| E premte, 09.11.2012, 11:41 AM |
Ti,moj Vlorë,më je nëna !
(poezi jubilare )
Nga Përparim Hysi
O moj Vlorë ! E bukura Vlorë!
O qytet i Pavarësisë !
Vij të puth me këmbë e dorë
Ty dhe Ismail Bukurisë.
Ti,moj Vlorë,më je Nëna
(Nënën a mund ta harrojmë?!)
Kush s'të do,kancer me gjëmba !
Gjithë shqiptarët e mallkojnë.
Ismaili,i rrallë burrë
Nga gjithë shokët qe i pari
Në Vlorë ngriti flamur
Shqipërinë më vete shpalli.
Ndaj dhe është Babai i Kombit
( a s'u thinj për Shqipërinë?!)
Ditën e Njëzet e tetë Nëntorit
Tha:-Po shpall Pavarësinë.
Nga atëherë,plot njëqind vjet
Nga atëherë,plot një shekull
Ndaj ai rron për jetë
Edhe kurrë,për ne,s'ka vdekur,
Rron i gjallë në zëmrat tona
Nga një brez tek tjetri brez
Rrojnë ata që ia bënë fora
Në nëntor dymbëdhjetë ( 1 )
Dhe,kur vijmë tek ti,moj Vlorë
Mu në datën njezet e tetë (2)
E gjejmë Plakun mjekërrborë
Sikur del e na përshëndet.
Natyrisht,nuk qe i vetëm
Ka dhe shokët mu përbri
Ne s'i harrojmë tërë jetën
Se u shkrinë për Shqipëri.
Ti,moj nënë,tash më je Gjyshe
Ata të gjithë:janë "katragjysh"
Pa më thuaj a bëjmë dot ndryshe?
Veç t'ju duam përjetësisht.
1. Nënkupto nëntor 1912
2.28 nëntor 1912
Tiranë, 8 nëntor 2012