Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gëzim Llojdia: Vlora historike në 400 fotografi

| E diele, 11.11.2012, 01:53 PM |


VLORA  HISTORIKE NË EKSPOZITËN ME 400 FOTOGRAFIT TE  PIRO STEFËS

NGA GËZIM LLOJDIA

Arkitekti i  njohur nga Vlora  Piro Stefa  i quan 400  gjurmë historike 400 fotografit të vendosur në ekspozitën Vlora -100 vjet pavarësi”të ekspozuara në hollin e teatrit Petro Marko Vlorë. Kanë qenë punimet e mbledhur ndër vitet që ai ka kaluar në punën  e arkitektit  si dhe një rrugëtim disa vjeçar jashtë vendit në kërkim të thesareve historike shqiptare .Të gjitha gjurmët dhe dëshmitë që kja kanë ruajtur breznit  dhe janë gjurmuar  koleksionuar nga arkitekti Stefa tregojnë historinë e qytetit të flamurit në një rrugëtim të gjatë historik nga kohët me mjegull për tu finalizuar në ditët që përmbajnë 100 vite kohë nga pavarësia e vitit 1912. E veçantë  e eksponateve të arkitektit Stefa është se ekspozita është ndarë veçanërisht  sipa kohëve historike që ka përshkuar qyteti. “Lundërtarë e udhëtarë”, është një hartë e vitit 1521, ku  shfaqet qyteti, Kanina si qendër e fortifikuar  me kalanë  e Vlorës ndërtuar në 1534 nga Sulltan Sulejmani i Madhërishëm.

Fotografit e paraqitura në këtë ekspozitë në Portin e Vlorës, shkolla së parë shqipe në gra rruga Vlorë-Skelë. Atë që arkitektika sjell me imazhe të fikësuara në celluloid ne po mundohemi ta sjellim shkurtimisht:Historia moderne e bulevardit Vlorë-Skelë, nis në vitin 1906, kohë kur qyteti që shtrihej në pjesën e vjetër të saj, deri tek Xhamia e sotme e Muradies, lidhej me Skelën përmes një gjurme, që nuk kishte asgjë të përbashkët me një rrugë. Paria vlonjate e kohës vendosi që kjo rrugë të ndërtohej e shtruar me kalldrëm.Gjatë periudhës deri në fund të viteve 1940-të të shekullit të kaluar, rruga ishte e paasfaltuar dhe qarkullimi në të ishte jashtë standardeve. Pas vitit 1920, ajo përshkohej nga një linjë hekurudhore(dekovil), që ishte mjeti kryesor i transportit për qytetin e Vlorës, të atyre viteve. Rruga e ngushtë me kalldrëm përshkohej nga karrocat e pakta, si dhe nga linja e dekovilit që shkonte deri në Skelë dhe në port. Në të dy krahët e rrugës, ndërtimet pothuajse mungonin. Kjo situatë vazhdoi deri në fillim të viteve 1950-të, kur investimet për zgjerimin e qytetit, nisën të shtriheshin edhe në këtë pjesë, ku u ndërtua fabrika e Orizit dhe gradualisht, mjaft godina banimi 2-3-4 katërshe, që nisën të krijonin profilin e një rruge moderne. Shumë fotografi nga kohet  e para të qytetit janë interesante.Duke qenë në zanatin e arkitektit Piro Stefa veçanërisht është ndalur tek arkitektura e qytetit ajo e hershme dhe sotmja. pamje e Vlorës e vitit 1916 marrë nga ajri mbetet impresionuese.

Unë jam pjesë e asaj gjenerate, shprehet arkitekti Piro Stefa, që kam kontribuar në ndërtimin e qytetit të ri, për të rritur kualitetin e jetesës së komunitetit dhe në këtë pikë nuk duhen mohuar sukseset. Vlora sot tregon jo vetëm fuqinë ekonomike, fuqinë turistike, që respekton aq sa mundet këtë tranzicion të stërzgjatur, por nga ana tjetër, ka bërë pak për të respektuar traditën e vjetër historike, moshën e qytetit. E vërteta është se këtë dukuri, Vlora e ekspozon më pak se qytetet e tjera. Shkodra është një shembull, që ka bërë hapa pozitivë për të rivlerësuar të shkuarën.

Duke folur pwr koleksionet pasura tw këtij arkitekti pasionant ai wshtw shprehur: Unë kam një koleksion të pasur me gravura të vjetra, harta të vjetra mesjetare, që në të shumtën e rasteve janë bërë nga gjeografë venecianë, por edhe të Perandorisë Osmane. Ka kronika të shumta për Vlorën e Kaninën, ku shkruhet gjerë e gjatë, studiues të jashtëzakonshëm me potencial ndërkombëtar, sikurse është Eqrem Bej Vlora, që ka shkruar jo vetëm me një saktësi shkencore, por edhe me një dashuri të madhe për këto treva. Harta më e vjetër që unë disponoj, është ajo e vitit 1521 e Reispirit. Që të gërmosh dhe arrish të gjesh diçka, kërkon impenjim dhe shumë kohë, sigurisht kërkohen edhe shpenzime. Pra nuk është e thjeshtë, por nëse dikush interesohet, materialet për Shqipërinë, për Vlorën, gjenden në arkivat e shteteve rrotull si në Itali, Greqi, ish-Jugosllavi, por edhe në vende të tjera. Wshtë një koleksion i tërë i kartolinave të vjetra, që janë që nga viti 1900 deri më 1990, ku numërohen disa qindra kartolina. Në to konstaton të fiksuar realitetin vlonjat, mënyra se si kanë jetuar, traditat, zejet, qyteti. Si ka evoluar qyteti, zejtaria, jeta qytetare. Elementë shumë të rëndësishëm, që janë konsensualë për qytetin, janë rruga Vlorë-Skelë, Sheshi i Flamurit, bregu i detit etj. Nga ana tjetër, duhet të kuptojmë edhe një gjë, që gjatë shekullit 20-të, që shtrihet në kohë edhe ky koleksion, që është solid, nga më të pasurit, ku janë disa qindra, një pasuri shumë e madhe,  që shtrihen në 100 vjet dhe aty konstaton me lehtë ndryshimet që janë bërë.

Kalendari i Aktiviteteve  qw do tw zhvillohen nw qytetin e Vlorws deri nwnw ditwn historike tw 100 vjetorit

Nr Aktiviteti Data Vendi

1 Koncert live i Slims Hiths per shkollat e mesme 12.10.2012 Pallati i Kultures

2 Festivali i Iso Polifonise se Qytetit te Vlores 13,14,15.10.2012 Teatri "Petro Marko"

3 Promovim i dokumentarit - Magjia e Folkut 15.10.2012 Teatri "Petro Marko"

4 Ekspozitë fotografike "Vlora - 100 vjet" - Studio Axhushi 18-28.10.2012 Teatri "Petro Marko"

5 Drame per 100 vjetorin e Pavaresise - TESTAMENTI 31.10.2012 Teatri "Petro Marko"

6 Dramë për 100 vjetorin e Pavarësisë "Testamenti" 1,3,4.11.2012 Teatri "Petro Marko"

7 Ekspo-Video - Fondac. Albert Khan &- Ambasada e Frances 02.11.2012 Teatri "Petro Marko"

8 Miss Globe 2012 10.11.2012 Pallati i Sportit

9 Ekspozitë fotografike "Vlora në shekullin e Pavarësisë" - Pirro Stefa 07-11.11.2012 Teatri "Petro Marko"

10 Dramë për 100 vjetorin e Pavarësisë "Testamenti" 8,9,10.11.2012 Teatri "Petro Marko"

11 Pavarësia Shqiptare dhe Diplomacia e Fuqive të Mëdha 1912-1914 (Arben Puto) 9.11.2012 Pallati i Kulturës

12 Dita e Fierit në Vlorë (Milioneri - Trupa e Dramës) 11.11.2012 Teatri "Petro Marko"

13 Dita e Durrësit në Vlorë (Heronjtë e Viagrës - Trupa e Dramës) 13.11.2012 Teatri "Petro Marko"

14 Takim Ndërkombëtar - Judo 13.11.2012 Pallati i Sportit

15 Koncert me muzikë klasike "Nën tingujt e së njëjtës gjuhë..." 14.11.2012 Teatri "Petro Marko"

16 Ekspozitë pikture - Nëntori ynë (L.SH.A - Dega Vlorë) 15-22.11.2012 Teatri "Petro Marko"

17 Krosi masiv - nxënësit e shkollave 9-vjeçare 16.11.2012 Blv. Ismail Qemali

18 Dita e Elbasanit në Vlorë (Emil - Trupa e Dramës) 16.11.2012 Teatri "Petro Marko"

19 Kupa "Pavarësia" - Box 15,16.11.2012 Pallati i Sportit

20 Dramë për 100 vjetorin e Pavarësisë "Testamenti" 17.11.2012 Teatri "Petro Marko"

21 Takim Ndërkombëtar - Minifutboll (Shqipëri - Gjermani) 18.11.2012 Pallati i Sportit

22 Dita e Korçës në Vlorë (E madhe është gjëma e mëkatit - Trupa e Dramës) 19.11.2012 Teatri "Petro Marko"

23 Poezia Vlonjate në 100 Vjetorin e Pavarësisë 19.11.2012 Univ. Pavarësia

24 Maratona e këngës popullore - edicion special per 100 vjetorin 20.11.2012 Pall.Sportit/Sh. Flamurit

25 Koncert - montazh muziko-letrar “ 100 vjet shtet shqiptar”, 21.11.2012 Para Pallatit të Sportit

26 Dhe yjet rrijne e vështrojne - Mbrëmje Gala 21.11.2012 Teatri "Petro Marko"

27 Dita e Prishtinës në Vlorë (Një varr për majorin e mbretit - Trupa e Dramës) 22.11.2012 Teatri "Petro Marko"

28 Antologjia e 100 Poetëve Shqiptarë (Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptar Gjermani-Klubi Petro Marko 23.11.2012 Univ. Pavarësia

29 Dita e Shkodrës në Vlorë (Dy jetë - Trupa e Dramës) 24.11.2012 Teatri "Petro Marko"

30 Ekspozitë me flamujt e vjetër shqiptar 25-30.11.2012 Teatri "Petro Marko"

31 Kampionati Mbarëkombëtar i Karatesë 25.11.2012 Pallati i Sportit

32 Festivali Mbarëkombëtar i Folklorit 25,26,27.11.2012 Teatri "Petro Marko"

33 Himni i Flamurit - Dokumentar nga Piro Milkani 26.11.2012 Teatri "Petro Marko"

34 Koncert Ceremonial për 100 vjetorin e Pavarësisë 28.11.2012 Sheshi i Flamurit

35 Koncert i madh festiv - 100 vjet Pavarësi 28.11.2012 Pallati i Sportit

36 Koncert festiv për Festën e Çlirimit 29.11.2012 Sheshi i Flamurit