E marte, 19.03.2024, 07:16 AM (GMT)

Mendime

Hilmi Saraçi: Autonomia substanciale e Kushnerit

E diele, 11.11.2012, 08:14 PM


Autonomia substanciale e Kushnerit

Nga Prof. Hilmi Saraçi

Ne vazhdimisht po theksojmë se dialogu i Kosovës me Serbinë ka rëndësi të veçantë për të dyja shtetet, por edhe në rajon. Prandaj edhe ka pasur mbështetjen në parlament nga deputetët , përveç “Vetëvendosjes” e cila si zakonisht kundërshton dialogun me Serbinë dhe kritikon qeverinë.  Dialogu ka të bëjë me shumë probleme të pazgjidhura, të cilat duhet të marrin kahe në drejtim të zgjidhjes së tyre, sidomos drejt njohjeve reciproke dhe vendosjes  të marrëdhënieve  diplomatike mes dy vendeve. Është me rëndësi të përmendet se bashkësia ndërkombëtare (NATO) në Kosovë ka pasur dhe ka një rol me rëndësi të veçantë për Kosovën . ruajtjen e rendit , qetësisë, sigurisë dhe integritetin territorial të Kosovës. Mirëpo siq është vërejtur deri me tash sikur ka munguar dhe mungon vullneti dhe dëshira  për t’i realizuar këto detyra  jetike për qytetarët, në veriu të vendit. Ky problem ka mbetur pezull që 13 vite.  Për këtë arësye shumë probleme janë grumbulluar dhe vështirë është të zgjidhen me dialog. Është e njohur se Ballkani është vend me një strategji ku fuqitë e mëdhe dëshirojnë të kenë praninë e tyre. Mirëpo nuk është  sot topprioritet për Vashingtonin që të angazhohet më tepër duke pasur problemet në Avganistan dhe në pjesët të tjera të botës arabe.

NATO nuk është aq e pafuqishme  si EUFOR-i në Bosnjë, por mendoj se ka munguar dhe si duket edhe tani mungon vullneti dhe mundësia  për të intervenuar ndaj krimit të organizuar, kontrabandës…, sidomos  në veri të vendit, prandaj si shkak i angazhimit të pamjaftueshëm është cenuar dhe ende po cenohet ntegriteti territorial i vendit dhe kështu po pengohet dhe po vështirësohet jeta institucionale dhe mirëqenja e qytetarëve në veri të vendit.Në këtë fushë siq është theksuar  edhe Qeveria e Kosovës mbanë përgjegjesinë për gjendjen e krijuar. Nuk ka qenë e vetdijshme për rrjedhimet e dëmshme nga kjo pakujdesi gjatë punës së saj qeveritare.

Përgjegjesia për mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës

Në analet diplpmatike ndërkombëtare flitet se pas mbikqyrjes së pavarësisë, SHBA-ja dhe BE-ja (EULEX-i)  që janë të angazhuara në Kosovë  tani pas mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës, do të vije koha shumë shpejt të tërhiqen  nga Kosova , pa njohje dhe marrëdhënie diplomatike në mes të Kosovës dhe Serbisë. Prandaj përgjegjesia për mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës, nese tërhiqet KFOR-i , sidomos nese mungon  prania e SHBA-ve, në të ardhmen do të bie mbi institucionet e Kosovës të cilat nuk e kanë  momentalisht dhe as për të pakten pesë vjetet e ardhshëm një mundësi për ta mbrojtur integritetin dhe sovraniteti e vendit”, prandaj prania e NATO-s (SHBA-ve) është e domosdoshme në Kosovë për disa vite me radhë…

Ne e kemi kushtetutën, ligjet e Kosovës, gjithashtu i kemi rezolutat e Kuvendit të Kosovës të cilat kanë përcaktuar qartë  minimumin dhe maksimumin, apo thënë ndryshe  vijat e kuqe çka nuk mundet të debatohet në dialogun me Serbinë. Për këto  Hashim Thaçi është shprehur në të gjitha prononcimet se “ nuk ka ndarje, nuk ka ndërrim territoresh , nuk ka status special”… se me këto bisedime “ do të hapet një kapitull i ri i munguar deri me tani  mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe që Serbia me përgjegjësinë  më të lartë  të pranojë largimin apo detyrimin që ka për t’i larguar strukturat paralele të sigurisë nga veriu i Mitrovicës që atje të ketë  rend, ligj, të ketë demokraci, zgjidhje të lira , lidership legjitim dhe pastaj edhe investime  socio-ekonomike”…

Plani i Ahtisarit me elemente të një autonomie substanciale (?)

Për këto dhe për shumë të tjera çështje (probleme) gjatë vizitës,kohë më pare,  në Kosovë,  Kushner pati deklaruar  se “ ka hapsirë edhe  për të negociuar për një autonomi substanciale për veriun e vendit, siq është bërë  që nga fillimi i krizës dhe ashtu siq është definuar edhe nga  komuniteti ndërkombëtar, përmes planit të Ahtisarit”…. Mendoj se plani i Ahtisarit ka shumë elemente të një atonomie supstanciale , vetem sa nuk është emëruar si autonomi- status special për minoritetin serb në veriu të vendit, prandaj është në dëm të Kosovës që të bëhen përpjekje për të ndryshuar (plotësuar) planin e Ahtisarit, për veriun e vendit.Bashkësia ndërkombëtare ka paravetës edhe variante të tjera që në të ardhshmen do të  dalin në sipërfaqe gjatë bisedimeve politike, megjithse bashkësia ndërkombëtare  ka deklaruar se nuk ka ndarje- Kosova e ka integritetin  dhe sovranitetin territorial, prandaj nuk kanë për të pasur ndërhyrje rreth statusit të Kosovës.

Përfaqësuesi speciai i Bashkimit Evropian , Samuel Zhbogar, ka thënë se modeli i dy Gjermanive  përceptohet keq nga  kosovarët, për shkak të bashkimit të këtyre  dy shteteve  në një të veten . Për Kosovën dhe Serbinë duhet gjetur një model i veçantë”. Ai është kundër modelit të dy Gjermanive. Enver Hoxhaj me deklaratën e tij për modelin e dy Gjermanive sikur është përpjekur që para opinionit të tregojë se një mundësi e tillë është duke qarkulluar nëpër tavolinat diplomatike ndërkombëtare, seriozisht.Për këto mendime të Hoxhajt ka pasur reagime , mospajtime nga nivelet më të larta , por edhe nga shumë anilistë si deklaratë e pa matur dhe e dëmshme .Mirëpo deshëm apo nuk deshem një ditë bashkësia ndërkombëtare do të ndërhyjë dhe do të dalë më propozim që do të detyrohen të dy palet të pranojnë variante të pakëndëshme për sgjidhjen e problemeve në mes të dy shteteve - :Kosovës dhe Serbisë. Në këtë rast Kosova mund  të dëmtohet më tepër,  ndërsa Serbia do të përfitojë antarësimin në BE. Bashkësia Ndërkombëtare në krye me Amerikën me gjithatë  janë për një zgjidhje që nuk do të shkojë në dëm të Kosovës ..

Mendoj se gjatë këtyre dy  takimeve me Daçiqin, Kryeministri Thaçi ka treguar përgatitje dhe qëndrim dinjëtoz. Pa ndonjë dilemë dhe pa ngurrime ka shprehur qëndrimin për zgjidhjen e problemeve me Serbinë . Ai i ka  bërë të qartë Daçiqit që më parë të realizojë marrëveshiet e arritura , sidomos me theks të veçantë ka kërkuar që  strukturat ilegale dhe kriminale në veri të vendit duhet sa më parë të zhbëren dhe  të ndryshohet gjendja për të mirën e qytetarëve në këtë pjesë të vendit tonë . Këto struktura sipas disa dëshmitarëve në kohet e fundit janë parë të uniformuara dhe  të armatosura , kështu tani me arsye kanë ngritur shqetësimet e qytetarëve  shqiptarë e të tjerëve që janë të komunitetit joserb ,të cilët janë të pambrojtur nga institucionet e Republikës së Kosovës  dhe po qëndrojnë në shtëpitë e tyre  dhe janë të vetmit që po mbrojnë integritetin territorial të Kosovës tash e 13 vjet. Megjithatë  Daçiq edhe më tutje kundërshton  zhbërjen e këtyre strukturave ilegale dhe kriminale në veriu të vendit tone.

Kompenzimi i dëmeve  të luftës pa kushtëzime

Hashim Thaçi dhe ekipi negociator në dialogun e ardhshum ka shumë për të thënë. Përveç për personat e zhdukur dhe të pagjetur, pensionet e grabitura…, duhet ta shqetësojnë seriozisht lënjen pasdore  në bisedime me Beogradin kompenzimi pa kushte  të dëmeve të luftës për të gjitha kategoritë  e dëmeve të shkaktuara . Sipas studimeve që janë bërë  me standarde ndërkombëtare  menjëherë pas luftës, vetëm fondi i banimit në Kosovë ka qenë  i zvogëluar për 40 përqind, fondi i bagëtive  dhe blegtorisë për 50 përqind, paisje shtepiake  të grabitura dhe të shkatrruara  70 përqind, por ka pasur edhe plaqkitje të sendeve  me vlerë dhe të parave  kesh në 505 të popullatës së vendit. “Vlerësimet vetëm për këtë segment të dëmeve  nuk janë as  një as dy, as tre . as katër miliard, por më tepër”. Institucionet e Kosovës as  bashkësia ndërkombëtare  nuk i kanë kushtuar kujdes të duhur të drejtës së patjetërsueshme të këtyre personave  dhe familjeve  që kjo e drejtë humanitare  ju takon me të gjitha  konventat ndërkombëtare për kompenzimin e dëmeve  të shkatuara ndaj tyre nga Serbia….



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora