E premte, 19.04.2024, 04:23 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Ti, moj Vlorë, më je nëna!

E premte, 09.11.2012, 11:41 AM


Ti,moj Vlorë,më je nëna !

(poezi jubilare )


Nga   Përparim Hysi


O moj Vlorë ! E bukura Vlorë!
O qytet i Pavarësisë !
Vij të puth me këmbë e dorë
Ty dhe Ismail  Bukurisë.


Ti,moj Vlorë,më je Nëna
(Nënën a mund ta harrojmë?!)
Kush s'të do,kancer me gjëmba !
Gjithë shqiptarët e mallkojnë.


Ismaili,i rrallë burrë
Nga gjithë shokët qe i pari
Në Vlorë ngriti flamur
Shqipërinë më vete shpalli.


Ndaj dhe është Babai i Kombit
( a s'u thinj për Shqipërinë?!)
Ditën e Njëzet e tetë Nëntorit
Tha:-Po shpall Pavarësinë.


Nga atëherë,plot njëqind vjet
Nga atëherë,plot një shekull
Ndaj ai rron për jetë
Edhe kurrë,për ne,s'ka vdekur,


Rron i gjallë në zëmrat tona
Nga një brez tek tjetri brez
Rrojnë  ata që ia bënë fora
Në nëntor dymbëdhjetë   ( 1 )


Dhe,kur vijmë tek ti,moj Vlorë
Mu në datën njezet  e tetë  (2)
E gjejmë Plakun mjekërrborë
Sikur del e na përshëndet.


Natyrisht,nuk qe i vetëm
Ka dhe shokët mu përbri
Ne s'i harrojmë tërë jetën
Se u shkrinë për Shqipëri.


Ti,moj nënë,tash më je Gjyshe
Ata të gjithë:janë "katragjysh"
Pa më thuaj a bëjmë dot ndryshe?
Veç t'ju duam  përjetësisht.


1. Nënkupto nëntor 1912

2.28 nëntor 1912


Tiranë,  8 nëntor  2012



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora