushue...e në çastet e
vështira kur merzija më kapllonte mendjen e një mall të pakuptueshem, Fjala
“durim bre Burrë!”, më bante me pranue “Paqen” që shperthente nga zemra e goja
e Danielit...
E sot, bash një degë ku ishte ma e
mira asht thye...
Zoti e mori Atë degë me e mbajtë
në dorë të Vet...
I duhet Atij të Lumit, per me na
predikue, Paqen, Drejtësinë dhe Dashninë...
Asht Ajo “Degë Ullini” që sot ra
në Lezhë, pranë të Madhit Gjergj Kastrioti!
Pranë Tij, po po, Aty asht edhe Daniel Gazulli!