E hene, 20.09.2021, 02:36 PM (GMT+1)

Kulturë

Kolë Tahiri: ''Albania'' e Konicës (3)

E diele, 11.11.2012, 11:33 AM


«Albania» e Konicës (3)

VESHTRIM  ETNO-PSIKOLOGJIK

-mbi vetitë e MIRA e të LIGA të shqiptarëve-*

Nga Prof. as. Dr. KOLË TAHIRI

- Duke u ndalur në problemin e veçorive etno-psikologjike, mendoj, se është vështirë të ndeshet edhe një i dyte si Konica, që të ketë njohur aq thellë vetitë e mira e të liga të shqiptarëve, boten e tyre te brendeshme, veshtruar, kurdohere me syrin realist, kritik, me syrin e qytetarit te kulturuar evropiano-perendimor.

- Konica ben radiografinë e shpirtit shqiptar. Në emër të shqiptarit Konica “refehet” me sinqerite, sikur te ishte perpara Krishtit, apo profetit Muhamet. Sinqeriteti dhe ndershmeria e Konices jane  te jashtezakonshme. Per nga thellesia dhe çiltersia e mendimit ato jane perla te etno-psikologjise shqiptare te kohes se vet. Ato meritojne analize dhe trajtim te veçante.

Ketu po theksojme ndonje perfundim te shoqeruar edhe shembuj konkret. Veshtrimi yne perqendrohet, vetem ne kufinjet e revistes “Albania”.

-  Nga analiza psikologjike qe i ben Konica shpirtit shqiptar mund te themi se:

A). Rilindasit, para Konices, me qellim te caktuar atdhetar, gati i hyjnizonin vetite e shqiptareve duke dhene, jo shqiptarin, ashtu, siç ishte ne realitet, po, me teper shqiptarin ideal, ate se si duhej te ishte Ai.

Ne ndryshim prej tyre, Konica e paraqet shqiptarin lakuriq, ashtu siç e ka bere nena, siç ishte ne realitet, pra, shqiptarin e vertete te kohes per te cilen shkruan.

-  A qe eshte interesuar per shembuj konkret ata mund t’i gjeje, tek  Konica me shumice:

- “Me te medhenjet armiqt e Shqiperise,- e thame,- jane Shqipetaret.

- Spiunet qe paguan Halldupi, spiunet qe paguan Greku, spiunet qe paguan Shqau, nuk jane Halldupe, nuke Greker, nuke Shqe – jane Shqiptare.

-  Duhet me pak argjent per te bler nje shakull djathe, se per te blere vedijen e ketyre kafsheve te cilet me punet qe bejne- felliqin emrin shqiptar”.

- “ Te huajt na marrin per te poshter dhe per te eger; kane te drejte: jemi te eger dhe te poshter. Duket sikur na vjen turp t’i themi botes qe jemi Shqipetare”. Shqipetaret jane frikacake, kur duhet te jene trima dhe jane “trima” kur duhet te jene te matur, te permbajtur.

- Shqiptaret mund te akuzohen se jane kriminel, vrases, hajduter, grabites,hakmarres,genjeshtare,gjakmarres,telehtekorruptueshem, patriarkal,thashethemexhi,dembele,shpifarake, kokeforte, kurioz te pa ndreqeshem, mendje medhenje deri dhe budallenj, etj. etj.

Kuptohet, se kurdohere behet fjale per nje pjese te infektuar te mendjeve dhe shpirterave, karakterit te grupeve e kategorive te caktuara te botes shqiptare, per shfaqie te veçanta, te cilet paraqiten ne jeten e njeriut. Por, ky eshte problem tjeter qe kerkon trajtim objektiv, rigoroz shkencor me te cilin do te mirremi diku tjeter.

- Te gjithe keto, e  plot te tjera kane origjinen dhe shkaqet e tyre. Ato lidhen me historine e traditat tona, me kushtet shoqerore dhe ekonomike, me pushtimet e huaja, me zonen gjeografike, me klimen, deri me ushqimin etj. por, fatkeqesisht, askush nuk eshte marre me trajtimin e tyre. Edhe kur jane bere studime, jemi perqendruar ne tiparet pozitive, duke lene ne harrese “semundjet”, ato qe rrezojne organizmin. Po a mund te vazhdohet me tej ne kete menyre?  Gjithsesi, Jo!

-  Paraqitja nga Konica e te ligave (aneve negative) te shqiptareve ka shpjegimin e vet.

-  Njeri prej tyre mund te lidhet me formimin e thelle dhe kulturen evropiane te Konices. Ai nuk eshte per fshehjen e gjerave, plages i duhet vene gishti, bisturia. Po qe, se duam, qe plaga te mjekohet, te sherohet, te shpetoje organizmi ajo nuk duhet te fshihet, perkundrazi. A nuk bejne vendet demokratike te perendimit te njejten gje me “semundjet” e tyre bashkekohore? A nuk bente shtypi i lire i perendimit edhe ne kohen e Konices te njejten gje, demaskimin e cdo te “keqie” te kombit vet. “Mjeksia” perendomore u del “plageve” ballepereballe.nuk i fshehe, perkundrazi i zbulon, i demaskon dhe  i lufton ato per te “sheruar” vetevehten.

- Aresye tjeter, mund te ishte pretendimi thjeshte atdhetar i Konices: t’i prekte shqiptaret ne seder,  t’i ngacmonte, t’i orientonte, atje ku u dhemb me shume; t’i cyste, madje ne nderin e tyre, ne karater, me synimi qe  t’i nxiste, t’i nxirrte nga hipnoza, nga iluzionet dhe t’u tregonte menyrat e futejes ne rrugen e qyteterimit evropian.

Pra, ishte synimi i nje lideri te vertete, largpames, i cili me gjithe energjite e veta intelektuale vihej ne rolin e udheheqesit shpirteror te kombit te vet.

- Nga ana tjeter, kurresesi, nuk duhet pranuar, se  rruga kryesore e Konices eshte venia e theksit tek vetite e liga te shqipetareve. Perkundrazi, “artileria e rende” e tij mbeshtetet dhe u referohet aneva te mira (vetite pozitive) te shqiptareve, te kultivuara ne shekuj si: nderi, trimeria, guximi, besa, burreria, bujaria, mikpritja etj. virtyte te njohura shqiptare, karakteri etj. Ato i trajton gjere e gjate ne “Albania me qellim qe te nxiste tek shqipetaret ndjenjat e krenarise kombetare, te atdhetarizmit e te shqiptarise. Por, Konica nuk linte ne harrese anet negative (veset), te cilat beheshin pengese ne rrugen e çlirimit dhe te qyteterimit te tyre.

- Mund te kete ndikuar edhe nje shkak i trete: per te qene sa me bindes, sa me te sinqerte, d.m.th., per t’i treguar botes, se jemi edhe ne evropian, si te tjeret me te mira, por edhe me te meta e dobesi. Per t’u tregua te tjereve, se ne i njohim te metat tona dhe kemi forca per t’i luftuar ato. Per te treguar se kemi bote te pasur shpirterore, moral te qendrueshem dhe karakter te forte. Pra, shqiptaret jane te çilter, te sinqerte, te ndershem, te hapur, por edhe kompleks dhe, si te tille duhet te na njohe e pranoje Evropa me te mirat dhe te ligat qe bartim, ashtu siç jemi ne realitetin tone historik dhe shoqeror.

- B).  Konica per paraqitjen e botes shpirterore te shqiptareve,  me anet pozitive dhe ato negative, veshtruar ne rrugen e zhvillit tone shoqeror, sociologjik e psikologjik  perdore rruge, forma e mjete nga me te larmishmet: Ngjarjet historike, kenget popullore, legjendat, gojedhenat, fjalet e urta, perrallat,  vjershat epiko-historike, tregimet artistike, etj.

- Si forma letrare (mjete) u referohet dilogjeve te shkurtera midis personazheve qe perfaqesojne te kundertat, polemikave, ironise, satires, groteskut, sarkazmes therese etj.

- Konica, me qellim per t’i bere shqiptaret te njohur ne bote u referohet shkencetareve, studjuesve, udhetareve, ushtarakeve, diplomateve, gazetareve etj. miq te shqiptareve si p.sh., Hanit, Lordit Bayron, Hobhausit, Likut, Zonjes Edith Durham, Baronit Nopça etj.

- U referohet albanologeve te ndryshem gjerman, austrak,francez, polake, danez etj.  Ata kane sherbyer, vizituar, kane bere ekspedita studimore ne trojet shqiptare, i njohur direct e kane shkruar per shqiptaret.

- Disa prej tyre njohin dhe flsnin gjuhen shqipe. Ja nje rast i tille: Konica sjell ne “Albania” kujtimet e gazetarit shume te njohur francez, z. de Blowitz, “pervendes i “Times“-t  ne Paris. “z. de Blowitz u-poç me Virchoww-in me 1878, ahere kur mbahej ne Berlin mbledhja e madhe e Shteteve qe shkurtoj aq bukur Turqine.

“ Kur ndenjem,- refen z. Blowwitz- fjala ra hop mi Mbledhjen qe mbahej. Po flisnim per kekimet e kombeve te vegjel qe ziheshin kush t’ish me i pari ne Turqine Europiane.

-  Doktori Vitchov (antropolog i njohur gjerman? Nenvizimi K.T) u ngrit me nje here ne kembe: “ Qeh! (ja), me tha, kio eshte randza (raca) me te vertete e pare e ketyre vendeve. “ E me vuri perpara sysh tri kotske-koke te gjitha te bera si njera tjatra. “ Nje nga shoket e tu (gazetar) me dergoi te paren, e me pastaj mora te dy te tjerat. Jane koke Shqipetaresh te vrare prej Anadollakesh. Pa shikoni keto kotske. Sa te bukura! Sa te hieshme! Kur mora kete, te paren, kujtonja se ish nje perjashtim i rregulles (ecepton). Po jane te gjitha keshtu, koket e Shqipetareve. Qe randza me e pare, e shume me e pare, se te gjithe te tjerat.”

Me poshte Konica shprehte keqardhjen, qe kjo race ishte lene qellimisht ne erresire nga pushtuesit e huaj, lene pa arsimuar, ndonse kultura dhe historia nuk i kishin munguar.

- Kur eshte rasti per te folur per trimerine e shqipetareve Konica, perseri u referohet te huajve: Lordi Byron ne vepren e vet “Carl Harold” shkruante:  “Djemt’ e Shqiperise kane zemra te tmeruara; po nuk jane pa virtute. Kush eshte armiku qe i pa njonje here te ikijne? Besnike te zeri i mirebesise a trimerise, fluturojne burrerisht ne me te medhate rreziqe pas gjurmeve kryesorit tyre.”. Lordi  anglez i pa ata ne fushen e luftes, por edhe kur ra rob ne duart e tyre, per disa kohe. Per kete theksonte: “Ah! Sa te pakte jan’ ata njerez qe, si Shqipetaret, deftohen shpirtlarter ne te tilla gjendje (situata)”.

Grumbkov pasha, nji ferik (gjeneral) gjerman, ka thane ne nje gazete te Nemces ( n’ Neue Frete Presse t’ 4 majit) qe, “” Shqyptart jan trima te çuditeshem.. Un s’ po njof trima ma t’lidhun se kta Shqyptart te cilt- tui ran plummet e topat posi bresher- niteshin perpjet kalas LLarises tui kinumun (kenduar)!”.

-  Po  shqiptaret si u kendojne trimerive te veta?

“Hajredin pasha po vjen Radikes;

Valle ç’u bon malet e Dibres?

Bajn hov n’ fush t’ Gorices,

Bajn hov e lidhin besen:

Hajredin pashen a do t’a presëm?

Mu në Dri të gjithë do t’vdesim!

…………………………………….

Mustaf Yakini, nji kime bardhë,

Boni sulm e zu me Dardhë.

Gjasht  mij vorre kush i bani?

Gryk-e Vogël e Sheh Zerçani!”.

-  Ne forme sinteze Konica e jep legjenden e mirenjohur te shqiptarit perpara litarit te cilin kur e pyesin; ne se e kishte ndier vehten me ngusht, ndonje here ne jete, ishte pergjigjur: “Po, kur me erdhi miku ne shtepi dhe nuk pata buke me i dhane!”  Aty  kryeshkronjesi shton edhe dy detaje: Pyetja  i drejtohet te denuarit me varje me porosi te vezirir, Mustafa Pashe Shkodranit, i cili ishte shqiptar. Pasi e mori vesh pergjigjen pashai urdheroi t’i falej jeta malesorit. E thirri Pashai dhe i dhuroi malesorit te varferi disa koke dele duke e porositur: “ Shko! ne shtepi, mbaji delet e puno aren, qe kur te vije miku, here tjeter te kesh buke me i dhane!”

- Te huajve qe kane njohur nga afer shqiptaret u ka bere pershtypje mikpritja shqiptare. Per te ata kane shkruar me admirim si p.sh., E. Durham, baroni Nopça etj, etj.

-  Mund te themi, se tri jane shtyllat bazament te konstruksionit psikik te personalitetit shqiptar, te vena re mire nga te huajt:

1.Nderi,

2.Besa dhe

3. Karakteri.

Tiparet e tjera si trimeria, guximi, burreria e vitytet morale si mikepritja, bujaria etj. jane derivate te tyre.

Per anet e mira te shqiptareve ne “Albania” gjenden shkrime, poezi, kenge popullore, fjale te urta, legjenda e te tjera te cilat kerkojne analize e trajtim te veçante.

-  Drejtori dhe kryeredaktori i “Albania” nuk ka qene psikolog i mirefillet, por shkrimtare i talentuar. Me intuite, me mendje e tij depertuese, me gjenialitet ka arritur te penetroje ne shpirtin njerezore, deri ne detajet me te thella dhe t’a paraqese boten shpirterore, karakterin shqiptar, me te mirat, e me te ligat qe bart.

- Per kete ai perdore me mjeshteri te ralle mjete, variacione te goditura artistike, sa qe, ato tipate apo vese per te cilat ai shkruan te fiksohen ne mendje, me mire, se po te lexosh relacione shkencore psikiologjike.

-  Po i referohem, p.sh., formes sarkastike me ane te se ciles e jep ai, kurreshtjen negative te shqiptareve, sidomos ne takim me te huajt:

Ja si u drejtohej bashkatedhetareve: “Po-sa u poçet me nje te huaj, t’i hidheni dhe t’a pyesni. T’a pyesni naten, t’a pyesni diten, t’a pyesni pa pushim dhe per ç’ do gje: ç’eshte, ç’ben, sa fiton, sa ka me vete, sa i kushtoi kjo, sa i kushtoi ajo, ç’ ngjyre kane  breket e tija, ç’hengri dje, ç’do te haje ne dy muaj, etj. Me ne funt t’i luteni te ju tregoje kesulen t’a shikoni mire; pastaj te nemuroni sa qime ka ne koke, etj.”.

Edhe ne plot raste te tjera Konica ilustron ato ane negative te shqiptareve, te cilat u bien fort ne sy te huajve, qe marrin kontakt me shptaret.

-  Ne nje rast tjeter, ne forme shakaje Konica ironizon “trimerine” dhe “zgjuarsinee labit dhe mirditorit, siç duket te dy, ushtar te gardes se Kara Mahmut Pash Shkodranit:

“Kur u-pushue lufta me Mal-te Zi, Mahmut Pasha ishte tui u-kthye ne Shkoder me ushterie te vet. Me nji patalok,u-nnalne per me u-shlodhe, e Kara Mahmudi pa nji foljet mi te tsillen grizhla(tosk. Lataska) kishte ngrehe çerdhen e saj. Grizhla ishte ne çerdhe sypri voeve. Pveti veziri i Shkodres: kush asht ma i holli viedhes qi munnet me shkue me i mare voet pa turit grizhlen. Nji Lap u-zotnue me e ba kete pune, bani nje bire nen çerdhe e i dzuni voete ka nji ka nji, e i shtini ne dshep (xhep) pa turit grizhlen. Po nji Mirditas, qe ish nit mas tij, i shqepi dshepin me thike pa nie tietri, e Labi tui shti voe ne dshep te vet e mirditasi tui i prite ne dore. Kur vojti Labi perpara Kara Mahmudit, e pveti Veziri per voet: Labi shtie doren ne dshep per me kerkue voete,- habi! Voete nuk ishin. Atehere Mirditasi doli e i a shpuni vezirit. E keshtu pra u-refye se Mirditasit jane edhe ma te holle se Lebet… ”.

- Konica duke folur per nevojen e bashkimit te shqiptareve, midis te tjerash thekson: “Eshte névoje te perpiqén atdhétaret é vertete te largojne cmiren nga zemra é tyré é te qasén me téper njeri tjatérit. Cmir i turpeshm, te cilinte pake te perpiqémi t’a mshé, se eshté fim, sé eshtenga ata cmiré qe e çnderojne nje burré te mentshém. Jane disa Shqipetare qe sillen si te vertéte kendéze, é zemerohen po sa ze tekendone kokorikooo ndonje tjater si ata. Mjerisht, ne Shqiperi ka pake pula. Shqiptaret jane te gjithe kendé. Qe te flasim me kulluar, Shqiptaret, duke nderuar fort mendjén édhé sherbimtaret é atdheut é duké i vene véshin mé kujdés fjales qe dél prej ç’do gojes me te pervuajtur, s’duan as kane dashur kurre nje njeri qe dél é thrét :” Une jam!”. Historia e Shqiperise s’ eshte tjater pervéç vertetimi i kesaj qe thomi.(Nenviz.K.T.).

-  Ne shqiptaret s’ marrim dot mesime; malet te tunden dhe terrekellehen,ne nuk kembejme menyren tone. Mbani mire kete qe po u thom: ne njé qindt vjet, ne vafshim si vemi, do te jemi aq poshte s’a dhe sot!”

-   Se fundi, nje çeshtje nderi qe lidhet me Konicen:  Sidomos, gjate periudhes 1945-1950, shtypi zyrtare, shkencor e letrar i historiografise shqiptare e akuzonte  Faik Konicen si agjent te Austro-Hungarise.

-  Dihet boterisht, se Ministria e Jashtme  e Vjenes ka financuar, nje shume modeste, vetem per shpenzimet tipografike te revistes “Albania”, siç e ka bere edhe per financimin e ndonje gazete tjeter  shqiptare. Per kete financim ajo i kishte vene Konices dy kushte:

a) Ne faqet e “Albanias” te mos perkrahej asnje agjitacion per lufte te armatosur kunder Qeve-rise osmane, sepse kjo binte ne kundershtim me politiken e Fuqive te Medha e te vete Austro-Hungarise, njeherit rrezikonte coptimin e trojeve shqiptare nga shovinistet fqinje, dhe

b).  Ne reviste te botoheshin artikujt ne te dy dialektet e gjuhes shqipe, me qellim qe “Albania” te lexohej nga sa me shume shqiptare.

- Per te ndriçuar kete moment, prof. Jup Kastrati ka studjuar Arkivin e Ministrise se Puneve te Jashtme te Perandorise se Austro- Hungarise, ne Vjene, te periudhes 1897-1907, materialet qe kane te bejne me Konicen. Ato, profesori i ka perkthyer e botuar.

- Mbi bazen e dokumentave te Arkivit te Vjenes, Prof. Kastrati arrin ne perfundimin se: “…figura e Faikut eshte e paster, e panjolle, e paperlyer. Ai del patriot i shquar qe gjithe qenien e tij, gjithe energjite e tij intelektuale, gjithe perpjekjen e tij i ka vene ne sherbim te çeshtjes shqiptare, te kultures kombetare, te pavarsise se Atdheut”.

Bruksel, Mars -2007

Shenim: Ky material studimor është paraqitur në sesionin shkencor të mbajtur në Bruksel, me rastin e 110 vjetorit të daljes së numerit të parë të kësaj reviste.

(Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në NJ, USA, Zeqir Lushaj)



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora