Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zeqir Lushaj: I ndriti zemrat ABC-ja

| E enjte, 08.11.2012, 07:35 PM |


Një jetë luftë, një shekull Pamvarësi (10)

I NDRITI ZEMRAT ABC-ja

– Mësuesit patriot, Sali Morina –

Nga: Zeqir Lushaj
Kendojnë: Ibrahim Muça e Islam Mustafa

Siç i ndrit malet rrufeja,
I ndriti zemrat ABC-ja.

Tuj luftue për dite ma t’mira,
Jetën shkriu Sali Morina.

Gjuhës Shqipe, si kristali,
Mësuesi ynë gjithçka ja fali,

Janë shumë shkolla në Shqipëri,
Që e nderojnë emrin e Tij,

Prej Tiranës historike,
Mësuesi i parë i gjuhës shqipe,

Plot me mall po vjen në k’to anë,
Drejtor shkolle n’Gjakovën Nanë.

Shume heroj e heroina,
Nxansa t’msuesit Sali Morina.

Tuj përhap popullit dritën,
Nxanëse e pati Shotë Galicën,

Asim Vokshin e Hajdar Dushin,
I pat msue qysh me ngrit grushtin.

Tuj luftue, Ai për vatan,
Sekretar, i Bacës Bajram.

Për lirinë e Kombit tonë,
Pushka e Penda bashkë gjithmonë.

Emri i msuesit kurrë s’harrohet,
N’gjenerata do t’kujtohet!!

(Nga libri “Fjala mbi tel…”, faqe 15-16)