E merkure, 24.04.2024, 05:49 AM (GMT+1)

Mendime

Albert Zholi: Klima Europiane dhe procesi i integrimit të emigrantëve

E diele, 20.04.2008, 10:00 AM


Albert Zholi
Klima Europiane dhe procesi i integrimit të emigrantëve

Nga Albert Zholi

Evropa ndodhet në udhëkryq. Të importojë apo të ndalojë thithjen e emigrantëve? Nevojat janë, por a mund të intergrohen dhe a mund të ndalohet emigracioni klandestin me strategjinë e re të BE-së, për thithjen e emigrantëve?

Masat e marra a kanë ndikuar sadopak në përmirësimin e ndjenjave raciste të shfaqura ndaj emigrantëve? A po integrohen në mënyrë të pandërprerë emigrantët në të gjitha vendet e BE-së ku punojnë dhe jetojnë ? Pra një nga problemet më kryesore të BE-së, përveç problemeve të tjera vitet e fundit ka ndikuar në ndërgjegjen e popullsisë e të opinionit publik të vendeve europiane, se nuk kanë interes të mbylljes në mënyrë hermetike të kufijëve. Përkundrazi mbi tavolinë është hedhur prej kohësh teza për krijimin dhe zbatimin e politikave të reja të përbashkëta unike për integrimin e emigrantëve. Aktet terroriste të 11 Shtatorit 2001 në SHBA, faktuan pasojat serioze në mungesën e politikave të emigracionit, të integrimit. Përsa i përket emigrantëve të komuniteteve myslimane. Kjo gjë ka ndikuar që shumë vende eurpiane të sillnin të detyruar për diskutim e të hidhnin mbi tavolinë diskutime për zbatim politika të reja me shpresë për një “emigracion të përzgjedhur”.Me një srategji të re për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë ksenofobisë dhe racizmit ndaj emigrantëve. C’vendosja e madhe e popullsisë në mënyrë klandestine drejt Europës ka ndikuar në qeveritë e BE, se është e pamundur për të shmangur valët e emigrimit në tokat e tyre. Rënia e murit të Berlinit që ndante në dysh Europën si edhe më pas konfliktet në Ballkan nxitën “një rrymë të re” të c’vendosjes të popullsive nga Europa Lindore dhe ishjugosllavia me drejtim kryesor drejt Gjermanisë dhe Austrisë, të cilët celën në ato vite pika të reja kalimesh për emigrantët.Për shumë shtete anëtare të BE në vitet e fundit kanë vështirësuar qëllimisht legjislacionin e tyre” kombëtar për emigracionin, që t’u përshtaten e t’u binden direktivave të BE. Që nga programi i ashtëquajtur “ Tebere” i vitit 1999 e deri më sot janë bërë vetëm disa ndryshime të vogla, ku më shumë prej këtyre shteteve ka ende shumë për të bërë. Po, megjithatë këto mungesa, në përgjithësi në familjen europiane në këto vitet e fundit janë hedhur themelet kryesore për trajtimin e një emigracioni të ligjëshëm dhe atijë klandestin, duke ndjekur një strategji të re si.

-Statusi i emigrantëve që kanë një kohë shumë të gjatë qëndrimi të ligjshëm për çdo vend.

- Kushtet e bashkimit familjar.

-Lehtësim për studentët dhe intelektualët, studiuesit dhe shkencëtarët nga vendet e treta.

-Largimi nga vendet e BE –së të emigrantëve që nuk kanë në rregull dokumetat, si edhe ata që nuk bënë përpjekje për t’u legalizuar.

Kjo strategji ishte pikësynimi i BE-së të 25 anëtarëve në “ Programin e Hagës” që u miratua në 2004, në mbështetej të programit të “Teberes” të 1999.Në Bruksel të gjitha këto vende kanë treguar se nuk kanë ndonjë dëshirë të madhe për legalizimin e emigrantëve si edhe integrimin e tyre në shoqërinë e vendeve me të drejta të barabarta. Prandaj edhe cështja e emigracionit mbetet e mprehtë edhe një cështje dite. Për këtë vitin e Kaluar Komisioni Europian, nxorri në qarkullim “Biblën e blertë të Emigracionit” me qëllim që t’i afrohej problemeve imediate të emigracionit, për një zgjidhje të mundëshme.

Italia, Spanja dhe emigrantët ilegalë afrikanë

Lidhur me këtë problem, Italia dhe Spanja kanë kërkuar ndihmë nga BE për të përballuar emigrantët ilegalë afrikanë që zbarkojnë në brigjet e tyre pothuajse cdo ditë. Të dhanat zyrtare bëjnë fjalë se në Itali numri i përgjithëshëm i emigrantëve është rreth 3 milionë, ku kjo gjë ka detyruar qeverinë e Qendrës së Majtë të premtojë në ndryshimin e ligjit për marrjen e nënshtetësisë më qëllim integrimin e emigrantëve, ku flitet se do t ë ndryshojë edhe ligjin e vitit të 2002, i cili përcaktonte përqindjen e numrit të lejuar të emigrantëve që jetojnë në këtë vend .Vitin e kaluar ky vend dha 100.000 leje qëndrimi emigrantëve të cilët vinin nga vendet e treta ( jashtë komunitetit europian) Gjithashtu është duke u shqyrtuar mundësia për legalizimin e 700.000 ilegalëve të hyrë në periudhën e qeverisjes Berluskoni.Ndërsa sot Italia po kalon nga një ekstrem në tjetrën.Vrasja e 45 vjecares nga një i ri nga Rumania ka ndikuar që në këtë vend qeveria aktuale trë marrë masa për dëbimin e shumë emigrantëve të këtijë komuniteti, ku një pjesë e tyre jetojnë në barangat, duke kriujuar një geto të rrezikëshme për sigurinë në kët ë vend. Edhe pse këto dy vende janë anëtre të Bashkimitr Europian lidhur me emigracionin kanë shumë për të bërë...

Në vitin 2000, në Spanjë gjendeshin rreth një milionë emigrantë, ndërsa në 2005 numri ka arritur në 3,7 milionë.Kjo valë e madhe ka detyruar qeverinë që të paraqesë tre projekte për të luftuar emigracionin e paligjëshëm .Problem këryesor në këtë vend janë marokenët dhe ekuadorianët të cilët përbëjnë komunitete e tyre më të mëdha me nga 500 mijë.Vitin e kaluar përfituan legalizimin 700.000 emigrantë.

Në Angli

Në Angli qeveria ka paraqitur një ligj të ri, i cili do t’i japë fund tolerancës dhe do të kufizojë hyrjen e emigrantëve .Ky ligj do të gjej zbatim në vitin 2008, ku do të presë vetëm punonjës të kualifikuar, intelektualë në të gjitha fushat të ekonomisë. Kjo gjë do të faforizojë më shumë qytetarët e vendeve të reja anëtare të BE, të cilët e kanë të fituar këtë të drejtë qysh nga viti 2004. në këtë llogariten se gjenden rreth 500.000 klandestinë, ku legalizimi i emigrantëve do të kategorizohen në bazë të njohurive teknologjike, gjuhës, arsimit, përvojës etj. Ku një nga kushte kryesore për t’u legalizuar do të jetë marja e vizës.

Në Gjermani

Në Gjermani po diskutohet muajt e fundit politikat lidhur me integrimin e emigrantëve ekonomikë, të cilët për të marë nënshtetësinë gjermane duhet të nësnshtrohen mësimeve të gjuhës historisë e kulkturës gjermane, si edhe mësime lidhur me të drejtat dhe detyrimet e qytetarit. Të gjithë këto duhet të betohen për besnikëri ndaj vendit dhe të vërtetojnë se janë “integrur akoma më mirë “ për të marrë nënshtetëssinë deri në 6 vjet...

Në Hollandë

Në Hollandë aktualisht po acarohen marëdhëniet ndërmjet “Hollandezëve të pastër” dhe atyure të “ rinj”, kryesisht për ata që janë me origjinë myslimane të cilët në numër zënë rreth 1 milionë. Ngritja e kulteve fetare mysliman e në këtë vend ka ndikuar që për disa vjet racizmi të nxitet e të shprehet hapur jo vetëm në mediat e vendit, por edhe në jetën politike, në parlament etj. Faktikisht rënia Hollandeze po bëhet gjithnjë e më tepër ekstremiste, ndërsa besimi islamik po tërheq gjithnjë e më shumë të rinjtë me origjinë nga vendet afrikane. Shfaqja e terrorizmit islamik që po vihet re vitet e fundit, i ka bindur përfundimisht politikën e vendeve që të zbatojë një politikë të re duke iu kërkuar emigrantëve ekonomikë dhe atyre politikë që për integruar në radhë të parë këta duhet që të mësojnë gjuhën dhe kuklturën vendase.

Në Danimarkë

Në Danimarkë ligji i emigracionit është më i ashpër se ai i vendeve të tjera, ku për këtë më 16 maj, Komisioni Europian kundër racizmit dhe Mungesës së Tolerancës ( ECRL), ka kritikuar ashpër ndryshimet e fundit të ligjeve të emigracionit.Ligje të cilat minimizojnë mundësitë për të përfituar bashkimin familjar, si edhe të përfitimit të asistencës sociale, një llojë si vendasit.

Në Francë

Në Francë aktualisht Sarkozi edhe pse nuk është me DNA, gjak francez ka kërkuar për emigrantët që të afërmëve të tyre t’u bëhet praktikisht DNA, duke ngritur në këmbë komunitete të tëra të fesë islamike .Po me këtë praktikë të Sarkozisë, shumë organizata dhe shoqata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut janë ngritur në këmbë përkrah emigrantëve.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora