E enjte, 28.03.2024, 01:00 PM (GMT)

Kulturë

Fritz Radovani: Në ''Kopshtin e Gjetsemanit'' u thye një degë ullini...

E marte, 13.11.2012, 12:11 AM


  “KOPSHTIN  E  GJETSEMANIT”  U THYE  NJË  DEGË  ULLINI…

Nga Fritz RADOVANI

Kjoftë edhe një degë e vogel ullini... gjithmonë na ka sjellë Paqen…

Jo pak, shtëpia në Shkoder, na kujtonin “Kopshtin e Gjetsemanit”…

Ka vite, shumë vite perpara, që një ditë pata hy në “Kopshtin e Gjetsemanit” të qytetit të Shkodres, në shtëpinë e Gazullorëve, tek Arra e Madhe, ku atëherë jetonte një mik i vertetë i imi, mësuesi i nderuem Simon Gazulli. Kujtojshe ma vonë se nga ai kopësht kam pa disa here me Simonin edhe nipin e Tij Danielin…Edhe Ky i brezit të kulturuem i fisit të vjeter dhe shumë të njohun që në kohen e Gjergj Kastriotit, Gazullorëve të Sapës.

Pak vite perpara mora një mesazh, mbrenda të cilit ishte një poezi: “Rrëmaji”.

Danieli shenon: Kushtue...”Një Monument nën dhe” nga Fritz Radovani...

 

Një  gumzhimë e mnerëshme

prej Rrëmajit del

e merr për ajrì Alpeve.

Mandej përplaset fort

e kthen

ku njerëzit kalamendë,

ligshtue prej lëngatës së gjatë,

i trandë ajo piskamë,

që po i thërret

me u zgjue

e me u mbledhë

aty prej nga vjen gjama:

Në Rrëmaji.

Aty

me ba bè në Kryqa

se nuk kanë ma me ia lëshue

zezanen Shkodër

gjaksorëve,

që e shkallmuen në trup

e në shpirt

me drapën e çekan.

 

Një gumzhimë e mnerëshme

prej Rrëmajit del

e merr zemrat e njerëzve:

 

Asht kushtrimi

I  Fatosave

flijue për Atdhe...

që paqë nuk gjejnë,

tradhëtue idealesh –

e gjamën mnershëm lëshojnë

nga ai Monument.

 

* Vorrezat katolike, Shkodër, 2010, 3 Maji.

 

E prap sot, mbas një dhimbjes së fortë që në zemer më ka piskatë, ndigjova një za...

Një  gumzhimë e mnerëshme

prej Rrëmajit del

e merr për ajrì Alpeve...

E as nuk më shkonte kurrë nder mend, se në Kopshtin e Gjetsemanit të Gazullorëve të Sapës, ishte thye... një degë ullini, ku Shpirti im gjente Paqen, Dijen, Kulturen, Fjalen e ambel të mikut të vertetë, freskinë e një flladi që frynte pa pushue...e në çastet e vështira kur merzija më kapllonte mendjen e një mall të pakuptueshem, Fjala “durim bre Burrë!”, më bante me pranue “Paqen” që shperthente nga zemra e goja e Danielit...

E sot, bash një degë ku ishte ma e mira asht thye...

Zoti e mori Atë degë me e mbajtë në dorë të Vet...

I duhet Atij të Lumit, per me na predikue, Paqen, Drejtësinë dhe Dashninë...

Asht Ajo “Degë Ullini” që sot ra në Lezhë, pranë të Madhit Gjergj Kastrioti!

Pranë Tij, po po, Aty asht edhe Daniel Gazulli!



(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora