E hene, 27.09.2021, 03:03 AM (GMT+1)

Kulturë

Bedri Tahiri: Libёr i nevojshёm pёr tё gjithё shkollarёt

E enjte, 08.11.2012, 08:22 PM


Kёto ditё doli nga shtypi libri “SHKOLLA-  BURIM DHE FAKTOR  I SOCIALIZIMIT TЁ INDIVIDIT”, i autorit  Rexhep Kuçi

Recension

Libёr i nevojshёm pёr tё gjithё shkollarёt

(Mr. Rexhep Kuçi, SHKOLLA-  BURIM DHE FAKTOR I SOCIALIZIMIT TЁ INDIVIDIT, SMS, Prishtinё, 2012)

Nga Bedri TAHIRI

Pёr shkollёn, si institucion edukativo- arsimor, nё pёrgjithёsi, dhe pёr shkollёn shqipe, nё veçanti, na ka rёnё tё lexojmё e tё mёsojmё shumё. Zakonisht ёshtё shkruar pёr lindjen, zhvillimin, evoluimin, ndryshimin dhe pёrsosjen e saj nёpёr vite, dekada e shekuj. Mirёpo, rrallё, pёr tё mos thёnё fare, nuk kemi pasur rast tё lexojmё pёr shkollёn dhe rolin e saj nё shoqёri, vёshtruar nё rrafshin sociologjik. Kёtё boshёllёk mёton ta pёrmbushё sociologu i palodhur e mёsimdhёnёsi me pёrvojё, z. Rexhep Kuçi,  me librin SHKOLLA-  BURIM DHE FAKTOR I SOCIALIZIMIT TЁ INDIVIDIT”.

Libri m’u ofrua si dorёshkrim dhe e pranova me kёnaqёsi, ngase, fill mё zgjoi kureshtjen e pashuar profesionale prej mёsimdhёnёsi shumёvjeçar. Lёnda e tij, edhe pse shumё e gjerё, ёshtё konceptuar dhe sistemuar mirё e bukur, duke u ndarё nё dy pjesё kryesore:

1.   Pjesa e parё qё ngёrthen materialet pёr shkollёn nё pёrgjithёsi dhe

2.   Pjesa e dytё me materiale kryesisht pёr arsimin dhe shkollёn shqipe

Autori, me njё gjuhё tё saktё e koncize, me njё metodologji tё avancuar shkencore hulumtuese e gjurmon qё nga lashtёsia rrugёn e gjatё e tё mundimshme tё shkollёs dhe tё arsimit nё gjithё globin. Dhe, duke i gёrshetuar tё gjitha ato, natyrshёm e mjeshtёrisht, me pёrvojёn e vet tё begatё, arrin tё na jap njё model tё shkёlqyer tё njё udhёrrёfyesi pёr tё gjithё shkollarёt, pёr nxёnёsit, pёr studentёt e madje edhe pёr vetё mёsimdhёnёsit.

Nё pjesёn e parё, nё mёnyrё kronologjike e analitike, ёshtё mbarёshtruar njё lёndё e pasur, me shembuj  e fakte qё nga fillet e para tё mёsimdhёnies. Mjaft me interes janё pёrpjekjet e para tё njerёzve tё ditur, filozofёve, pёr t’i transmetuar dijet e tyre tek tё tjerёt. Shёtitja nёpёr vende tё ndryshme tё antikitetit dhe takimi me filozofёt e mёdhenj tё epokave tё arta tё kulturёs botёrore janё tёrheqёse pёr lexuesit. Ato dije edhe sot e kanё vlerёn e vet, veçanёrisht sentencat kuptimplota.

Sidoqoftё, pjesa mё interesante mbetet ajo qё flet pёr shkollёn shqipe, e cila, mjerisht, pati rrugё tё vёshtirё e histori tё dhimbshme, por shumё tё lavdishme e krenare. Fati i shkollёs shqipe qe edhe fati i popullit tonё. Mёsimdhёnёsit tanё tё parё qenё vetёflijues tё mёdhenj. Altruizmi i tyre na shёmbёllen drejt ardhmёrisё. Sa herё i kujtojmё ata frymёzohemi pёr t’i sfiduar pengesat qё na e zёnё rrugёn nё mbёltimin e farёs sё pavdekёsisё. Roli i tyre qё i pazёvendёsueshёm, jo vetёm nё pёrhapjen e rreezeve tё diturisё, por edhe nё edukimin atdhetar. Kёtё e ilustron autori i librit me shembuj konkret, kur paraqet apostujtё e saj qё nga humanistёt Pal Engjёlli, Marin Barleti, Marin Beçikemi, pastaj Buzuku, Matrёnga, Budi, Bogdani e Kavalioti, pёr tё vazhduar me rilindёsit; Hoxhё Tahsini, Sami e Naim Frashёri, Veqilharxhi, Kristoforidhi, De Rada, Pashko Vasa, Qiriazёt, Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi etj.

Autori, Rexhep Kuçi, duke folur pёr Mёsonjёtorёn e parё shqipe, pёr Normalen e Elbasanit, pёr themeluesit e dijes dhe shqiptarizmёs, andej e kёtej kufirit tё mallkuar vёllandarёs, na brumos, na frymёzon e na motivon pёr punё mё tё pёrkushtueshme.

Libri SHKOLLA- BURIM DHE FAKTOR I SOCIALIZIMIT TЁ INDIVIDIT” pёrmban vlera tё mёdha edukuese, arsimore e diturore dhe na bind se vёrtet shkolla ёshtё faktori kryesor nё socializimin e individit. Paskёtaj, krahas tyre, aty, vend tё veçantё zё edhe fryma kombёtare e arsimit shqip. E gjithё kjo lidhet edhe me traditёn tonё tё shkёlqyer, kur odat tona ishte shkollё e shkuar shkollёs.

Edhe tёrheqja e njё paraleleje krahasimtare midis shkollёs sё vjetёr (tradicionale) dhe shkollёs sё re (bashkёkohore) ka dalё e suksesshme, joshёse dhe mjaft atraktive. Autori, duke  i njohur mirё qё tё dyja, arrin t’i  prek e t’i hetojё tё metat dhe pёrparёsitё e tyre. Shkolla jonё, duke qenё shpeshherё objekt eksperimentesh, nuk shpёtoi dot pa pasoja. Kjo dukuri, “lufta” midis sё vjetrёs dhe sё resё, kudo, madje edhe nё vetё shoqёrinё, ёshtё delikate dhe nuk kapёrcehet lehtё.

Lirisht mund tё konstatojmё se libri “SHKOLLA- BURIM DHE FAKTOR I SOCIALIZIMIT TЁ INDIVIDIT” i Rexhep Kuçit ёshtё i domosdoshёm pёr tё gjithё shkollarёt, sidomos pёr gjeneratat e reja qё nisin rrugёn e mёsimdhёnies. Nga ai mud tё mёsohet qartё se çfarё duhet tё jetё pёrsonaliteti i mirёfilltё i mёsimdhёnёsit, nё mёnyrё qё tё ketё suksese nё punёn e tij tё shenjtё.

Dhe, fare nё fund, autorit i dёshiroj shёndet dhe suksese tё reja, ndёrkaq librit jetёgjatёsi nё duart e lexuesve  kureshtarё.

Galicё, mё 16 tetor 2012



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora