E merkure, 24.04.2024, 01:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Pal Neçaj: Loti i pyjeve

E diele, 11.11.2012, 12:31 PM


LOTI I PYJEVE

(Në kujtim të inxhinierit Geg Sokoli)

Nga Pal Neçaj, NY, USA

 
Ooo çou njëherë bre, Geg Sokoli,
(Se çeli njomëza, pranvera doli),
Mos na u vono, bre, profesor,
…Studentët presin në auditor!

…!
S'qan veç njeriu, qajnë edhe yjet,
(Eeehu, çfarë loti leshojnë pyjet!),
Thonë se kënga është loti i burrit,
Po unë e njoh edhe lotin e gurit.

E kam parë lotin, faqes së gurit,
(Faqes gurit, Nikaj – Mërturit),
E kam parë lisin, kur loti i doli,
…Për inxhinierin Geg  Sokoli.

Gjithë jeta e tij shkoi nëpër pyje,
(Nëpër pyje, në kuvend me yje),
Dhe pedagog në auditore,
Ato pyje e shoqeruan prore.

Zemërbardhi, burri i pashoq,
(Që kuvendonte pyllit me zogj),
Gega e dinte orën kur del lastari,
Njomëza e ahut kur çel sëpari.

Vrasja e pabesë preu jetën e Tij,
(Në ato pyje, atje permbi Dri),
Aaah, si gjëmoi vajtimi i yjeve,
Dhe plagët ia lau loti i pyjeve.

…!
Ooo çou njëherë bre, Geg Sokoli,
(Se çeli njomëza, pranvera doli),
Mos na u vono, bre, profesor,
…Studentët presin në auditor!

./.
Nju Jork, shtator 1992

(Per ZSh-në, marrë nga libri “Ëndërrën e lashë atje”, nga  Z. Lushaj)



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora