E premte, 19.04.2024, 10:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Ilda Muja: Bashkë në Vlorë

E enjte, 08.11.2012, 08:44 PM


100 vjetori i pavarësisë

BASHK NË VLORË

-Thirrje-

Nga: ILDA MUJA

Jam një vajzë vi nga Grija,
Më frymëzon shumë historia,
Shqipëria, në rrugë të gjatë.
Ditët e mija, kish mbi krahtë.

Në katër shtete, flitet shqip,
Që nga Plava e në Selanik,
100 vjet, pa nda luftuam,
Historinë, me gjak e shkruam.

Në qiell, shkrepen rrufetë,
Vlora flet: - Nëntor ’12:
-Nuk mund rrimë në robëri,
Duam flamurin kuq e zi.

Duam nënën-Shqipëri,
Bashk Kosovë e Çamëri,
Me krahinat, në Mal të Zi
Me të tjera në Maqedoni.

Për Flamurin, me lavdi,
Nga një Nënë kishin pi gji ,
Nëna e tyre ishte shqipëri,
Flokët e saj krejt ishin thinjë.

Erdhen trimat, dorë për dorë,
…Isa Begi, nëpër borë,
Si orteg që zbret nga mali ,
Tuj ju  pri, Ismail Qemali.

Qielli i Vlorës fort shëndriti,
Një flamur, …pa yll e ngriti,
Brohorasim me fjalë shqipe:
-Sivjet është, Datë Historike.

Gjithë shqiptarët po gëzojmë,
100 vjetorin, do e festojmë.
Nëna pret prej bijëve t’vet,
Jo përçarje, Unitet!

Pa dallime ndër-partiake,
Ne, kështu Nënën e gëzojmë,
Sup më sup, të gjithë në Vlorë,
Nga buz-deti, n’bjeshkë me borë.
./.
Durrës, 2012.
Shenim:
-Poetja e re Ilda Shkëlzen Muja, është nga fshati Gri i Tropojës, por kohët e fundit jetojnë në qytetin bregdetar të Durrësit-



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora